Skenari i ri/ Jo shkëmbim territoresh, komunat serbe autonomi si Tiroli Jugor?

Nëse Kosova e merr përkrahjen e vendeve kyçe të Perëndimit për këtë plan, kjo do të thotë se pala serbe dhe kryetari i tyre Aleksandar Vuçiç praktikisht do të mbesin të izoluar me propozimet e tyre “për kompromise”, dhe nëse nuk pajtohen me këtë propozim, Beogradi dhe Vuçiqi do të akuzohen për dështim të negociatave me pasoja të papara për Serbinë dhe për të personalisht.

Për këtë shefi i shtetit serb kishte deklaruar të mërkurën: “Kisha dashur që problemi i Kosovës të zgjidhet një herë e përgjithmonë, mirëpo kjo zgjidhje është ende shumë larg. Nëse guxojë të parashikoj, nuk do të fitojmë asgjë në negociata me Prishtinën”, transmeton Insajderi.com.

Këto dyshime të veta Vuçiç i ka përsëritur edhe gjatë bisedës së djeshme me telefon me ndihmës sekretarin e shtetit të SHBA Wess Mitchell, të cilit i ka përcjellë se konsideron se është shumë vështirë të arrihet marrëveshje në mes të Beogradit dhe Prishtinës, por se do të vazhdojë të bëjë përpjekje maksimale për arritje të stabilitetit të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor, shkruan “Novosti”.

“Përfaqësuesit e pushtetit të Kosovës po paraqesin para ambasadave perëndimore zgjidhjen për çështjen e Kosovës së pavarur në të cilën do të ishte rregulluar pozita e serbëve sipas modelit të Tirolit Jugor në Itali”, pretendon gazeta serbe “Novosti”.

Përndryshe krahina e Tirolit Jugor i ka kompetencat primare dhe sekondare. Në kompetencat primare hyjnë kultura, çerdhet e fëmijëve, çështjet sociale, rrugët, transporti publik lokal, vendbanimet, turizmi, artizanalet, tregtia, industria, bujqësia, mbrojtja civile dhe parqet dhe natyra. Në kuadër të këtyre fushave Tiroli Jugor mund të bjerë ligje pa marrë parasysh rregullat shtetërore. Kompetencat sekondare janë sporti, arsimi dhe shëndetësia,derisa mbrojtja, policia, gjyqësia dhe financat janë në duar të shtetit. Buxheti i Tirolit Jugor është rreth 5 miliardë euro në vit dhe mbushet nga të ardhurat tatimore të krahinës. Prej kësaj nëntë të dhjetat mbesin në arkën e krahinës, ndërsa një e dhjeta i paguhet Romës./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8812,Camëri,115,Editorial,1928,Ekonomi,474,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1424,Iliridë,271,Kosovë,2539,Kulture,696,Luginë,58,Moti,2,Politik,1852,Reportazh,176,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,508,Video,548,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Skenari i ri/ Jo shkëmbim territoresh, komunat serbe autonomi si Tiroli Jugor?
Skenari i ri/ Jo shkëmbim territoresh, komunat serbe autonomi si Tiroli Jugor?
https://1.bp.blogspot.com/-rFrnwZ0TFjs/W4mcdXzvYUI/AAAAAAAAX58/o7SEqNng4wIt8DBAySovO2oamhPpEdMlwCLcBGAs/s640/auto_03-Tirol1535700668-730x450.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-rFrnwZ0TFjs/W4mcdXzvYUI/AAAAAAAAX58/o7SEqNng4wIt8DBAySovO2oamhPpEdMlwCLcBGAs/s72-c/auto_03-Tirol1535700668-730x450.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/skenari-i-ri-jo-shkembim-territoresh.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/skenari-i-ri-jo-shkembim-territoresh.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy