Çmimi i naftës, më i larti në 4 vitet e fundit (pritet të rritet akoma më shumë)

Nafta ka pësuar rritjen e saj më të lartë në 4 vitet e fundit, duke u shitur me mbi 81 dollarë për fuçi, pasi Arabia Saudite dhe Rusia refuzuan thirrjet e presidentit amerikan, Donald Trump, për të rritur prodhimin. E hëna, kur edhe u regjistrua çmimi më i lartë prej nëntorit të vitit 2014 prej 81.16 dollarë për fuçi, shënonte gjithashtu edhe një rritje prej 3 për qind brenda ditës.

Arabia Saudite është udhëheqëse e kartelit të vendeve prodhuese të naftës “OPEC”, ndërsa Rusia është grupi më i madh prodhues i naftës jashtë këtij karteli.

Shitjet e naftës bruto të Iranit kanë rënë, pasi blerësit u janë frikësuar penalizimeve që rrjedhin si pasojë e sanksioneve që pritet të hyjnë në fuqi në nëntor. Pikërisht kjo frikë ka bërë që çmimi i naftës të rritet, teksa tregtarët më të mëdhenj si “Trafigura” apo “Mercuria” parashikojnë që çmimi do ta tejkalojë nivelin e 100 dollarëve për fuçi në fillim të vitit të ardhshëm.

Përmes një “cicërime” në “Twitter” gjatë javës së kaluar, presidenti amerikan Trump tha se “OPEC”-u duhet të bëjë gjithçka për të ulur çmimin e naftës, duke rritur prodhimin global.

“Ne jemi ata që i mbrojmë vendet e Lindjes së Mesme, – shtoi Trump. – Ato nuk mund të jenë të sigurta për një kohë të gjatë pa ne, e megjithatë vazhdojnë ta ngrenë gjithnjë e më shumë çmimin e naftës. Nuk kemi për ta harruar këtë”.

Vitin e kaluar, “OPEC” dhe kombet e tjera prodhuese të naftës, përfshi Rusinë, ranë dakord për të zgjatur më tej akordin e nënshkruar fillimisht në vitin 2016 për të ulur prodhimin, në mënyrë që të rritej disi çmimi i naftës që kishte rënë nën 50 dollarë për fuçi. Kjo marrëveshje u la në fuqi edhe në takimin e së dielës./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8305,Camëri,113,Editorial,1806,Ekonomi,444,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1353,Iliridë,258,Kosovë,2452,Kulture,656,Luginë,50,Moti,2,Politik,1810,Reportazh,162,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,515,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Çmimi i naftës, më i larti në 4 vitet e fundit (pritet të rritet akoma më shumë)
Çmimi i naftës, më i larti në 4 vitet e fundit (pritet të rritet akoma më shumë)
https://1.bp.blogspot.com/-x4mPl-FwQ6A/W6pqm0KcAJI/AAAAAAAAYzI/CM2zPjbQCZ02ShlXLjUepHfrFXkX47w3gCLcBGAs/s640/2bfb9b1edd5efd7fecb6dbb92580e0e1-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-x4mPl-FwQ6A/W6pqm0KcAJI/AAAAAAAAYzI/CM2zPjbQCZ02ShlXLjUepHfrFXkX47w3gCLcBGAs/s72-c/2bfb9b1edd5efd7fecb6dbb92580e0e1-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/cmimi-i-naftes-me-i-larti-ne-4-vitet-e.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/cmimi-i-naftes-me-i-larti-ne-4-vitet-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy