AMA fut shqiptarët në kurth? Mbyll transmetime dixhitale bashkë me ato analoge

A ndjen përgjegjësi rregullatori për miliona euro të familjeve shqiptare të hedhura në lumë për shkak se aparatët marrës të blerë nga familjarët nuk janë kompatible në kalimin nga një sistem në tjetrin, nga një operator në tjetrin?
Në Qarkun e Tiranës dhe Durrësit, në orën 11.00 të së hënës 10 shtator 2018, ashtu siç ishte njoftuar nga AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive), u ndërpre transmetimi analog i kanaleve televizive shqiptare dhe të huaja.

Ripërsëritësit televizivë nuk kishin më akses nga kjo orë që të dërgonin sinjalin në antenat dhe televizorët në të gjitha zonat e këtyre dy qarqeve që janë më shumë se një e treta e popullsisë së Shqipërisë.

Nëse bëje kërkim në TV, do të gjeje pas orës 11.00 vetëm kanale dixhitale, mes tyre ato të Digitalb, Tring, disa kanale të Klan dhe të tjera nga News24, Ora News, RTSH, Shijak TV e disa kanale të tjera.

Por një orë më vonë, mbërriti “kurthi” i AMA: U mbyllën edhe transmetime dixhitale.

Kërkimi në TV provoi se nuk aksesoheshin më kanalet veç atyre të RTSH, Digitalb dhe Tring.

Pak orë më vonë, Autoriteti i Mediave Audiovizive, duke njoftuar formalisht se janë mbyllur transmetimet analoge audiovizive për qarqet e Tiranës dhe Durrësit, pohoi dhe faktin se janë mbyllur edhe kanale që transmetojnë në versionin dixhital.

AMA kurrë në njoftimet e mëparshme nuk kishte deklaruar se do të bënte mbyllje edhe për transmetime dixhitale dhe qytetarët u gjendën të papërgatitur pas këtij fakti të kryer, të paparalajmëruar.

“Fikja e transmetimeve analoge nga televizionet kombëtare apo ato lokale e rajonale është shoqëruar dhe me mbylljen e transmetimeve digjitale të palicencuara”.

E paqartë është për shikuesit se kush janë kanalet që transmetojnë në mënyrë të paligjshme.

AMA nuk dha asnjë detaj për këtë.

Megjithatë një pjesë e këtyre kanaleve vazhdojnë të transmetojnë në DVB-T2 por jo në DVB-T.

Në këtë mënyrë, të gjithë ata që kanë TV me dekoder të përfshirë, por që është DVB-T, DVB-C dhe jo DVB-T2, nuk mund të shohin më asnjë kanal televiziv analog dhe as dixhital.

Një qytetare në faqen zyrtare të AMA në Facebook, shtron këtë pyetje: “Pse kur aparatët televizivë janë me dekoder të inkorporuar përsëri u dashka të blesh dekoder? Hajdutëri”.

Por procesi i dixhitalizimit ka nxjerrë në pah dhe problematika të tjera.

Zyrtarisht thuhet se 34 kanale televizive kombëtare dhe lokale shqiptare mund të shihen pa pagesë me çdo lloj aparati që siguron transmetim dixhital. Po ashtu thuhet se çdo dekoder mund të ofrojë të gjitha kanalet e platformave televizive shqiptare.

Sa e vërtetë është kjo?

Gjithkush mund të bëjë një kërkim duke përdorur aparatët që ofrojnë këtë shërbim dhe e kupton se e gjitha është një gënjeshtër.

Nëse ke një dekoder Digitalb, mund të shikosh se aty gjenden të gjitha kanalet televizive të saj, të RTSH dhe të Tring, por nëse do të vendosësh kartën e Tring, dekoderi nuk funksionon.

Nëse ke një dekoder Abcom, ti duhet të zgjedhësh mes opsioneve Digitalb dhe Tring. Në rastin e parë nuk sheh dot kanalin kombëtar Vizion Plus dhe në rastin e dytë nuk sheh dot kanalet kombëtare Top Channel dhe Tv Klan.

Për më tepër, loja me dekoderat është bërë mëse e shëmtuar në Shqipëri. Platformat televizive disa herë i kanë ndërruar, duke shitur dekodera të rinj dhe duke nxjerrë të pavlefshëm ato të blerë më herët, edhe pse në kohëzgjatje të shkurtër.

Analisti Nga Zef Preçi shtron pyetjen: “A ndjen përgjegjësi rregullatori për miliona euro të familjeve shqiptare të hedhura në lumë për shkak se aparatët marrës të blerë nga familjarët nuk janë kompatible në kalimin nga një sistem në tjetrin, nga një operator në tjetrin?”.

Po ashtu, ai pyet: “Po dekoderë-t, për të cilët qeveria shpenzoi 5 milionë euro për të varfrit a mbeten në punë mbas ditës së sotme?”.

Në këtë pikë, eksperti i njohur Preçi shtron pyetjen tjetër që ende mbetet pa përgjigje nga AMA:

“A mundet AMA në bashkëpunim me institucione të tjera të përcaktoje standardet e nevojshme edhe në fushën e aparatëve marrës televizivë me qëllim që ofruesit e sinjalit televiziv të mos grabitin konsumatoret me praktika anti-konkurruese duke i detyruar këta të fundit të blejnë aparate jo-kompatible si dhe duke përdorur qeverinë për ndryshimin e "rregullave të lojës" çdo dy-tre vjet? Të mos harrojmë: Çdo lek i shpenzuar në investime joefektive dëmton jo vetëm individin që detyrohet të bëjë blerje të tilla, por edhe shoqërinë në tërësi”.

Në rastin e ABCOM situata shkon edhe më tej, nëse nuk ke paguar, nuk mund të shohësh kanalet kombëtare televizive.

Megjithatë, AMA thotë zyrtarisht se “qytetarët do të ndjekin 34 kanale pa pagesë nga paketat programore publike dhe private që janë në transmetim”.

***

Një tjetër fakt që të bën përshtypje, është ajo që po ndodh në treg. Në shitje nëpër dyqanet e Tiranës janë disa dekoder që kushtojnë 2500 lekë, prodhim për Maqedoni. Ky tip dekoderi, kur kërkon shtetin për kërkimin e kanaleve, shfaqe Maqedoninë dhe disa vende të tjera, por kurrsesi Shqipërinë. Edhe dekoderët e tjerë nëpër dyqane, janë e njëjta gjë, ato nuk përfshijnë Shqipërinë në opsionin e shtetit që të kërkosh, duke shënuar një precedent të shëmtuar që lejohet nga AMA. /noa.al//ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8812,Camëri,115,Editorial,1928,Ekonomi,474,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1424,Iliridë,271,Kosovë,2539,Kulture,696,Luginë,58,Moti,2,Politik,1852,Reportazh,176,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,508,Video,548,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: AMA fut shqiptarët në kurth? Mbyll transmetime dixhitale bashkë me ato analoge
AMA fut shqiptarët në kurth? Mbyll transmetime dixhitale bashkë me ato analoge
AMA fut shqiptarët në kurth? Mbyll transmetime dixhitale bashkë me ato analoge
https://2.bp.blogspot.com/-S7OJh66NE6k/W5fuMPixWYI/AAAAAAAAYQM/5M706DTFQe00CaQHZmKMkfbShRpFO3YOACLcBGAs/s640/dekoder-1.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-S7OJh66NE6k/W5fuMPixWYI/AAAAAAAAYQM/5M706DTFQe00CaQHZmKMkfbShRpFO3YOACLcBGAs/s72-c/dekoder-1.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/ama-fut-shqiptaret-ne-kurth-mbyll.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/ama-fut-shqiptaret-ne-kurth-mbyll.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy