Ambasadori austriak: Erë e re po fryn për Nivicën, europianët duan të vizitojnë shtigjet shqiptare

“O sa mirë të jesh në malet shqiptare”, nis fjalën nga Nicica, ambasadori austriak në Shqipëri, Johann Sattler, i cili theksoi se po fryn erë për Nivicën, pasi europianët mezi presin të vizitojnë shtigjet turistike të Shqipërisë.

Në aktivitetin e mbajtur sot në Nivicë në kuadër të programit “100 fshatrat”, ambasadori austriak në Shqipëri, Ambasadori. Dr. Johann Sattler tha se “si malësor austriak, të jesh këtu në malet shqiptare është e mrekullueshme”.

“Ndihem mirë këtu, jo vetëm se jemi larg zhurmave dhe përleshjeve politike në kryeqytet, por se këtu gjen një Shqipëri autentike me traditë të lashtë. Fundjave e kaluar isha me disa miq në majën e Jezercës, mbretëreshës së Alpeve shqiptare. Sot jemi këtu në zemër të labërisë dhe faleminderit zot kryeministër që na solle këtu dhe faleminderit juve për mikpritjen tipike labe”, tha ai.

Duke folur për programin e 100 fshatrave, ambasadori Sattler tha se programi 100 fshatrave mund t’i ndryshojë fytyrën fshatrave shqiptare.

“Iniciative e 100 fshatrave, potencialisht mund të ndryshojë fytyrën e fshatit shqiptar, këto nuk janë vetëm fjalë, ky projekt dërgon një sinjal të qartë dhe të rëndësishëm dhe ne do të kujdesemi për këtë. Po, këtu 100 fshatrat shqiptar po përmirësohen fizikisht, por ky potencial nuk është vetëm në aspektin fizik por dhe atë shpirtëror sepse duam të ringjallemi shpresën te fshati shqiptar”, shtoi ambasadori.

Po ashtu, ambasadori Sattler vlerësoi këtë projekt si tejet pozitiv për shqiptarët që të mos emigrojnë në Suedi apo Austri, por të qëndrojnë bashkë në këtë mrekulli natyrore që ka ky vend. Ky aspekti i dytë është po aq i rëndësishëm se i pari”.

“Investimet fizike janë të rëndësishme nuk janë vetëm fasada, por jep një sinjal që njerëzit të kujdesen, qeveria kujdeset dhe mund të sjellë ndryshime të mentalitetit. Dikush thotë se ne zoti ambasador nuk duam 18 kilometra që të përfundojnë shpejt se do shtypemi nga qindra mijëra turistë që kalojnë këtu, diçka që nuk jemi ende të përgaditur. Dhe mungesa e rrugës këtu është një sinjal që së pari të bëjmë planifikimin, pra të kemi koncept të mirë, infrastrukturën fizike dhe më pas mijëra turistë që mund të vijnë këtu”, pohon ambasadori austriak.

Gjithashtu, ambasadori austriak Sattler duke folur për mbështetje austriake tha se “nesër do të bëjmë një takim në Ksamil me një ekip, grup arkitektësh nga Universiteti i Vjenës dhe ata janë të përfshirë në projektin e 100 fshatrave”.

Së dyti, tha ambasadori duhet të jetë vullnetarizmi, pa vullnetarizëm do jetë e vështirë..!

“Me të vërtetë suedezët, çekët, austriaket të gjithë kanë shenjur shtigjet, por duhet të keni një rrjetë vullnetarësh. Ne kemi në Austri, 15 mijë kilometra shtigjesh dhe mbahen nga vullnetarë për pastrimin e shtegut. E di që ideja e vullnetarizmit u shkatërrua në Shqipëri, por duhet ta kthejmë për praktika të mira. Shoh që praktikat e mira funksionojnë pasi kryetari i bashkisë ka qenë në Austrinë jugore dhe do të kemi partneritet sepse fshatrat janë të ngjashëm, fshatrat janë të fokusuar te produktet e të dhisë dhe kanë edhe mjaltin e bletës”, tha ambasadori.

“Malet tunden por nuk bien. Historia ka treguar se janë tundur malet e Nivicës, por shikoni se po fryn një erë për Nivicën”, theksoi ambasadori Sattler./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9203,Camëri,117,Editorial,2016,Ekonomi,505,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1466,Iliridë,284,Kosovë,2661,Kulture,716,Luginë,61,Moti,2,Politik,1895,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,520,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Ambasadori austriak: Erë e re po fryn për Nivicën, europianët duan të vizitojnë shtigjet shqiptare
Ambasadori austriak: Erë e re po fryn për Nivicën, europianët duan të vizitojnë shtigjet shqiptare
https://2.bp.blogspot.com/-qYJjPRmrdRw/W6u5ySoJqSI/AAAAAAAAY14/BV0jatUQe6AswN-azgOi2o5OHiBGJXjLwCLcBGAs/s640/nici.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-qYJjPRmrdRw/W6u5ySoJqSI/AAAAAAAAY14/BV0jatUQe6AswN-azgOi2o5OHiBGJXjLwCLcBGAs/s72-c/nici.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/ambasadori-austriak-ere-e-re-po-fryn.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/ambasadori-austriak-ere-e-re-po-fryn.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy