Lojë e re me kufijtë dhe a po hapet “kutia e Pandorës” në Ballkan? Çfarë shkruan shtypi gjerman për Kosovën

Korrigjim kufijsh apo shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë? Ja çfarë shkruan shtypi gjermanofon.

Lojë e re me kufijtë, nën këtë titull “Badische Zeitung” i kushton në numrin e së mërkurës (08.08) një artikull heqjes së kontrolleve nga 1 janari 2019 në kufirin Shqipëri-Kosovë. E përditshmja zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” (08.08) boton artikullin: “Presidenti i Kosovës ushqen spekulimet për shkëmbim territoresh me Serbinë”.

“Badische Zeitung”

“Mes Kosovës dhe Shqipërisë do të hiqen edhe tarifat roaming të telefonisë e madje po mendohet edhe për një union doganor. Në Serbi heqja e kontrolleve kufitare interpretohet si një përpjekje për krijimin e “Shqipërisë së madhe”. Faktikisht kryeministri i Shqipërisë Edi Rama para disa muajsh deklaroi, se do ta lehtësojë regjimin kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në një intervistë me gazetën vjeneze “Standard” në vjeshtë 2017 ai tha, se në të ardhmen kontrollet kufitare duhet të jenë ai ato mes Austrisë dhe Gjermanisë…

Sikurse ka shpjeguar kryeministri i Shqipërisë, nuk bëhet fjalë vetëm për qarkullimin e lirë të personave, por edhe të mallrave dhe e gjitha kjo është pjesë e plan-aksionit të hartuar me komisarin e BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn. Por shqetësimi për menaxhimin e kufijve nuk vjen rastësisht. Një marrëveshje e planifikuar mes Serbisë dhe Kosovës duhet të kompletohet vitin e ardhshëm. Kjo do të çojë në një lloj njohjeje indirekte e Kosovës nga Serbia.

Kufiri mes Serbisë dhe Kosovës në veriun e banuar kryesisht nga serbë, mund të konceptohet analog me kufirin mes jugut të Kosovës dhe Shqipërisë duke qenë lehtësisht i kalueshëm. Ajo që duket si zgjidhje pragmatike, thekson në fakt përktësinë etnike por në asnjë mënyrë integritetin territorial…Këto ndryshime dhe deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, që më parë është shprehur madje edhe për një “president të përbashkët” zgjojnë në Serbi frikërat nga “Shqipëria e madhe”.

…Së fundi edhe presidenti i Kosovës Thaçi flet për “korrekturë të kufijve” duke deklaruar, se në dialogun me Serbinë do të bëhet fjalë edhe për bashkimin me Luginën e Preshevës…Kjo u interpretua si ndarje e Kosovës, apo shkëmbim territoresh. Ideja e ndarjes mbështetet kryesisht nga ministri i Jashtëm serb pro-rus Ivica Daçiç. Megjithatë ai më së shumti do që veriu i banuar me shumicë serbe t’i takojë Serbisë, por kurrsesi ai nuk mund të mbështesë shkëputjen e Preshevës.

…Një ndarje e Kosovës nuk është realiste. Ndër diplomatët e BE-së, që e njohin rajonin, prej muajsh ndiqet me shqetësim fakti, që e ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini nuk ka vendosur “vija të kuqe” për dialogun. Kjo hap spekulime dhe është e rrezikshme për integritetin shtetëror të Bosnje-Hercegovinës. …Qeveria gjermane dhe Komisioni i BE-së – si dhe shtete të tjera të BE-së – janë kategorikisht kundër një ndarjeje të Kosovës. Kjo është e pamundur në aspektin e realpolitikës. Po ashtu një gjë e tillë është në kontradiktë edhe me kushtetutën e Kosovës dhe me përpjekjet politike të Perëndimit në 25 vitet e fundit, për të mos i organizuar shtetet e Ballkanit sipas kritereve etnike”, shkruan gazeta “Badische Zeitung”.

“Neue Zürcher Zeitung”

Kur politikanët në Ballkan flasin për ndryshim kufijsh, kjo e ndez menjëherë atmosferën, aq më tepër kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Serbinë, shkruan autori. …Thyerja e tabusë prej Thaçit- është ky i pari politikan i nivelit të lartë, i cili që pas pavarësisë më 2008 flet për ndryshim kufijsh- e kjo vjen në një fazë të tensionuar mes Kosovës e Serbisë. Të dy vendet e armiqësuara duhet të normalizojnë marrëdhëniet, nëse duan të hyjnë në BE. Për këtë ato kanë nënshkruar para pesë vjetësh Marrëveshjen e Normalizimit, që i garanton të drejta autonomie minoritetit serb në Kosovën e veriut.

Megjithatë bisedimet me ndërmjetësimin ndërkombëtar për përcaktimin dhe zbatimin e saktë të saj kanë mbetur në vend numëro…Deri në fundjavën e kaluar negociatorët nga të dyja palët u desh të paraqesin propozimet e tyre, gjë që edhe e bënë në minutën e fundit. Por mbi përmbajtjen e tyre nuk dihet asgjë praktikisht; propozimet u dërguan me diskrecion të madh në Bruksel. Kjo i ushqen edhe më shumë spekulimet, kështu mediat dhe vëzhguesit prej javësh spekulojnë nëse Thaçi dhe burri i fuqishëm i Serbisë Vuçiç negociojnë mes tyre për shkëmbim territoresh, për ta zgjidhur kësisoj nyjën gordiane mbi statusin e serbëve në veriun e Kosovës me shumicë serbe përreth Mitrovicës, e si rrjedhojë në këmbim Kosovës t’i bashkohen pjesë nga jugu i Serbisë me shumicë shqiptare përreth Preshevës. …

Por është mjaft e diskutueshme nëse një Pazar i tillë politik ka bazë – pikërisht në klimën e polarizuar në Kosovë. Deklarimet e Thaçit kanë shkaktuar reagime të fuqishme, tek të gjitha partitë duke përfshirë edhe partinë e tij, që përjashtojnë çdo koncesion territorial… Edhe në Serbi shkëmbimi i territoreve mund të jetë mjaft kontravers dhe madje mund të bëhet i rrezikshëm për presidentin popullor, e të padiskutueshëm politikisht Vuçiç… Europianët dhe amerikanët deri tani refuzojnë kategorikisht ndryshimet e kufijve. Ato nuk duan që në Ballkanin e përzier etnikisht pas Kosovës të krijojnë një rast tjetër precedent dhe druajnë, se shkëmbimet e territoreve mund të hapin kutinë e Pandorës.

Megjithatë po shtohen zërat, që janë të hapur ndaj të tilla mendimeve. Disa ekspertë argumentojnë, se një ujdi bilaterale e mbështetur në nivel komunash mbi përkatësinë mundet të kontribuojë madje në konsolidimin e shtetit. Ish-i ngarkuari i posaçëm i BE-së për Kosovën,

Wolfgang Petritsch, korrigjimin e kufijve nuk e sheh si një rrezik për stabilitetin, për aq kohë sa kjo mbetet e kufizuar. Synohet të çohet përpara procesi i zgjerimit të BE-së në Ballkan – pikërisht në sfondin e sfidave gjeopolitike nga Rusia dhe Kina në këtë rajon. Por sidoqoftë kjo nuk e zgjidh dilemën, që bisedimet nuk janë sa duhet transparente dhe zhvillohen larg syve të opinionit duke nxitur kështu mosbesimin tek popullsia”, shkruan gazeta “Neue Zürcher Zeitung”./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7572,Camëri,108,Editorial,1595,Ekonomi,396,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1248,Iliridë,243,Kosovë,2241,Kulture,614,Luginë,39,Moti,2,Politik,1691,Reportazh,150,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,470,Video,477,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Lojë e re me kufijtë dhe a po hapet “kutia e Pandorës” në Ballkan? Çfarë shkruan shtypi gjerman për Kosovën
Lojë e re me kufijtë dhe a po hapet “kutia e Pandorës” në Ballkan? Çfarë shkruan shtypi gjerman për Kosovën
https://4.bp.blogspot.com/-2KIvjx_dtkA/W2yBzzVJoEI/AAAAAAAAXV8/WrNHEjIRNTQF5AAq_vNcaZxgJ5GRhvJvQCLcBGAs/s640/kosove-shtypi.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-2KIvjx_dtkA/W2yBzzVJoEI/AAAAAAAAXV8/WrNHEjIRNTQF5AAq_vNcaZxgJ5GRhvJvQCLcBGAs/s72-c/kosove-shtypi.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/loje-e-re-me-kufijte-dhe-po-hapet-kutia.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/loje-e-re-me-kufijte-dhe-po-hapet-kutia.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy