Meta: Plava dhe Gucia, krenaria e alpeve shqiptare


Presidenti Ilir Meta ndodhet për një vizitë në Plavë dhe Guci.

Kreu i shtetit i konsideron këto dy krahina si parajsë e vërtetë e prekshme dhe krenaria e alpeve.

“Plava dhe Gucia është një parajsë e vërtetë, e prekshme, njerëzore dhe natyrore. Është një parajsë, e cila mund t’i sigurojë një të ardhme shumë më të mirë këtij komuniteti jashtëzakonisht patriotik, i cili edhe në kushte të vështira ka ditur të mbijetojë, qëndrojë dhe të ruajë traditat më të mira kombëtare dhe njerëzore të kësaj treve.

Vizitova kullën 200-vjeçare të Çelajve dhe vërtetë jam shumë i kënaqur për këtë eksperiencë që përjetova atje sepse mu duk sikur vërtetë vizitova dhe u ktheva në historinë e gjithë kësaj treve të lavdishme, aq të pasur me vende historike dhe me kaq shumë monumente natyrore.

Meta në kullën 200-vjeçare të Çelajve në Vuthaj

Plava dhe Gucia ka një peizazh kaq të mrekullueshëm saqë vërtetë unë besoj që në pak vite një ndryshim edhe më i madh ekonomik e social do të vijë këtu për të gjithë komunitetin.

Jam i lumtur që më në fund edhe rruga nga Tirana në Plavë e Guci është më pak se tre orë. Këtë duhet t’ua themi të gjithëve në Shqipëri pasi me të drejtë shumë shqiptarë nga Shqipëria, të cilët i duan malet, turizmin malor shkojnë prej vitesh në Kolashin, Zhablak, Mavrovë. Absolutisht unë jam i sigurt se kur ata të vijnë në Plavë e Guci do ta kenë të vështirë që të shkojnë në një vend tjetër”, tha Meta.

Në kuadër të kësaj vizite Presidenti Meta mori pjesë dhe përshëndeti tubimin tradicional popullor “Mirë se vini në Alpet Shqiptare 2018”, që u zhvillua në Vuthaj të Plavës e Gucisë, në Mal të Zi, me një pjesëmarrje të shumtë të shqiptarëve të ardhur nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe trojet e tjera ballkanike të banuara nga bashkëkombësit tanë, shumë prej të cilëve kishin ardhur nga Diaspora, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evropa, Kanadaja apo edhe nga Australia e Zelanda e Re.

Presidenti Meta u nderua nga drejtuesit dhe organizatorët e Festivalit Folklorik Kombëtar si dhe nga Shoqata “Krenaria e Alpeve shqiptare” me titullin e veçantë vlerësues e simbolik “Mirënjohje” për “Demokratizimin dhe integrimin e shqiptarëve në rajon”./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8399,Camëri,113,Editorial,1839,Ekonomi,451,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1363,Iliridë,259,Kosovë,2477,Kulture,664,Luginë,51,Moti,2,Politik,1819,Reportazh,168,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,524,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Meta: Plava dhe Gucia, krenaria e alpeve shqiptare
Meta: Plava dhe Gucia, krenaria e alpeve shqiptare
https://1.bp.blogspot.com/-bE3v8OveaY0/W2H3Rf2gVGI/AAAAAAAAXQ4/ZOQrRWkA8rkS1HxufQTaUMGSFMI_f2s2wCLcBGAs/s640/meta-ne-plze-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-bE3v8OveaY0/W2H3Rf2gVGI/AAAAAAAAXQ4/ZOQrRWkA8rkS1HxufQTaUMGSFMI_f2s2wCLcBGAs/s72-c/meta-ne-plze-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/meta-plava-dhe-gucia-krenaria-e-alpeve.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/meta-plava-dhe-gucia-krenaria-e-alpeve.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy