Arbëreshët, thirrje Tiranës për gjuhën shqipe: Na sillni abetaren në Kalabri

Tradita e dikurshme e mësimit të gjuhës shqipe mes ngulimeve arbëreshe të Jugut të Italisë po mpaket dita- ditës dhe numri i atyre që mësojnë shqip, po vjen duke u zvogëluar.

Në një bisedë para kamerës së “TemA TV”, albanologu arbëresh Matteo Mandala ngre alarmin për mirëmbajtjen e gjuhës shqipe në këto troje, gjë, të cilën e lidh së pari me krizën ekonomike, që ka çuar në braktisje të fshatrave arbëreshë në Itali.

“Një gjuhë, nëse nuk ka folës, nuk ka mundësi të ekzistojë apo të flitet mirë. Çudia më e madhe është se në vitet ‘70-‘80, duke qenë pinjollët e një tradite të lashtë e të shëndoshë për krijimin e letërsisë, mirëmbajtjen e gjuhës etj., vinin për të na vizituar përfaqësues të pakicave të tjera nga veriu i Italisë. Erdhën për të mësuar sesi ne arritëm të përballonim vështirësisë tona. I mësuan aq mirë, kanë ndërtuar shkolla, akademi, kanë bërë punën e tyre.

Ata sot janë në gjendje ekonomike shumë më të mirë se e jona. Ne po rrënohemi, rrezikojmë zhdukjen, ndërsa ata janë në një gjendje shumë më të mirë. Kjo për të thënë se, aty ku vlerësohen gjërat, ka mundësi që të lulëzojnë e e të krijohen edhe kushte ekonomike më të mira”, thotë Mandala.

Albanologu i bën thirrje kryeministrit Edi Rama, që t’i thotë dy fjalë homologut italian për të marrë parasysh se ka një pakicë gjuhësore në jugun e Italisë.

“Edhe një thirrje i duhet bërë kryeministrit, zotit Edi Rama, që, nëse e sheh të udhës, t’i kujtojë homologut italian, që ka një pakicë gjuhësore në jugun e Italisë, që ka dhënë kontributin e vet”, shprehet ai.

Mandala rithekson se gjuha shqipe po humbet mes arbëreshëve në Itali dhe mësimi i saj prej popullatës bëhet i vështirë, pasi nuk arrihet të ketë një organizim institucional për mungesë fondesh./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9378,Camëri,121,Editorial,2065,Ekonomi,518,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,82,Histori,1483,Iliridë,291,Kosovë,2741,Kulture,732,Luginë,62,Moti,2,Politik,1909,Reportazh,181,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,522,Video,569,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Arbëreshët, thirrje Tiranës për gjuhën shqipe: Na sillni abetaren në Kalabri
Arbëreshët, thirrje Tiranës për gjuhën shqipe: Na sillni abetaren në Kalabri
https://1.bp.blogspot.com/-N582yJce1HU/W60OL0s68CI/AAAAAAAAY6k/RKxHFvko_FIrklJ39LzPYriT85raZCd-gCLcBGAs/s640/arbereshet.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-N582yJce1HU/W60OL0s68CI/AAAAAAAAY6k/RKxHFvko_FIrklJ39LzPYriT85raZCd-gCLcBGAs/s72-c/arbereshet.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/arbereshet-thirrje-tiranes-per-gjuhen.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/arbereshet-thirrje-tiranes-per-gjuhen.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy