Po bëhemi si europianët: Rritet numri i familjeve të vogla

Numri i familjeve më një ose dy anëtarë në Shqipëri është rritur. Mesatarisht në 2017-n, 16% e familjeve kishin në përbërjen e tyre një ose 2 pjesëtarë. Bazuar në të dhënat e INSTAT dhe në përllogaritjen e “Monitor”, numri i familjeve të vogla në vend është rritur me 2% krahasuar me një vit më parë.

Nga 80,964 familje që u numëruan në Shqipëri, 12,649 ishin familje që në përbërjen e tyre nuk kishin më shumë se dy persona.

Vetëm familjet me një anëtar përbëjnë 6% të totalit të familjeve në Shqipëri, ndërsa ato me 2 pjesëtarë përbëjnë 10% të totalit.

Peshën më të madhe në totalin e familjeve janë familjet që në përbërjen e tyre kanë 4 pjesëtare, me 33% të totalit. Çereku i familjeve (25%) përbëhen me pesë anëtarë, rreth 18% e tyre kanë në përbërje tre anëtarë, ndërsa mbi 21% e familjeve kanë 6 ose më shumë anëtarë në përbërjen e tyre.

Edhe pse numri i familjeve të vogla (me një ose dy anëtarë) ka qenë në rritje në vitet e fundit, krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian, pesha e tyre ndaj totalit është shumë më e ulët.

Të dhënat nga Eurostat tregojnë se që nga viti 2010, ku pesha që zinin familjet me një ose dy anëtarë ishte 31%, është rritur në mënyrë graduale me 2.4% në 2017 në Bashkimin Europian. Në disa shtete rritja ka qenë e dukshme. Në Letoni për shembull, përqindja e familjeve me një ose dy anëtarë u rrit nga 25% në 2010 në 35% në 2017.

Statistikat më të fundit mbi madhësinë e familjeve në Bashkimin Europian tregojnë se në 2017-n rreth një e treta e familjeve përbëheshin nga të rritur pa fëmijë.

Shifrat janë marrë nga statistikat e Forcave të Punës në BE, të cilat kanë treguar edhe diferencën midis shteteve anëtare. Pesha e familjeve me një ose dy anëtarë ndaj totalit të familjeve varjon nga 20% në Maltë, 22% në Sllovaki dhe Portugali deri në 43% në Lituani, 44% në Danimarkë dhe 51% në Suedi./dita/ZgjohuShqiptar.info


KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9404,Camëri,121,Editorial,2068,Ekonomi,520,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,82,Histori,1486,Iliridë,291,Kosovë,2754,Kulture,733,Luginë,62,Moti,2,Politik,1909,Reportazh,181,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,522,Video,569,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Po bëhemi si europianët: Rritet numri i familjeve të vogla
Po bëhemi si europianët: Rritet numri i familjeve të vogla
https://3.bp.blogspot.com/-u2KGKVexEho/W23BdSpM0YI/AAAAAAAAXZg/6eZYi-1mESglAjSZXwq-khPXB87cVMaKgCLcBGAs/s640/young-family-at-park-905x395.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-u2KGKVexEho/W23BdSpM0YI/AAAAAAAAXZg/6eZYi-1mESglAjSZXwq-khPXB87cVMaKgCLcBGAs/s72-c/young-family-at-park-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/po-behemi-si-europianet-rritet-numri-i.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/po-behemi-si-europianet-rritet-numri-i.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy