Turisti zviceran, i mrekulluar nga Shpella e Gadimës

Ai ka fjalë të mira për Kosovën, ku dallon mikpritjen e banorëve të saj, ndërsa Shpella e Gadimës i ka lënë më së shumti përshtypje
Shpella e Gadimës është shpella më e njohur në Kosovë dhe aktualisht është e vetmja e përgatitur për vizitorë në Kosovë.

Pasuri e shpellës, që e bën të veçantë, është prezenca e aragoniteve, të cilat si stoli shpellore janë dukuri të rralla.

Ndër vizitorët e veçantë të kësaj shpelle është edhe qytetari zviceran Rene Alleman, i cili e viziton për herë të parë Kosovën.

“Është hera e parë që vij në Kosovë. Për tri javë sa do ta shëtis Evropën, vendi që kam dashur ta vizitoj gjithnjë është Kosova. Jam shumë i lumtur që jam këtu”, shprehet turisti nga Zvicra për RTV Dukagjini.

Ai ka fjalë të mira për Kosovën, ku dallon mikpritjen e banorëve të saj, ndërsa Shpella e Gadimës i ka lënë më së shumti përshtypje, përcjell albinfo.ch.

“Kosova është vend i mrekullueshëm, sidomos mikpritja. Ajo që më ka lënë përshtypje është kjo shpellë. Është e bukur dhe interesante, por edhe e mistershme”, shprehet ndër të tjera zvicerani Rene Alleman, përcjell Telegrafi.

Drejtoresha Adriana Pllana thotë se vitin e kaluar shpellën e kanë vizituar 40 mijë vizitorë.

“Para tri viteve kemi pasur rreth 25 mijë vizitorë, ky numër gradualisht është rritur, ndërsa vitin e kaluar kemi pasur diku 40 mijë vizitorë nga Kosova e diaspora, mirëpo këtë vit vërehet një rritje e numrit të vizitorëve të huaj”, shprehet Adriana Pllana, drejtoreshë e “Shpellës së Gadimës”./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8868,Camëri,116,Editorial,1944,Ekonomi,478,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1430,Iliridë,275,Kosovë,2549,Kulture,699,Luginë,58,Moti,2,Politik,1853,Reportazh,177,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,515,Video,552,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Turisti zviceran, i mrekulluar nga Shpella e Gadimës
Turisti zviceran, i mrekulluar nga Shpella e Gadimës
https://1.bp.blogspot.com/-k9Y-5GEJ9yQ/W28b5tWqw5I/AAAAAAAAXdM/RUF6fN1ar4gWOJYSpuQiuDKZu2MWKLzFgCLcBGAs/s640/rene-780x439-768x432.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-k9Y-5GEJ9yQ/W28b5tWqw5I/AAAAAAAAXdM/RUF6fN1ar4gWOJYSpuQiuDKZu2MWKLzFgCLcBGAs/s72-c/rene-780x439-768x432.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/turisti-zviceran-i-mrekulluar-nga.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/turisti-zviceran-i-mrekulluar-nga.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy