Si renditet pasaporta shqiptare, ja në sa shtete mund të udhëtojmë pa vizë

Pasaportat na lejojnë që të jemi qytetarë të botës, por edhe të jetë në funksionin tonë. Sipas një studimi të kryer nga Nomad Capitalist, kompani që ka listuar 199 vende të botës për sa u përket pasaportave, pasaporta shqiptare renditet në vendin e 83-të, duke lënë pas nga rajoni vetëm Bosnjë dhe Hercegovinën, e cila renditet e 93-ta në botë. Vihet re një rënie të rënie të nivelit të renditjes së Shqipërisë, e cila ka qenë renditur në vendin e 83-të vitin e shkuar, me plot 8 shkallë zbritjeje.

Pasaporta shqiptare i mundëson atij që e posedon udhëtim të lirë pa viza në 100 shtete. Ndonëse Bosnja e Hercegovina është renditur pas nesh sipas nënkategorive të këtij indeksi, sërish udhëton në më shumë shtete se sa shqiptarët pa viza, përkatësisht 105.

Indeksi i Nomad Passport Index rendit 199 shtetësi sipas pesë faktorëve, më shumë se çdo indeks tjetër i pasaportave. Është projektuar për të treguar qytetërimet më të mira në botë në bazë të udhëtimit pa viza, taksave ndërkombëtare, perceptimit të shtetasve për të huajt, shtetësisë së dyfishtë dhe lirisë personale.

Krahas opsionit të udhëtimit pa viza, kjo renditje peshon edhe sasinë e taksave të një vendi mbi qytetarët e huaj, së bashku me reputacionin global dhe liritë personale, si dhe mundësitë që u japin individëve për të mbajtur disa nënshtetësi njëkohësisht.

Në krye të listës sipas indeksit këtë vit, është Luksemburgu, ndjekur nga Irlanda dhe Zvicra. Vihet re se në top 10-shën me të mirë, 9 prej tyre janë shtete europiane.

Sipas përpiluesit të këtij indeksi, Andrew Henderson, Nomad ka për qëllim që të ndihmojë të pasurit që të reduktojnë barrën e tyre tatimore duke u zhvendosur në një vend të ri, të marrin leje qëndrimi dhe të investojnë në vende të tjera në mënyrë që të rrisin pasurinë e tyre më shpejt, shkruan Monitor. Gjithashtu këshillojnë njerëzit që të mbajnë dy pasaporta, atëherë kur është e mundur.

Kriteret:

Udhëtimet pa vizë

Faktori më i rëndësishëm në vlerën që mbart një pasaportë është mundësia e udhëtimeve që ajo ofron. Indeksi Nomad u jep përparësi udhëtimeve pa vizë, që peshon rreth 50% në renditjen totale të një vendi.

Taksimi

Gjëja e dytë më e rëndësishme për sa i përket pasaportave është liria mbi taksat, që peshon 30% në renditjen e secilit vend.

Perceptimi

Perceptimi botëror mbi një vend dhe shtetasit e tij është përgjegjës për 10% të renditjes së një vendi. Pasaporta e çdo vendi është e vlefshme nëse është në gjendje t’i ofrojë siguri shtetasve. Ky indeks mbështetet mbi Raportin Botëror të Lumturisë, Raportin e Zhvillimit Human dhe faktorëve subjektivë mbështetur mbi eksperiencat personale.

Dyshtetësia

Mundësia për të mbajtur një tjetër nënshtetësi, që në renditjen e vendeve është përgjegjëse për 10% në renditjen e vendeve.

Liria

Aftësia e qytetarëve për të jetuar të lirë nga përgjegjësitë peshon 10% në totalin e pikëve të renditjes. Ne besojmë se liria e fjalës dhe e medias është diçka pozitive, dhe vendosja e ligjeve mbi qytetarët jo rezident është në përgjithësi një ide e keqe.

o.j/dita/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7964,Camëri,108,Editorial,1710,Ekonomi,417,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1284,Iliridë,251,Kosovë,2375,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,155,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,496,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Si renditet pasaporta shqiptare, ja në sa shtete mund të udhëtojmë pa vizë
Si renditet pasaporta shqiptare, ja në sa shtete mund të udhëtojmë pa vizë
https://4.bp.blogspot.com/-khnt9fE63uE/W4B2nE3Je2I/AAAAAAAAXzk/4YQHlgkmfT4lptIzcTQmHY0I0ENFs4MpQCLcBGAs/s640/Untitled-16-905x395.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-khnt9fE63uE/W4B2nE3Je2I/AAAAAAAAXzk/4YQHlgkmfT4lptIzcTQmHY0I0ENFs4MpQCLcBGAs/s72-c/Untitled-16-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/si-renditet-pasaporta-shqiptare-ja-ne.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/si-renditet-pasaporta-shqiptare-ja-ne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy