Organizimi i Europianit, sukses i Shqipërisë

Shqipëria është mikpritëse e një veprimtarie madhore të volejbollit ndërkombëtar, pasi nga data 1 deri më 9 shtator 2018, do të jetë kryeqendra e volejbollit Europian për kombëtaret U-19 për femra.

Një ditë përpara nisjes së këtij kompeticioni, zëvendës-Presidenti i CEV-it dhe shefi i Thesarit, Ozkan Mutlugil, kreu i FSHV-së, Erlind Pëllumbi dhe Sekretari i FSHV-se, Albens Vokopola kanë dalë në një konferencë për media.

Ata kanë njoftuar se përgatitjet kanë përfunduar dhe se gjithçka është gati, duke premtuar se ajo çfarë do t’u dhurohet shikuesve është një volejboll i bukur dhe një garë në kushte të barabarta.

presidenca e volejbollit
presidenca e volejbollit

Në fjalën e tij, zëvendës-Presidenti i CEV, Mutlugil ka vlerësuar punën e bërë nga ana e Federatës Shqiptare të Volejbollit, sipas së cilit, vendi ynë ka bërë progres e që kjo evidentohet lehtësisht.

“Dua të falënderoj Shqipërinë për këtë organizim, Shqipëria është shumë e rëndësishme për ne sepse ka një histori suksesi në volejbollin Europian, pasi një pauzë, por me ardhjen e Pëllumbit në krye të FSHV, shumë gjëra kanë ndryshuar.

Prandaj ne duam t’i mbështesim dhe u dhamë mundësinë sepse kanë një skuadër të mirë, por edhe një ekip të mirë organizimi”, – u shpreh Mutlugil.

Nga ana tjetër, Presidenti Pëllumbi është shprehur i bindur se, pavarësisht vështirësive që kanë hasur në organizimin e këtij eventi, Shqipëria ia ka dalë, madje duke i vendosur edhe një notë punës së tyre që shkon afër maksimales.

volejboll presidenca
volejboll presidenca

Vështirësitë janë të mëdha, por ne ia kemi dalë. Nota do të jepet në fund të këtij aktiviteti, por mendoj se do jetë midis 9-10”, – u shpreh kreu i FSHV, Pëllumbi.

Të pranishëm në këtë konferencë ishin edhe trajnerët e ekipeve pjesëmarrëse, të cilët të pyetur për pritshmëritë nga ky event, janë shprehur se synimi i tyre është që të kenë një paraqitje sa më dinjitoze.

Në këtë event, marrin pjesë gjithsej 12 ekipe, të ndara në 2 grupe. Ndeshjet do të zhvillohen në mjediset e Akademisë Sportive “Dhimitraq Goga” në Durrës, ndërsa më pas edhe sallën sportive të lojërave me dorë “Feti Borova” në kryeqytet./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8839,Camëri,116,Editorial,1936,Ekonomi,476,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1425,Iliridë,273,Kosovë,2543,Kulture,697,Luginë,58,Moti,2,Politik,1853,Reportazh,176,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,511,Video,549,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Organizimi i Europianit, sukses i Shqipërisë
Organizimi i Europianit, sukses i Shqipërisë
https://2.bp.blogspot.com/-4HFbs-zLhJo/W4loyfsfPNI/AAAAAAAAX34/oivM8djO0QAN4HGXCGXxanXZeg6RSbxvwCLcBGAs/s640/erli-pellumbi.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-4HFbs-zLhJo/W4loyfsfPNI/AAAAAAAAX34/oivM8djO0QAN4HGXCGXxanXZeg6RSbxvwCLcBGAs/s72-c/erli-pellumbi.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/organizimi-i-europianit-sukses-i.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/organizimi-i-europianit-sukses-i.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy