Mbase kishin të drejtë, ne, shqiptarët, s’dimë të bëjmë shtet

Nga Ben Andoni

Ka vetëm një dhe një të vetëm përgjegjës të gjendjes në të cilën ndodhet sot Shqipëria. Ajo është mungesa e shpresës. Fatkeqësisht edhe mandati i dytë i socialistëve po del një zhgënjim i madh, jo shumë larg paraardhësve, dhe paçka një rritje progresive të ekonomisë, që specialistët ia atribuojnë shitjeve të energjisë apo pak gjërave të tjera, shqiptarët jetojnë në gjendje aspak të mirë dhe po e braktisin vendin. Shifra prej 27 mijë qytetarësh që kërkuan azil, iu shtua shifra e frikshme prej 367 mijë të tjerëve që aplikuan për lotarinë amerikane, e pa shtuar këtu shifrën e ikjes së përditshme të njerëzve të profesioneve dhe moshave të reja, kupton se Shqipëria nuk e administron dot si duhet jetën e qytetarëve të saj.

Reformat e nisura janë më shumë iniciativa, kurse vendi është në një qerthull, që realisht të vjen keq. Nëse do të kishte reforma reale do të kishte një predispozitë dhe një mënyrë për të trandur gjërat, ndërsa ndryshe ndodh tek ne apo me mënyrën sesi funksionojnë gjërat në Shqipëri.

Ekonomia shqiptare dhe ata që mendojnë për mëkëmbjen e saj nuk kanë ende për qytetarët një model. Shqipëria që mëton se është në ekonominë e tregut mbart problemin madhor të pronës private të pazgjidhur, që me vendimet e reja për të e ka kthyer në një handikap të madh kombëtar. Dhe, e drejta e pronës private të shqiptarëve sot kërkohet në Strasburg, kurse shumë nga pronarët legjitimë nuk mund të trashëgojnë, blejnë, shesin apo ta dhurojnë lirisht pronën e tyre në këtë vend, duke bllokuar klimën e investimeve dhe duke lënë të hapur konfliktin kombëtar.

Shqipëria ka një shtet aspak të së Drejtës dhe Reforma në Drejtësi, që megjithëse po bëhet shumë e amullt, po tregon dukshëm korrupsionin e madh dhe përqindjen e pamatë të makutërisë që ekziston te shqiptari. Po a mund të bësh një shtet realisht social pa një shtet të së drejtës?! Kurrë, ndaj, padrejtësia tashmë është në sistem.

Dhe, ndodh, që deri më sot, shqiptarët janë mbajtur me paratë e emigracionit, batërdinë ndaj burimeve natyrore dhe punën e biznesit vendas, që duhet lavdëruar se punon në një presion të shtuar, por me mungesën e një modeli, ku të investohet e gjithë mençuria, profesionalizmi, shkolla e individit shqiptar.

Rritja ekonomike e vendit tonë i është atribuuar në një farë mënyre shfrytëzimit të ashpër të burimeve natyrore. Dhe veç burimeve hidrokarbure apo minerare fat të trishtë kanë pasur toka dhe ujërat. Jemi dëshmitarë të qindra HC-vë kudo që e kanë masakruar mjedisin, por që nuk kanë sjellë aspak një jetë më të mirë për vendin. Ndërsa më parë, këtë batërdi e justifikonim me plotësimin e nevojave bazë të jetës, pasjen e një apartamenti, ushqimit, e veshjeve tashmë po vuajmë ndotjen, kaosin, mbipopullimin, infrastrukturën, e çdo gjë që rrjedh nga kaosi. Vallë, të jemi bërë më pak të zgjuar se paraardhësit?! Jo, sepse edhe në kohën e tyre kemi pasur mal me probleme dhe Ahmet Zogu me Enver Hoxhën kanë pjesën e tyre të dhimbshme të kaosit të mbartur në këtë vend.

Faik Konica do e shprehte me zë të lartë se armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve janë vetë shqiptarët. Kurse, fqinjët me cinizmin dhe pangopësinë e tyre për këtë mrekulli, që i ka falur natyra vendit të tyre fqinj, ishin më “racionalë”. Shqiptarët nuk dinë të bëjnë shtet!-thoshin kur Shqipëria nisi rrugëtimin e tij si shtet i pavarur Vallë vërtetë nuk dimë të bëjmë shtet?! Koha po tregon dhimbshëm se kanë një farë të drejte, që më saktë do të ishte se: Ne e bëjmë shtetin por me shumëfishin e energjisë, që harxhojnë vendet e tjera për të bërë një shoqëri të zhvilluar. (Javanews)/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7975,Camëri,108,Editorial,1712,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1289,Iliridë,251,Kosovë,2377,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Mbase kishin të drejtë, ne, shqiptarët, s’dimë të bëjmë shtet
Mbase kishin të drejtë, ne, shqiptarët, s’dimë të bëjmë shtet
https://4.bp.blogspot.com/-2I7jMui1E54/W4md-U_HCPI/AAAAAAAAX6M/UCdoUzHJng81tF6Xz7-KH6GIweq5Fyw2QCLcBGAs/s640/Ben-Andoni2%2B%25281%2529.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-2I7jMui1E54/W4md-U_HCPI/AAAAAAAAX6M/UCdoUzHJng81tF6Xz7-KH6GIweq5Fyw2QCLcBGAs/s72-c/Ben-Andoni2%2B%25281%2529.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/mbase-kishin-te-drejte-ne-shqiptaret.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/mbase-kishin-te-drejte-ne-shqiptaret.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy