At Sava Janjiq sërish vërejtje Beogradit: “Kosova ndër shekuj ka vuajtur…”

Igumeni i manastirit të Deçanit, Sava Janjiq është shprehur i shqetësuar për fatin e serbëve të Kosovës në dritën e spekulimeve për ndarjen e Kosovës, ose shkëmbimin e territoreve midis Serbisë e Kosovës. Në një intervistë për komersant.sr ai ka theksuar se “serbët në Kosovë nuk janë vetëm numra, përqindje ose gabim statistikor”, ndërsa idenë për kufij e ka quajtur “kufizim të mendjes së shëndoshë” dhe ka shtuar se “populli është i shqetësuar nga përfaljet për ndarje”, transmeton Koha.net.

Pasi thekson se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të gëzonte përkrahjen e popullit e të Kishës Ortodokse Serbe sikur “të mbronte interesat e dinjitetin e shtetit”, ka shtuar: “Se si pushteti do ta drejtojnë shtetin, është punë e atyre që i ka zgjedhur populli, por kur dikush luan me jetën e besimtarëve tanë, të cilët në kushtet më të vështira mbijetuan vitet më të rënda të represionit në Kosovë pas vitit 1999 dhe dëshiron ta shesë Kosovën për interesa afatshkurta e personale, ne duhet të mbrojmë grigjën tonë”, ka thënë igumeni i manastirit të Deçanit.

I pyetur nëse Kosova duhet të mbrohet ose “të rikthehet me forcë ushtarake nëse nuk do të ketë zgjidhje tjetër”, Ati Sava Janjiq ka rikujtuar se “historia ka sjellë ndryshime të shumta” dhe se Kosova ndër shekuj “është pushtuar e çliruar dhe prapë rrëmbyer”, shkruan komersant.sr, transmeton Koha.net.

“Tani, ndërkaq, nga populli serb kërkohet të pranojë kolektivisht humbjen e përgjithmonshme të territoreve më të çmueshme të saj, të popullit tonë dhe të tempujve të shenjtë, të kishës së gjallë dhe madje me duartoktije të përshëndesim këtë tradhti kolosale si një fitore politike, të besojmë se do të jetë më mirë për ne kur të na lënë pa kokë”, është shprehur Janjiq.

Sipas tij, Kosova është e parëndësishme për interesat globale të SHBA-së. “Shkurt, dikujt i ka shkuar mendja që këtu të ‘pastrohet oborri, dhe të përshtaten kufijtë, ndërsa sundimtarëve lokalë u është lënë vizatimi i hartave përfundimtare dhe ndarja, ndërsa të mëdhenjtë po vështrojnë a mund të kalojë kjo, pa e përjashtuar mundësinë sipas të cilët “zgjidhja e suksesshme e çështjes së Kosovës tashmë është e provuar për interesa politike”.

“Në vend të zgjidhjes së qëndrueshme do të kemi sërish konflikte, përndjekje njerëzish, vuajtje. I tillë është Ballkani”, është shprehur igumeni i manastirit të Deçanit.

Ati Sava Janjiq ka ripërsëritur se për Kishën Ortodokse Serbe “çfarëdo njohjeje e pavarësisë së Kosovës, bilaterale dhe anëtarësim në OKB, është e papranueshme”, ndërsa ndarjen eventuale e sheh si “disfatë” dhe “turpin më të madh në histori të atyre politikanëve ta zbatojnë atë”, transmeton Koha.net.

Duke arsyetuar përcaktimin e Serbisë që të bashkëpunojë edhe me Lindjen, edhe me Perëndimin, Janjiq është shprehur se “duhet të ekzistojnë kufijtë e dinjitetit dhe të moralit”.

“Mos të harrojmë, Kosova nuk është vetëm një copë territor, ajo është një hapësirë që bart bekimin e madh, por edhe mallkimin varësisht se si kush sillet me të”, ka thënë igumeni i manastirit të Deçanit, Ati Sava Janjiq, për komersant.sr, e njohur për politika e synimeve proruse, rikujton Koha.net. (b.an)/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8763,Camëri,115,Editorial,1916,Ekonomi,470,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1410,Iliridë,270,Kosovë,2534,Kulture,691,Luginë,58,Moti,2,Politik,1850,Reportazh,175,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,505,Video,546,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: At Sava Janjiq sërish vërejtje Beogradit: “Kosova ndër shekuj ka vuajtur…”
At Sava Janjiq sërish vërejtje Beogradit: “Kosova ndër shekuj ka vuajtur…”
https://1.bp.blogspot.com/-5ijfn9qJmrM/W423K6_-wsI/AAAAAAAAYCw/OcTwXZ9qx0siUb0-EaEDJ1PNayPqncpegCLcBGAs/s640/auto_03janjiq1535971189.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-5ijfn9qJmrM/W423K6_-wsI/AAAAAAAAYCw/OcTwXZ9qx0siUb0-EaEDJ1PNayPqncpegCLcBGAs/s72-c/auto_03janjiq1535971189.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/at-sava-janjiq-serish-verejtje.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/at-sava-janjiq-serish-verejtje.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy