Marrëveshja sekrete për Luginën e Preshevës midis Serbisë e Maqedonisë

Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Jugosllavisë për Maqedoni lidhur me çështjen e kufirit të Luginës së Preshevës, ishte ankuar pranë Shtabit Suprem të Ushtrisë Jugosllave me datë 26 gusht 1944. Maqedonasit kërkonin që Rrethi i Preshevës të përfshihet brenda kufijve të tyre.

Arsyetimi ishte se Rrethi i Preshevës (Presheva, Bujanoci) deri më tani kishte qenë i përshirë në kuadër të territorit maqedonas dhe se ekonomikisht kishte qenë i lidhur me jugun. Sipas dëshmisë së Bllagoje Neshkoviqit, (që më vonë, prej vitit 1945-1948, do të bëhej kryeministër i Serbisë) në këtë kohë ai kishte komunikuar edhe me kryetarin e ardhshëm të Jugosllavisë, Josip Broz Tito, shkruan sot Skënder Latifi në Koha Ditore.

“Tito m’u përgjigj se tani më e rëndësishme është t’i luftojmë bullgarët, gjermanët dhe tradhtarët e brendshëm se ta hapim çështjen e Preshevës”. Ndërsa, Neshkoviq dëshmon se në radiogramin e datës 30 gusht 1944 të KQ të PKJ-së ishte përgjigjur: “Atëherë kur Kosova do ta formojë Shtabin Operativ në kuadër të Shtabit Suprem të Komitetit Krahinor të Kosovës, mendoj se do të marrë fund çështja e Rrethit të Preshevës”.

Mirëpo, në shkresën e datës 6 nëntor 1944, që ruhet në Arkivin e Serbisë (dokumenti AS-Ob. KK bb) thuhet: Komiteti Krahinor i Serbisë i drejtohet Komitetit Krahinor të Kosovës se “Rrethi i Preshevës që përkohësisht ndodhet në përbërjen e Qarkut të Vrajës, më vonë do të hyjë në kuadër të organizatës partiake kosovare (Kosovës)”.

Që në fakt le të nënkuptohet se Lugina e Preshevës territorialisht do t’i bashkëngjitej Kosovës. Mirëpo, paraprakisht pala serbe heshtazi e kishte kaluar Luginën e Preshevës nga Rrethi i Kumanovës dhe tanimë ajo ishte pjesë e Rrethit të Vrajës./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8812,Camëri,115,Editorial,1928,Ekonomi,474,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1424,Iliridë,271,Kosovë,2539,Kulture,696,Luginë,58,Moti,2,Politik,1852,Reportazh,176,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,508,Video,548,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Marrëveshja sekrete për Luginën e Preshevës midis Serbisë e Maqedonisë
Marrëveshja sekrete për Luginën e Preshevës midis Serbisë e Maqedonisë
https://4.bp.blogspot.com/-o-ayOpHqivs/W3x915BSyAI/AAAAAAAAXo8/z4VZH4uInBopi9eaX5sZ7EFAEIeoWUQCgCLcBGAs/s640/IMG_5101-1200x630-640x336.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-o-ayOpHqivs/W3x915BSyAI/AAAAAAAAXo8/z4VZH4uInBopi9eaX5sZ7EFAEIeoWUQCgCLcBGAs/s72-c/IMG_5101-1200x630-640x336.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/marreveshja-sekrete-per-luginen-e.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/marreveshja-sekrete-per-luginen-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy