“Air Albania” në hapat e fundit, qeveria miraton vendimin

Qeveria ka miratuar të dje një vendim të veçantë që lidhet me marrëveshjen mes tre ortakëve të shoqërisë “Air Albania SH.P.K” për statutin e kësaj të fundit.

Marrëveshja është lidhur mes Albcontrol, që është autoriteti shtetëror që përfaqëson shtetin në këtë sipërmarrje, ndërkohë që dy kompanitë e tjera janë Turkish Airlines dhe MDN Investment.

Marrëveshja përmban të detajuar përqindjen e aksioneve të secilit ortak në marrëveshje si dhe detyrimet e secilës palë pjesëmarrëse në themelimin e kompanisë shqiptare të fluturimeve.

“Air Albania” prej kohësh lakohet nga ana e qeverisë si një zgjidhje low cost për fluturimet në disa destinacione por edhe pse janë dhënë një sërë afatesh për nisjen e këtyre fluturimeve ende nuk ka asgjë të saktësuar.

Marrëveshja e plotë:

Miratimin e marrëveshjes së ortakëve për statutin e shoqërisë “Air Albania SHPK”

Nё mbёshtetje tё nenit 100 tё Kushtetutës, të ligjit nr.9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndyshuar, të ligjit nr.10040, datë 22.12.2008, “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe në vijim të vendimit nr.309, datë 16.5.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave të krijimit të shoqërisë “Air Albania”, sh.p.k., me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

Vendosi

  1. Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet ortakëve “ALBCONTROL”, sh.a., që përfaqëson palën shtetërore shqiptare, dhe “Turkish Airline” e “MDN Investiment”, sh.p.k., për statutin e shoqërisë “AIR ALBANIA”, sh.p.k., sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
  2. Autorizohet shoqëria “ALBCONTROL”, sh.a., të ndjekë procedurat përkatëse për regjistrimin e marrëveshjes sipas pikës 1, të këtij vendimi, në regjistrin tregtar.
  3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqëria “ALBCONTROL”, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7975,Camëri,108,Editorial,1712,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1289,Iliridë,251,Kosovë,2377,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Air Albania” në hapat e fundit, qeveria miraton vendimin
“Air Albania” në hapat e fundit, qeveria miraton vendimin
https://1.bp.blogspot.com/-jI4JspO_qdU/W5pwnt8o0MI/AAAAAAAAYXw/Ru8oeuZIDacLPEpp2o93F_8TRK7ryMtNwCLcBGAs/s640/Air_Albania_Plane-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-jI4JspO_qdU/W5pwnt8o0MI/AAAAAAAAYXw/Ru8oeuZIDacLPEpp2o93F_8TRK7ryMtNwCLcBGAs/s72-c/Air_Albania_Plane-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/air-albania-ne-hapat-e-fundit-qeveria.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/air-albania-ne-hapat-e-fundit-qeveria.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy