"Bërtasin, shajnë, ulerijnë, por askujt si bëhet vonë si ndihet Xhisiela, oficeri ja mbath nga sytë këmbët dhe i shkroi qytetarit dixhital"

Nga Artan Hoxha

Po Xhisiela?

Dje, pasdite kam folur perseri, me Xhisielen, vajzen 25 vjecare e cila vazhdon te masakrohet barbarisht cdo dite, cdo ore, cdo minute.

Dje, ishte me shqetesuar se asnjehere tjeter gjate ketyre 10 javeve. Si tia bej? – tha .Cfare duhet te bej per te shpetuar nga ky tmerr qe nuk ka fund?! Si mund tu them njerezve te ketij vendi se cfare po vuaj, cfare po perjetoj? Une thjeshte kerkoj drejtesi per ate qe ka ndodhur dhe qetesi per familjen time. Si mund tu them, boll luajtet duke perdorur emrin dhe fatkeqesine time si flamur beteje here ngjyre blu dhe here te kuq. Si tu them, boll me kete histeri hipokrizie”….

Kam folur me te cdo dite qe nga momenti kur historia e saj u kthye ne nje sport kombetar per te perfituar kush te mundet

Jane sulur si nje lukuni cakenjsh dhe hienash, qe ushqehen me kerma, me vetem nje qellim te mos dalin pa perfituar dicka nga kjo tragjedi. Duan patjeter ta lidhin historine e saj me politiken

Kam pare kryeministra dhe ish-kryeministra, presidente, ish-presidente dhe gra presidentesh, kryetare partish ne pushtet dhe kryetar partish ne opozite, shoqeri militantesh, shoqeri civile, shoqeri facebook-u e shoqeri ish-policesh azilante, gra te angazhuara djathtas dhe te angazhuara majtas, te gjithe pa perjashtim, po aludojne e qajne me lot krokodili.. kur vajza eshte aty, deshmi e gjalle! Nuk ja ka mbathur!

Nuk shkon askush ta pyes si ndihet! Si e perjeton tere kete zhurme, gjithe keto akuza e kunder- akuza! Do te flase por nuk e degjon kush. Sepse askush nuk do me ta degjoje, secili ka tashme ate qe i duhet per te folur si ti doje qejfi.

Ia ka mbathur nga syte kembet oficeri i policise gjyqesore qe duhej ta mbronte, qe duhej ti ofronte siguri per jeten dhe familjen.

Oficeri qe ne vend te hetonte ngjarjen dhe dononcimin e vajzes, beri te kunderten.

Ai njoftoi fillimisht te afermit e autorit dhe i ftoi ata per nje kafe “pune” ne nje lokal ne kryeqytet, dhe pasi nuk e kapi “pazarin” me ta, i nisi nje nga ato anonimet qytetarit digital.

Qe aty historia mori tjeter rrjedhe.

Supermakina e trillimeve per shantazh politik e kishte gati skemen.

Publikon historine ne facebook-un e “gjyshit digital” i cili e di vete si e rregullon historine shton fakte per perfitime politike,.

Oficeri qe duhej te mbronte viktimen nga horrlleku dhe maskaralleku i djalit te deputetit, dekonspiron hetimin dhe nis te trilloje nje histori ku nga mbrojtesi i viktimes kalon vet ne rolin e viktimes. Ja ku qepet me se miri nje histori fantastike per te perfituar azil por dhe kredo politike.

U planifikua arratisja spektakolare duke care kufirin me Kosoves kacakshe neper pyll. Njeriu i ligjit qe kishte punuar 6 vite ne mbulim dhe studionte ne Akademine e Sigurise me financimin e taksapaguesve shqiptare, vendosi te zgjidh hallin e tij.

la vajzen te vetme pa mbrojtje atje ne fshatin e saj ne Zeze, u dergoi nje leter bakalli autoriteteve dhe pa u thare mire boja, ne te njejten dite(14/09/2018) largohet per kesmet.

Gazetaret qe duhet te shkojne te qemtojne faktet, te verifikojne cfare ka ndodhur, te degjojne dhe intervistojne, OPGJ-te e arratisur dhe oficeret qe jane ende ne vend,te pyesin deshmitaret dhe te shkelin ne terren, ne Fushe Kruje, Kruje, Durres, Nikel e Zeze, mjaftohen me rrefimet e “betejave te lavdishme” qe u tregojne vellezerit polic per agjentet e “paepur” ne mbulim, me krimin e organizuar(se ku kane ndodhur keto beteja dhe se ke organizate te madhe kane goditur keta fare heronjsh, nje zot e di. Nderkohe, ata boset e vertete te krimit te organizuar, jane duke bredhur te lire larte e poshte, jane duke vrare ne Shkoder, Elbasan, Lushnje e duke zhdukur pa lene gjurme me shume se nje dyzine me njerez ne Vlore)

Ndersa Shqiperia zjen prej kater ditesh se “qeveria mbron djalin dhunues te deputetit socialist” dhe nje taborr me deputet te saj, opozita ulerin per revolucion dhe permbysje me dhune.

Nje komedi e turpshme politike ndertuar mbi nje tragjedi personale.

Te gjithe, bertasin, shajne, ulerijne, por askujt si behet me vone si ndihet Xhisiela, nga perdorimi qe i beri politika historise se saj. Pse e lane vetem qe ne fillim?

Qe diten e pare kur e kam mesuar kete histori ne fund korrikun e ketij viti jam perpjekur ti vi nje ndihme nje vajze te traumatizuar, me te cilen po abuzonin te gjithe, qe nga policet qe duhej ta mbronin e deri atje larte ne maje te Olimpit ku rrine perendite politike te ketij vendi.

Me keq se sot nuk e kisha pare Xhisielen.

Dhimbja e Xhisieles sa vjen e shtohet.

Ndersa turma amorfe militantesh politik i qajne hallin policit qe sapo rroku ne duar si nje trofe te cmuar tragjedine e vajzes, nxitoi ta shiste te hienat politike per te perfituar si azilant politik. Rama, Basha, Monika, Saliu, soj dhe sorollopi i tyre, qe bejne sikur u pikon zemra per Xhisielen, qe cirren dhe bertasin kunder njeri-tjetrit, jane duke e perdhunuar prej 30 vitesh kete popull, nga mengjesi ne mbremje, here me radhe, e here te gjithe bashke./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9404,Camëri,121,Editorial,2068,Ekonomi,520,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,82,Histori,1486,Iliridë,291,Kosovë,2754,Kulture,733,Luginë,62,Moti,2,Politik,1909,Reportazh,181,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,522,Video,569,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: "Bërtasin, shajnë, ulerijnë, por askujt si bëhet vonë si ndihet Xhisiela, oficeri ja mbath nga sytë këmbët dhe i shkroi qytetarit dixhital"
"Bërtasin, shajnë, ulerijnë, por askujt si bëhet vonë si ndihet Xhisiela, oficeri ja mbath nga sytë këmbët dhe i shkroi qytetarit dixhital"
"Bërtasin, shajnë, ulerijnë, por askujt si bëhet vonë si ndihet Xhisiela, oficeri ja mbath nga sytë këmbët dhe i shkroi qytetarit dixhital"
https://3.bp.blogspot.com/-V7Q5wiA9-Jg/W7Dx-KzAgfI/AAAAAAAAY_w/0r-nFDH09sYhnRcKFil6p27U06xuVta4QCLcBGAs/s640/artan-hoxha-618x360.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-V7Q5wiA9-Jg/W7Dx-KzAgfI/AAAAAAAAY_w/0r-nFDH09sYhnRcKFil6p27U06xuVta4QCLcBGAs/s72-c/artan-hoxha-618x360.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/bertasin-shajne-ulerijne-por-askujt-si.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/bertasin-shajne-ulerijne-por-askujt-si.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy