Masakër në Selenicë pas sherrit për pulat, i riu vret 8 kushërinj, shuan një familje

Masakër e pashembullt në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë. 8 anëtarë të një familje janë ekzekutuar, dy fëmijë dhe tre gra. Autori është një 24-vjeçar i identifikuar si Ridvan Zykaj. Shkaku: Viktimat akuzonin autorin se u kishte vjedhur pulat.
VLORE - Masakër me armë zjarri në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë pas sherrit për pulat mes dy familjeve të të njëjtit fis dhe kushërinj me njëri-tjetrin. Tetë persona, anëtarë të një familje, janë qëlluar me kallashnikov për vdekje duke regjistruar kështu ngjarjen më të rëndë kriminale në vendin tonë. Dy nga viktimat janë fëmijë të moshës 15 dhe 8-vjeç si dhe tre gra. Autori i kësaj ngjarje është një 24-vjeçar i identifikuar si Ridvan Zykaj.

Ai vrau vëllain e gjyshit, bashkëshorten e tij, dy djemtë e çiftit dhe nipin e mbesën 14 dhe 6 vjeçe.

Emrat e tetë viktimave të masakrës në Selenicë
Ngjarja që mund të cilësohet si një nga më të rëndat në vend gjatë dekadave të fundit, nuk ka si autor një person me probleme mendore.

Mësohet se Ridvan Zyka nuk njihej si i tillë, por si një përdorues droge.

Sherri, siç mësohet nga hetuesit, nisi pas festës së fshatit.

Autori ka debatuar me njërën nga viktimat, prej së cilës është ofenduar, e në gjakftohtësi e sipër ka shkuar të marrë armën me të cilën kreu aktin makabër.

Pasi kreu vrasjet, Ridvan Zykaj u largua me shpejtësi nga vendngjarja.

Policia e Vlorës e kapi atë me ndihmën e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA-s, pasi rrethoi të gjithë zonën përreth fshatit Resulaj.

Ekspertët e policisë nuk kanë ende një motiv të qartë të shkakut të ngjarjes.

Në asnjë ngjarje tjetër të rëndë kriminale në Shqipëri, pas viteve ’90, një autor i vetëm nuk ka shkaktuar këtë numër të lartë viktimash.

Policia njoftoi këtë mëngjes se Ridvan Zykaj u shoqërua në Komisariatin e Vlorës, ku më pas do t’iu nënshtrohet edhe testeve për shëndetin e tij mendor.

Akuza që bie mbi autorin e krimit është “vrasja në rrethana cilësuese ndaj dy ose më shumë personave”.
Pllakos zia në tre shtëpi në Selenicë, sot lamtumira 8 viktimave të masakrës
Në fshatin Resulaj ka pllakosur zia.

Trupat e pajetë të 8 viktimave të masakrës së Ridvan Zykajt kanë mbërritur në shtëpitë e tyre nga ku do të përcillen për në banesën e fundit.

Zia është hapur në tre shtëpi, në shtëpinë ku jetonte Demir Zykaj 75 vjeç dhe Perie Zykaj 72 vjeç, vëllai i gjyshit të viktimës, në shtëpinë Besim Zykajt dhe në shtëpinë e Azem Zykajt.

Të dy këta ishin djemtë e Demirit.

Pasditen e djeshme Ridvan Zykaj ka shkuar fillimisht në banesën e tyre dhe pasi i ka ekzekutuar ka shkuar në banesën e Besimit.

Aty ka vrarë Besimin bashkëshorten e tij, Vasilika dhe dy fëmijët, Sarën, 16 vjeçe dhe Ledionin 8 vjeç.

Kur kanë dëgjuar britma e të shtëna Azemi dhe Afërdita kanë shkuar në banesën e Besimit për të parë se çfarë kishte ndodhur.

Aty janë ekzekutuar dhe Afërdita dhe Azemi.

Tre viktima janë gjetur të vrarë në oborr, ndërsa të tjerët janë gjetur brenda në banesa.

Policia ka arrestuar sot në mëngjes 24-vjeçarin, autor të masakrës./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8399,Camëri,113,Editorial,1839,Ekonomi,451,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1363,Iliridë,259,Kosovë,2477,Kulture,664,Luginë,51,Moti,2,Politik,1819,Reportazh,168,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,524,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Masakër në Selenicë pas sherrit për pulat, i riu vret 8 kushërinj, shuan një familje
Masakër në Selenicë pas sherrit për pulat, i riu vret 8 kushërinj, shuan një familje
Masakër në Selenicë pas sherrit për pulat, i riu vret 8 kushërinj, shuan një familje
https://1.bp.blogspot.com/-8On_ZzIFlT4/W26eZNYRYJI/AAAAAAAAXcU/l0AVjsjk_uoaJy09IerKFn2ISViQbzhowCLcBGAs/s640/ridvan_zykaj_4-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-8On_ZzIFlT4/W26eZNYRYJI/AAAAAAAAXcU/l0AVjsjk_uoaJy09IerKFn2ISViQbzhowCLcBGAs/s72-c/ridvan_zykaj_4-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/masaker-ne-selenice-pas-sherrit-per_11.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/masaker-ne-selenice-pas-sherrit-per_11.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy