Veprimtari Kërçovar Godet Nga Amerika, Porosia Për Shqiptarët Dhe Referendumin

Prononcim nga Amerika per Referndumin dhe marreveshjen e Prespes !!!

Ramazan Hajdini, Regjisorë (Me prejardhje nga Kërçova)
Anëtar i Bordit të LQShA (AACL)
22 gusht 2018, SHBA

I nderuarë dr Adil Mustafa dhe anëtarët e bordit të IGMF:

Ju përgëzoj për këtë iniciativë të vlefshme dhe përpjekjen e madhe që keni bërë
për të sqaruar efektin e referendumit për shqiptarët e Maqedonisë.
Ne në diasporë kemi ndjekur me vëmendje të gjitha deklaratat e folësve të ftuar dhe intelektualëve individualë në këtë fazë shumë delikate të tranzicionit për popullin e Maqedonisë.
Nuk do të ketë përkrahës më të denjtë për anëtarësimin e Maqedonisë në NiATO dhe KE se sa LQShA (AACL.). Dhe puna jonë flet për vete. Që nga themelimi i saj në vitin 1987 dhe deri më sot, Lidhja Shqiptare Amerikane ka qenë motori i ndryshimeve të çlirimit të Kosovës dhe zëri i Shqiptarëve në Washington për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, duke përfshirë referendumin për Iliridën, hapjen e Universitetit Shqiptar në Tetovë, etj.
Për fat të keq, partitë qeverisëse shqiptare që ishin pjesë e ndryshimit të emrit në Maqedoninë Veriore, rrinë të heshtur, nuk kanë dhënë asnjë shpjegim gjatë negociatave, që është detyra e tyre për të përfaqësuar interesat shqiptare në këto negociata!
Kjo është shkaku që ju I keni votuar ata, apo jo?
Pas leximit të marrëveshjes me Greqinë të shkruar në Prespë, konkludojmë se kjo marrëveshtje e re është gjithashtu një konspiracion i vazhdueshëm sllavo-grek për asimilimin e shqiptarëve autoktonë në Maqedoni, të cilët në fakt e bojkotuan kushtetutën diskriminuese të Maqedonisë në vitin 1991 dhe si rezultat, 1992 me votën e lirë Shqiptarët votuan për pavarësinë territoriale të Iliridës.
Historia e hidhur na mëson se në Maqedoni gjatë 100 viteve të fundit janë masakruar dhjetëra mijëra shqiptarë, qindra mijëra shqiptarë ortodoksë janë asimiluar, qindra mijëra shqiptarë myslimanë janë dëbuar në Turqi dhe qindra mijëra janë detyruan të emigronin në Perëndim nga presioni ekonomik, padrejtësia sociale, dhuna, terrori dhe më e keqja është se e gjithë kjo bëhet në emër të vëllazërisë dhe unitetit për një Maqedoni më të mirë!
Kujtimi i konfliktit të fundit në vitin 2001 (i cili u financua kryesisht nga Diaspora) është shumë i freskët, pasi që në fakt pas 17 vjetësh Marreveshtja e Ohrit ka mbetur e pa zbatuarë, nga ana tjetër, dhuna vazhdoi me intesitet më të madhe nga qeveria e Gruevskit në koalicion me Ali Ahmetin, komandantin e UÇK-së, i cili edhe sot mban dhjetëra ushtarë të UÇK-së në burg, edhe pse amnestia për të gjith pjesëmarsit u shpall në fund të konfliktit.
Dhe unë e pyes veten se si mund të votonim për këtë referendum, kur as nuk përmendë ekzistencën e kombësisë etnike shqiptare në Maqedoni, ku nuk njihet gjuha shqipe si gjuhë zyrtare, ku sugjerojet shkrirja e kombësisë, autoktonisë, identitetit dhe kulturës sonë te lavdishme dhe krenare!
Njikohsisht, përshëndesim dhe mbështesim fuqishëm deklaratën e intelektualëve shqiptarë që doli nga debati “Zëri i intelektualëve shqiptarë” për referendumin dhe marrëveshjen e Prespës, ku 30 intelektualë e nënshkruan atë, organizuar nga IGMF.
Si konkludim, Pa ndryshuar kushtetutën dhe duke përfshirë në kushtetutë elementet e paraqitura në deklaratën “Zëri i Intelektualëve Shqiptarë”, LQShA nuk e mbështesim referendumin e planifikuar më 30 shtator 2018, por e vlersojmë ate si një kurth vetmohues për Shqiptaret e Maqedonisë.

Me respekt:
Ramazan Hajdini, Regjisorë (Me prejardhje nga Kërçova)
Anëtar i Bordit të LQShA (AACL)
22 gusht 2018, SHBA/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8868,Camëri,116,Editorial,1944,Ekonomi,478,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1430,Iliridë,275,Kosovë,2549,Kulture,699,Luginë,58,Moti,2,Politik,1853,Reportazh,177,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,515,Video,552,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Veprimtari Kërçovar Godet Nga Amerika, Porosia Për Shqiptarët Dhe Referendumin
Veprimtari Kërçovar Godet Nga Amerika, Porosia Për Shqiptarët Dhe Referendumin
https://4.bp.blogspot.com/-CxHVm8eFzaQ/W4B53aVeveI/AAAAAAAAX0w/brhym8s3waMVzGlv-vCNm1Pmrr2WPEUxACLcBGAs/s640/ramazan.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-CxHVm8eFzaQ/W4B53aVeveI/AAAAAAAAX0w/brhym8s3waMVzGlv-vCNm1Pmrr2WPEUxACLcBGAs/s72-c/ramazan.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/veprimtari-kercovar-godet-nga-amerika_24.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/veprimtari-kercovar-godet-nga-amerika_24.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy