Televizioni amerikan Fox News: Ministrin Majko duan ta eliminojne shërbimet sekrete iraniane

Ish-kryeministri dhe ministri aktual i Diasporës, Pandeli Majko është nën kërcënim nga agjentë të shërbimit sekret iranian. Lajmin e ka bërë të ditur vet Majko, në një intervistë dhënë për rrjetin televiziv amerikan, “Fox News“.

“Ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko i tha Fox News se zyrtarë amerikanë i kanë thënë që të rrisë sigurinë personale, pas informacioneve për një kërcënim kundër tij. Ndërsa ai (Majko) tha se strategjia e Iranit në rajon është e pashembullt,- dhe shtoi- nuk kam frikë“,- raporton televizioni amerikan.

Majko njihet si mbështetës i kauzës së muxhahedinëve (opozitës) së regjimit të Iranit që ndodhen me strehim në Shqipëri. Në një bisedë me gazetarin e “Fox News” Majko thotë se shërbimet amerikane i kanë thënë të ketë kujdes.

Një muaj më parë, autoritetet e BE deklaruan se ndaluan një sulm terrorist të organizuar nga shërbimi sekret iranian. Arrestimet e atentatorëve të dyshuar u bënë në Vjenë dhe Holandë. Mes të ndaluarve ishte dhe një diplomat i ambasadës së Iranit. Sulmi ishte planifikuar të kryhej në takimin e opozitës iraniane në Paris. Pjesë e këtij takimi ishte dhe Pandeli Majko dhe politikanë të tjerë të SHBA dhe BE që mbështesin ndryshimin e regjimit politik aktual në Iran.

Shkrimi i medias amerikane trajton rritjen e rrezikut nga shërbimi sekret iranian pas tensioneve të fundit në marrëdhëniet me SHBA. Në këtë përplasje mes dy shteteve Shqipëria merr një rol jo të vogël. Arsyeja është strehimi i më shumë se 2 mijë muxhahedinëve iranianë në Shqipëri. Për regjimin e Iranit, muxhahedinët janë kërcënim i sigurisë së brendshme pasi kërkojnë rrëzimin e sistemit dhe zëvendësimin e tij me një model demokratik.

Në Fox News përfaqësues të muxhahedinëve thonë se kanë informacione se në Ambasadën e Iranit në Tiranë janë vendosur agjentë dhe drejtues të shërbimeve sekrete iraniane. Qëllimi i tyre është sabotimi i aktivitetit të opozitës iraniane që ndodhen në Shqipëri./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,10344,Camëri,131,Editorial,2333,Ekonomi,604,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,84,Histori,1678,Iliridë,330,Kosovë,3058,Kulture,814,Luginë,71,Moti,2,Politik,2085,Reportazh,191,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,536,Video,614,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Televizioni amerikan Fox News: Ministrin Majko duan ta eliminojne shërbimet sekrete iraniane
Televizioni amerikan Fox News: Ministrin Majko duan ta eliminojne shërbimet sekrete iraniane
https://1.bp.blogspot.com/-0KgTj9_SnVk/W28ar6sIlmI/AAAAAAAAXdA/ETbmv5pYmF8jKmAhanvtO4q3QXoqK5CAQCLcBGAs/s640/bbbb-1200x630-640x336.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-0KgTj9_SnVk/W28ar6sIlmI/AAAAAAAAXdA/ETbmv5pYmF8jKmAhanvtO4q3QXoqK5CAQCLcBGAs/s72-c/bbbb-1200x630-640x336.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/televizioni-amerikan-fox-news-ministrin.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/televizioni-amerikan-fox-news-ministrin.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy