300 mln euro në 6 muaj, Holanda dhe Zvicra “lëshojnë dorën” me Shqipërinë

Zvicra dhe Holanda kanë kryesuar fluksin e investimeve të reja të huaja në 6 muajt e parë të këtij viti, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.

Nga Zvicra, që në fakt është shteti nga regjistrohen investimet për gazsjellësin TAP, ndonëse ai është një konglomerat vendesh, janë regjistruar 194 milionë euro për periudhën janar-qershor 2018, me një dyfishim në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga ky shtet, ose më mirë nga gazsjellësi TAP, kanë ardhur 40% e totalit të investimeve në 6 muajt e parë të vitit.

Investitori i dytë më i madh është Holanda, sipas Monitor, me hidrocentralet mbi lumin e Devollit (ndonëse tashmë Devolli Hydropoëer është 100% në duar të norvegjezëve të Statkraft , investimi llogaritet nga vendi fillestar i origjinës). Për 6 muajt e parë të vitit holandezët sollën në total 101 milionë euro, ku 87% e kësaj shume ishte në tremujorin e parë, ndërsa në të dytin shënuan rënie të ndjeshme.

Në vend të tretë është Turqia, me 44 milionë euro, nga -8 që ishte kjo shifër për 6 mujorin e parë 2017. Investimet më të mëdha turke janë në sektorin bankar dhe atë të telekomunikacioneve.

Më pas renditet Austria, me 35 milionë euro, kryesisht në sektorin bankar dhe atë të energjisë (hidrocentraleve).

Franca është e pesta, me 29 milionë euro (rënie 29%) edhe ky I lidhur me gazsjellësin TAP, përmes kompanisë franceze Siepecapag, që po realizon projektet inxhinierike të gazsjellësit.

Italia dhe Greqia, ndonëse janë dy shtete me të cilat kemi pasur historikisht lidhje tregtare, sollën përkatësisht vetëm 16 dhe 13 milionë euro kapital në gjysmën e parë të vitit.

Interesantë janë ishujt Kajman, ku është regjistruar një fluks negativ investimesh prej -30 milionë euro në periudhën janar -qershor 2018 dhe -10 milionë euro në 6 mujorin e parë 2017.

Në total, për 6 mujorin investimet e huaja ishin 494 milionë euro, me një rritje prej 27% me bazë vjetore, por fluksi më I madh I tyre ishte në tre muajt e parë të vitit (282 milionë euro), ndërsa në të dytin ranë në 212 milionë euro. Efektin kryesor në rënien në 3 mujorin e dy të e dhanë Holanda, Zvicra dhe Franca./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9337,Camëri,121,Editorial,2056,Ekonomi,517,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1478,Iliridë,291,Kosovë,2721,Kulture,728,Luginë,62,Moti,2,Politik,1905,Reportazh,181,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,521,Video,568,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: 300 mln euro në 6 muaj, Holanda dhe Zvicra “lëshojnë dorën” me Shqipërinë
300 mln euro në 6 muaj, Holanda dhe Zvicra “lëshojnë dorën” me Shqipërinë
https://1.bp.blogspot.com/-g2eGMEoDqyc/W6pq2M_USgI/AAAAAAAAYzM/nCG5TSiXVWgi3SzEVVGOa2fXkD_fRHgJgCLcBGAs/s640/970x404-Geldzak_zet_dingen_in_beweging-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-g2eGMEoDqyc/W6pq2M_USgI/AAAAAAAAYzM/nCG5TSiXVWgi3SzEVVGOa2fXkD_fRHgJgCLcBGAs/s72-c/970x404-Geldzak_zet_dingen_in_beweging-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/300-mln-euro-ne-6-muaj-holanda-dhe.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/300-mln-euro-ne-6-muaj-holanda-dhe.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy