Trazirat e 97-ës, Berisha flet për përgjegjësitë dhe shkrirjen e PD-së

, Trazirat e 97-ës, Berisha flet për përgjegjësitë dhe shkrirjen e PD-së

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar skandalin e firmave piramidale në vitin 1997.

Duke folur për emisionin “Komiteti”, në mediat kosovare, Berisha ka marrë përgjegjësinë për atë që ka ndodhur , ndërsa shtoi se shteti ishte i papërgatitur ndaj një fenomeni të tillë.

“Ne s’kishim mekanizmin e kontrollit të tregut financiar dhe bankar. Ishte një histeri e paimagjinueshme e njerëzve që mendonin se do bëheshin të pasur nëpërmjet një mekanizmi që nuk njihej. Unë mora përgjegjësinë që u lejuan firmat piramidale, por u thashë qytetarëve, se një borxh që nuk është marrë nuk jepet kurrë”, u shpreh Berisha.

Ndër të tjera Berisha, ka thënë se në qoftë se vërtetohen akuzat e socialistëve se PD ka vjedhur lekët e shqiptarëve, kjo parti duhet të shkrihet.

l.h/ dita/ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button