Klaudia Malaj/ Bilanci tragjik në Selenicë të Vlorës pasditen e 10 gushtit përfundoi me tetë viktima. Tre kurora dhe dy fëmijë të vegjël ranë pre e plumbave nga shpirti i lig dhe dora mizore e 24 vjeçarit nga Vlora.
Edhe pse një tragjedi e vërtetë, duket se rrethanat e ngjarjes janë zbardhur shumë shpejt. E gjitha vërtitet rreth frazës “hajdut, më vodhe pulat”.
Rëndom të themi, por shpendët janë një nga burimet e sjelljes së të ardhurave në shtëpi. Dhe po të mendosh që 5 persona nga 8 të vrarët merrnin ndihmë sociale nga Bashkia e Selenicës, pikërisht për pamundësimin e përballimit të jetesës.
Edhe nga reagimet e policisë duket se ky ishte shkaku i tregjedisë se ndodhur.
“Nga hetimet e deri tanishme dhe nga deklarimet paraprake të shprehura prej tij, ka rezultuar se e ka kryer aktin kriminal për motive të dobëta/banale, (autori është shprehur se pjestarë nga dy familjet Zykaj e kanë akuzuar për vjedhje)”.
Siç raporton edhe policia autori i ngjarjes është shumë i qetë, pranon vrasjen, por ende duket se nuk i ka rënë inati me akuzën e hedhur drejt tij, duke e bërë përgjegjës për vjedhjen e pulave të detit.
Ende jemi në pritje të versionit zytar të policisë mbi makabritetin që ndodhi në Selenicë të Vlorës.
Nga dëshmi të ndryshme, nënvizohet se 24 vjeçari vuan nga problemet e shëndetit mendore. Nga ana tjetër nuk rezulton me kartelë mjekësore për dhënë një shpjegim më shumë rreth gjendjes së tij.
I gjithë populli është ngritur në këmbë duke kërkuar rikthimin e dënimit me vdekje. Marrjen e të gjitha armëve pa leje.
Ajo që unë do propozoja unë është që të bëhet me detyrim kontrolli mjekësor i të gjithë banorëve të Shqipërisë. (Kjo nuk është fantazi, në Britaninë e Madhe është me detyrim kontrolli mjekësor). Ka shumë të sëmurë mendor që rendin rrugëve apo shoqërohen nga prindërit sepse thonë “unë s’kam fëmijë të çmendur”. Hapja e institucioneve që t’i mbante këta persona do kushtonte shumë me e lirë se sa jetët e humbura.
Do punohet deri në zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë. Por. Çfarë vlere do ketë post mortum!?/Lexo.al/ZgjohuShqiptar.info
KOMENTONI