Thaçi: Po negociojmë me ndërkombëtarët për kufijtë

Çështjen e korrigjimit të kufijve, Presidenti kosovar Hashim Thaçi shprehet se po e negocion duke u këshilluar me partnerët ndërkombëtarë.

Ndaj dhe në një shkrim të gjatë të publikuar në Facebook për këtë çështje, Thaçi kërkon mbështetje popullore.

“Qytetarët tanë duhet të bëjnë zgjedhjen e tyre nëpërmjet referendumit. Ata duhet të zgjedhin se a janë për marrëveshje paqësore me Serbinë, e cila Kosovës i siguron anëtarësim në BE, NATO dhe OKB, apo duan të jetojnë në hasmëri me shtetet fqinje dhe të izoluar. Unë e di që ata do të zgjedhin opsionin e parë, prandaj edhe po punoj në koordinim të ngushtë me aleatët tanë ndërkombëtarë, që paqja me fqinjë dhe integrimi të jenë zgjedhja e duhur”.

Marrëveshja që po synohet të arrihet, sipas Thaçit do të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale që garanton integritetin territorial të vendit. Thaçi shprehet se partnerët ndërkombëtarë, si Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca, Italia dhe Anglia janë më të angazhuar se kurrë më parë për të ndihmuar Kosovën, në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare dhe paqësore me Serbinë.

Megjithatë Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh dy ditë më parë se ishte kundër propozimeve për ndryshim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, pasi ky rast mund të shërbente si precedent për të tjera ndryshime territoriale në Ballkan./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7975,Camëri,108,Editorial,1712,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1289,Iliridë,251,Kosovë,2377,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Thaçi: Po negociojmë me ndërkombëtarët për kufijtë
Thaçi: Po negociojmë me ndërkombëtarët për kufijtë
https://1.bp.blogspot.com/-64TjFgunx0I/W4bqcm_ObSI/AAAAAAAAX18/PaWPcjOh18YRhabrTQcBHCQcs3o6DEsTACLcBGAs/s640/thaciii-9293-1-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-64TjFgunx0I/W4bqcm_ObSI/AAAAAAAAX18/PaWPcjOh18YRhabrTQcBHCQcs3o6DEsTACLcBGAs/s72-c/thaciii-9293-1-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/thaci-po-negociojme-me-nderkombetaret.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/thaci-po-negociojme-me-nderkombetaret.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy