“Shkëmbimi i territoreve Serbi-Kosovë po bëhet i pranueshëm në Uashington”

Natyra e vështirë e mosmarrëveshjes, që zgjat prej dekadash në Ballkan, po detyron ligjvënësit të marrin në konsideratë zgjidhje që komuniteti ndërkombëtar i ka shmangur prej kohësh.

Kështu e fillon shkrimin e saj “Newsweek”, që nënvizon se Serbia ka punuar në heshtje për një shkëmbim territoresh me Kosovën, e duket se propozimi nuk është i varrosur. Kjo do të bënte që pjesë të Veriut të Kosovës të këmbeheshin për një copë të Serbisë Jugore.

Ripërcaktimi i kufijve mund të hapë rrugën që Serbia të njohë Pavarësinë e Kosovës, gjë që do t’i çonte të dyja vendet më afër qëllimit të tyre për t’iu bashkuar BE-së.

Qëndrimi i presidentëve Vuçiç dhe Thaçi, tashmë është i ditur, ndërkohë që SHBA dhe BE deri më tani janë shprehur kundër rishikimit të kufijve, që do të ndanin komunitetet etnike.

“Është si të hapësh ‘kutinë e pandorës’ për precedentë të rrezikshme për vende si Ukraina, etj.”, thotë Ricard Kramer, ekspert në Institutin e Kërkimeve për Politikat e Huaja në SHBA.

Disa analistë argumentojnë se, një shkëmbim territoresh do të ketë pasoja në të gjithë rajonin, me Bosnje-Hercegovinën më të rrezikuarën. Edhe Kisha Ortodokse serbe e kundërshton idenë, pasi pjesa më e madhe e trashëgimisë së saj kulturore është e përhapur nëpër Kosovë, e çdo vendim që do të çonte në njohjen e Kosovës nuk është i pranueshëm për të.

Por, ideja po bëhet gjithnjë e më e pranueshme në qarqet politike në Uashington, e madje edhe mes disa politikanëve në Prishtinë.

Sir Ivor Roberts, ish-ambasador britanik në Jugosllavi, ka argumentuar publikisht se një shkëmbim territoresh do të ishte e vetmja mënyrë për të bindur Serbinë të njohë Kosovën.

Departamenti amerikan i Shtetit nuk iu është përgjigjur kërkesave për koment për këtë propozim. Deri më tani, SHBA ka kundërshtuar ndarjen, por disa analistë thonë se kjo po ndryshon nën administratën e presidentit Trump. Në një intervistë dhënë në korrik, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie refuzoi të përjashtonte mundësinë, që Uashingtoni mund të mbështeste ndarjen e Kosovës./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7560,Camëri,108,Editorial,1594,Ekonomi,396,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1248,Iliridë,243,Kosovë,2239,Kulture,614,Luginë,39,Moti,2,Politik,1691,Reportazh,150,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,470,Video,477,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Shkëmbimi i territoreve Serbi-Kosovë po bëhet i pranueshëm në Uashington”
“Shkëmbimi i territoreve Serbi-Kosovë po bëhet i pranueshëm në Uashington”
https://1.bp.blogspot.com/--2Y0t_KmxMA/W2yPAz9gmQI/AAAAAAAAXXs/iCIbv3aJC60VS7gJaKZqlALOMRjUFzo5QCLcBGAs/s640/auto_kosovo-serbia-border1529572127.jpg
https://1.bp.blogspot.com/--2Y0t_KmxMA/W2yPAz9gmQI/AAAAAAAAXXs/iCIbv3aJC60VS7gJaKZqlALOMRjUFzo5QCLcBGAs/s72-c/auto_kosovo-serbia-border1529572127.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/shkembimi-i-territoreve-serbi-kosove-po.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/shkembimi-i-territoreve-serbi-kosove-po.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy