Petrit Kozeli, këpucari shqiptar që merr titullin e lartë nga Vatikani


Histori emigrantësh shqiptarë të cilët bëhen objekt lajmesh negative në mediat botërore dëgjojmë rëndom. Ata shpesh konsiderohen si njerëz që nuk respektojnë rregullat e vendit ku kanë emigruar, kjo edhe për shkak të disa individëve që i kanë thyer ato dhe ajo që dihet gjithmonë është se “lajmi i keq përhapet më shpejt se lajmi i mirë”. Por nuk është gjithmonë kështu!

Sot do të tregojmë për një shqiptar nga i cili morëm lajme të mira dhe mesazhe pozitive.

Nuk ndodh shpesh që autoritetet vendore të një shteti të vlerësojnë dhe të nderojnë me tituj nderi një emigrant. Por ja që ky është një rast ndryshe.

Në Mantova të Italisë, prej 27 vitesh, jeton Petrit Kozeli, këpucari më i famshëm i Italisë.

Ai ndihet si në shtëpinë e tij, jo për shkak të viteve që ka kaluar në atë qytet, por edhe për shkak të vlerësimeve dhe dashurisë që merr nga vendasit aty.

Petrit Kozeli përpara disa ditësh është nderuar nga Vatikani me një titull të lartë nderi.

Me një dekret të posaçëm Papa Françesku, Selia e Shenjtë në Vatikan e nderoi emigrantin shqiptar me titullin “Komendator i Urdhrit të Shën Silvestrit Papë”.

Ceremonia e dhënies së titullit u mbajt më 29 qershor në Mantova.

Kjo nuk është hera e parë që ky shqiptar nderohet me titull nderi në Itali.

Ai është shembulli më i mirë i një qytetari të ri italian, një emigrant i integruar në jetën social-ekonomike dhe me një kontribut të vlefshëm në të, dhe për këtë arsye është vlerësuar në vitin 2014 nga Presidenti Italian Giorgio Napolitano me titullin Kavalier i Republikës Italiane.

Një palë këpucë me ngjyrat e flamurit kombëtar italian me dedikimin “Ti veshim këto këpucë për një ecje drejt një Italie më të mirë e më të begatë”, ishte dhurata që ai i bëri Presidentit të Republikës Italiane.

Dikur me profesion fotograf në Tiranë, sot Petriti ushtron profesionin e këpucarit në Itali. Ai çdo mëngjes hap qepenin e dyqanit të tij për ta mbyllur në mbrëmje. Në Mantova nuk ka njeri që nuk e njeh. Madje ai është kthyer në këpucarin e tyre të preferuar.

Këpucët e punuara nga ai janë simbol i rrugëtimit të përbashkët të gjithë popujve të botës.

Një nga momentet më interesante për të ka qenë edhe dhurata që i bëri Papa Françeskut, pas vizitës që ky i fundit pati në Shqipëri, një palë këpucë me flamurin shqiptar e shqiponjën dy krerësh që u punuan mjeshtërisht nga ai.

Petriti na tregon se i ka dërguar edhe një letër Papës ku ndër të tjera ka shkruar: “Për të triumfuar gjithmonë paqja, ka nevojë vetëm për një karburant, “Të ecim së bashku…”. Sot, Ati i Shenjtë, dua të realizoj edhe një ëndërr, atë që t’ju përqafoj dhe t’ju marr prej dore duke bërë dy hapa së bashku në shenjën e një “ecje drejt paqes”.

Nuk vonon shumë dhe Ati i Shenjtë i përgjigjet me letrën e tij të falenderimit. Për këtë çast Kozeli tregon: Në 16 dhjetor 2017, duke takuar dhe shtrënguar dorën Papa Françeskut, në një nga sallat më të bukura të Vatikanit, salla Klementina i drejtohem atij me këto fjalë: Ati i Shenjtë, nëpërmjet Jush, dëshiroj të falenderoj kishën katolike që më njohu me Zotin i cili ishte i panjohur për mua, nga një ateizëm shtetëror në Shqipëri. Ai shprehet se Papa e konsideroi një dëshmi me vlerë dhe të bukur, fjalën e Kozelit.

Kryepeshkopi i Mantovës Marko Buska (Marco Busca), një muaj më parë i dorëzoi Petritit titullin e lartë nga Ati i Shenjtë “Kavalier Komendator i Urdhërit San Silvestro Papa”.

Sipas tij shqiptari me artin e bërjes së këpucëve arriti të lëshojë mesazhin e paqes në botë.

Është hera e parë që në historinë e Mantovës dikush nderohet me një titull nga Vatikani, nga vetë Papa dhe këtë titull e merr një Shqiptar.

Kozeli u prit në Ambasadën tonë në Romë nga ambasadorja Anila Bitri, e cila e vlerësoj si shembullin më të mirë të një shqiptari emigrant në Itali, duke e përgëzuar për vlerësimet e larta si nga Shteti Italian ashtu edhe nga Vatikani.

Pse në Mantova? 27 vite më parë, Petrit Kozeli u largua nga vendi me vizë në pasaportë, për të kuruar djalin, aso kohe të sëmurë. Dhe u vendos në qytetin e Mantovës, qytet romantik me një qendër të ngrohtë, karakteristike dhe mikpritëse e të vizituar çdo stinë nga shumë turistë.

-Z. Petrit, një muaj më parë ju jeni nderuar me titullin “Komendator i Urdhrit të Shën Silvestrit Papë”. Pse është i rëndësishëm për ju ky titull?

Për mua ky titull nuk është i rëndësishëm për nga ana e bukurisë së saj si dokument, por është shumë i rëndësishëm për vlerën që ai mbart, peshën e një mesazhi paqeje.

Jam i lumtur që më kanë vlerësuar me një titull të tillë, i madh apo i vogël ai qoftë, se do të thotë që mesazhi i paqes për të cilit i jam dedikuar po shkon në vesh të atyre që duhet të bëjmë të pamundurën që paqja të arrij në gjithë botën. Më lejoni të shprehem se për mua, thjesht si ideator i këtij mesazhi nëpërmjet këpucëve, “Paqja” do të ishte një utopi, nëse nuk do të ekzistonte respekti për njëri-tjetrin. Nga këtu duhet filluar.

-Çfarë simbolike kanë këpucët që ju realizoni dhe si shihet puna juaj në vendin ku jeton?

Kur vendosa këpucën shqiptare në vitrinën e dyqanit në krah të atyre italiane, personi i parë që kam thërritur për të më dhënë një opinion të drejtë ka qenë Prefektja e Mantovës, Carla Cincarili. Pas shumë minutash e ndodhur përpara vitrinës duke e parë me vëmendje dhe në qetësi e thyen këtë të fundit duke u shprehur: “Juve këtu zoti Kozeli lëshoni një mijë mesazhe pozitive – dhe me një elegancë për të mos ofenduar ndokënd vazhdon – se ndokujt nuk do t’i arrij as edhe një nga këto një mijë mesazhe, në të shumtën do shprehet sa vitrinë e bukur, sa këpucë të bukura“. Ja pse nuk jam vlerësuar për bukurinë që ato këpucë paraqesin, por për mesazhet pozitive që ato mbartin.

-Dhe cili është mesazhi që doni të përcillni?

Mjafton të ngresh pak kokën lart dhe shikon një pafundësi fjalësh boshe që qarkullojnë në ajër dhe që e kanë humbur vlerën e tyre. Unë zgjata dorën dhe mora një nga to. Më ra fjala “Paqe” dhe e materializova në një këpucë si simbol i ecjes së popujve drejt paqes. Do dëshiroja që të gjithë të fillojnë të zgjasin duart e tyre dhe të marrin fjalën e tyre për ta materializuar në vlerë, si ajo e respektit, thjeshtësisë, miqësisë, bujarisë, ndershmërisë, dinjitetit, dashurisë e shumë e shumë të tjera. Dhe kur t’i kemi arritur që t’i bëjmë tonat këto vlera, atëherë lë t’i vendosim që të ecin së bashku për të pasur një jetë më të mirë, një botë më të mirë.

-Sa të thjeshtë e keni pasur të identifikoheni si shqiptar?

Të kesh një figurë madhështore si nënë Tereza. Të kesh një popull paqësor me fqinjët e tij, por dhe si një shembull i mrekullueshëm në botë për bashkëjetesë fetare. Të shikosh që në të vetmin vend të botës ndodh që tre drejtuesit e feve të ndryshme kapen dorë për dore dhe të ndjekur nga besimtarët e tyre marshojnë kundër terrorizmit duke dhënë atë dëshmi të fortë që lufta nuk vjen nga feja por nga interesat. Popull që tërheq vëmendjen e Papa Françeskut i cili zgjedh Shqipërinë për të lëshuar këtë mesazh të madh paqeje të gjithë popujve botës. Është e pamundur të mos e ndjesh veten krenar që të jesh shqiptar.

Identifikimi im si shqiptar ka qenë që në fillim të mbërritjes në qytetin e Mantovës, me pjesëmarrjen time si një ndërmjetës kulturor ku shkoja nëpër shkolla të ndryshme të provincës dhe flisja për historinë e popullit tonë, për heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeun, për Nënë Terezën, bashkëjetesën fetare, artin, kulturën, traditat, pozicionin gjeografik etj.. Kam dhënë një ndihmë konkrete në të gjitha institucionet për integrimin e shqiptarëve në radhë të parë me dokumentet e tyre përkatëse të lejeve të qëndrimit.

-A je ndjerë ndonjëherë i paragjykuar?

Do të thoja, kurrë. Në gjithë këto vite kam qenë tepër i vëmendshëm dhe ta studioj me vëmendje këtë fenomen, sepse ka pasur raste ku nga të tjerët kam dëgjuar që e kanë ndjerë këtë peshë. Por duke pasur parasysh që ndodhem në veri të Italisë, ku këto fenomene edhe ndodhin, mund të jap konsiderimin tim pa dashur kurrë që të ofendoj ndokënd, se ky fenomen nuk do të ndodhte nëse ne do të jepnim respektin e duhur të tjerëve për të pasur mundësinë që ta rimarrim atë.

-Sa është vlerësuar mesazhi që ju keni dhënë me anë të këpucëve që keni realizuar?

Mendoj se bukuria nga ky mesazh paqeje që lindi dhe u lëshua nga një dyqan i vogël këpucari nëpërmjet këpucës si simbol i ecjes, po përhapet me kaq forcë duke përshëndetur popuj e shtete të ndryshëm. Kam parasysh këtu gazeta të ndryshme italiane dhe jo që shkruajnë shpesh. Bëjnë pjesë këtu dhe mediet televizive italiane dhe të huaja. Faktin e qindra turistëve në ditë italian dhe të huaj që ndalojnë duke e parë dhe fotografuar këtë vitrinë dhe duke u larguar jo vetëm duke bërë komplimente, por sikur brenda tyre kjo dritëz e vogël shprese u është ndezur.

Personalisht për mua nuk është e rëndësishme ajo diplomë apo medalje që më jepet, por vlera dhe motivi që ajo ka. Me këtë nuk dua të bëhem hipokrit apo moralist sepse është një diçka shumë e bukur dhe shumë e rëndësishme si për mua, por dhe për ata që më rrethojnë. Përpara këtyre vlerave të mëdha mund të them se nuk ka vend për protagonizëm, jam i lumtur që jam një instrument i tyre.

-Z. Petrit, a ju ka bërë të pasur kjo punë?

Në Itali siç dhe kuptohet nga bërja e këpucëve, bëj këpucarin. Mantova nuk ofron mundësinë e bërjes së këpucëve në mënyrë artizanale, janë shumë të pakta ato raste. Mantovanët preferojnë që të harxhojnë më pak duke shkuar në dyqane shitje këpucësh dhe duke blerë shpesh këpucë të markave jo të njohura dhe ti riparojnë ato.

Puna e këpucarit më pëlqen shumë por në vështirësinë e saj nuk justifikon të ardhurat pasi edhe shpenzimet në Itali janë shumë të larta. Për këtë arsye është e pa mundur të bëhesh i pasur. Mund të them që kam investuar shumë në pasionin tim, buzëqeshjen dhe respektin kundrejt të tjerëve.

-Mendoni të ktheheni një ditë në Shqipëri?

Me thënë të drejtën me zemër dhe mendje jam aty, por fizikisht është pothuajse e pamundur duke pasur parasysh motivin e ardhjes në Itali që nuk ishte një dëshirë, por detyrim. Edhe pse ky popull nuk na ka rënduar, por përkundrazi është munduar të na e heqë atë peshë të së ndjerit “i huaj”, prapë se prapë dheu yt është dheu yt. Të mungon gjithçka e vendit tënd. Por jetës nuk i dihet se ç’mund të ndodhë, ja lëmë të ardhmes. / Entela Resuli – DITA/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9332,Camëri,121,Editorial,2055,Ekonomi,516,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1478,Iliridë,291,Kosovë,2719,Kulture,725,Luginë,62,Moti,2,Politik,1905,Reportazh,181,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,521,Video,568,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Petrit Kozeli, këpucari shqiptar që merr titullin e lartë nga Vatikani
Petrit Kozeli, këpucari shqiptar që merr titullin e lartë nga Vatikani
https://1.bp.blogspot.com/-RHrBJtdpl-Y/W2IJUJ2UWTI/AAAAAAAAXSA/7J_knoVLiaMll3nXGI0SetfFyUNFhtMiQCLcBGAs/s640/IMG_1038-905x395.png
https://1.bp.blogspot.com/-RHrBJtdpl-Y/W2IJUJ2UWTI/AAAAAAAAXSA/7J_knoVLiaMll3nXGI0SetfFyUNFhtMiQCLcBGAs/s72-c/IMG_1038-905x395.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/petrit-kozeli-kepucari-shqiptar-qe-merr.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/petrit-kozeli-kepucari-shqiptar-qe-merr.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy