Deputeti gjerman: Gjermania në çështjen e kufijve nuk do të lëshojë pe. Në Ballkan, me përjashtim të Zaev, asnjë lider se do bashkimin me BE-në

Deputeti i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, Josip Juratovic, thotë se korrigjimi i kufijve do të ndikojë që edhe më shumë shtete të distancohen nga njohja e Kosovës dhe rruga e Serbisë drejt BE-së do të ishte përfundimisht e mbyllur.

Ai apelon që në Kosovë dhe në Serbi të ketë një përqendrim në zhvillimin ekonomik dhe social, para se këto vende t’i braktisin edhe të rinjtë e fundit. Juratoviq kritikon profiterët e luftës, të cilët duan t’i ruajnë privilegjet e tyre feudale në dëm të shumicës së qytetarëve.

Së fundi ju keni vizituar disa shtete të Ballkanit. Me çfarë përshtypjesh jeni kthyer nga atje?

Gjendja në Ballkanin Perëndimor vazhdon të jetë shumë shqetësuese. Sidomos sa i përket perspektivës së integrimit në BE. Kam përshtypjen se të gjithë bashkëbiseduesit lokalë flasin për dëshirën që të anëtarësohen në Bashkimin Europian, por shumë prej tyre do të ishin të lumtur nëse kjo s’do të ndodhte kurrë. Një përjashtim paraqet qeveria aktuale maqedonase të prirë nga Zoran Zaev.

Nga mediat rajonale jeni cituar me fjalët se Europa nuk do të lëkundet nëse nga SHBA-të vijnë kërkesa për të vizatuar kufij të rinj në Ballkan. Sa unike është Europa në këtë çështje?

Për fat të keq në këtë çështje nuk ka qëndrim të vendosur të Bashkimit Europian. Për mua shtrohet pyetja se me çfarë kredibiliteti Europa do të kërkojë zbatimin e 35 kapitujve që duhet negociuar me BE-në, kur njëkohësisht heq dorë nga parimi i shtetit juridik të qytetarëve të barabartë. Ky paradoks nxit shtete etnike nacionale. Për mua këtu vihet në pikëpyetje besueshmëria e vlerave demokratike kundrejt tensioneve që ndërlidhen me suksesin e nacionalizmave autokratikë që po shfaqen në mbarë botën.

Fundjavën e kaluar komisioneri i BE-së Johannes Hahn nuk e përjashtoi në mënyrë eksplicite ndarjen e Kosovës. Ai tha se presidentët e dy shteteve do të gjejnë një zgjidhje.

Unë mendoj se këtu nuk bëhet fjalë për zgjidhje, por për kredibilitetin tonë dhe para së gjithash për konsekuencat, të cilat mund ta vënë në rrezik stabilitetin e mbarë Ballkanit Perëndimor. Kjo ka të bëjë sidomos me Maqedoninë dhe Bosnjë-Hercegovinën. E njëjta vlen edhe për Ukrainën apo Transnistrinë. Tërë Bashkimi Europian, përfshirë edhe komisionerin Hahn, duhet të kenë qëndrim të qartë, unik ndaj kësaj teme, nëse vërtet duan ta mbajnë gjallë dhe besueshëm BE-në si projekt të paqes.

A po bie si kullë prej letre uniteti i BE-së pasi edhe këshilltari i Donald Trumpit për siguri nacionale, John Bolton, foli për mundësinë e shkëmbimit të territoreve?

Ardhmëria e Ballkanit Perëndimor dhe e Bashkimit Europian është detyrë ekskluzivisht europiane. Ne përherë përpiqemi që SHBA-të të jenë bashkë me ne si partner i rëndësishëm i BE-së. Por, e kemi kuptuar edhe ne se SHBA-të kanë një qeveri të re, e cila jo patjetër synon një BE kredibile dhe të fuqishme.

Që nga viti 2011 BE moderon, përkrah dhe mbikëqyrë negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës. Përherë është folur për një afrim hap pas hapi të palëve, më 2013 është nënshkruar një marrëveshje, të cilën diplomatët e BE-së e kanë quajtur «si historike». Tani të dy presidentët, Vuçiq dhe Thaçi, përkrahin idenë e kufijve të rinj. Kush kënd e ka tërhequr këtu për hunde?

Si presidenti Vuçiq ashtu edhe kolegu i tij Thaçi duhet ta ngjallin përshtypjen para qytetarëve të tyre se vërtet duan të jenë pjesë e BE-së. Njëkohësisht ata mendojnë se duhet t’i ushqejnë forcat nacionaliste në vendet e tyre. Ato janë të gatshme për çdo gjë, edhe për pengimin e anëtarësimit në BE. Këtu bëhet fjalë për një pakicë të profiterëve të luftës, të cilët duan t’i ruajnë privilegjet e tyre feudale në dëm të shumicës së qytetarëve. Kjo pakicë është fuqishëm e lidhur me strukturat qeverisëse dhe rrjedhimisht pjesë e sistemit.

Nëse Perëndimi lejon ndarjen e Kosovës dhe ua mundëson 4 komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës të bashkohen me Serbinë, me çfarë argumentesh BE dëshiron t’i bind 100 mijë shqiptarë në Serbinë jugore që të mbesin pjesë e Serbisë? E njëjta pyetje shtrohet edhe për mbi gjysmë milioni shqiptar në Maqedoni, për serbët në Bosnjë, shqiptarët në Mal të Zi.

Pikërisht ky është problemi kryesor. Sipas cilave kritere pranohet legjitimimi i spastrimeve etnike në një vend dhe në tjetrin kjo synohet të pengohet? Kjo nuk vlen vetëm për shqiptarët në Ballkanin perëndimor, por edhe për serbët apo kroatët në Bosnjë.

Kancelarja gjermane e ka përjashtuar ndryshimin e kufijve në Ballkan. A mund të pritet ndonjë angazhim konkret i Berlinit në këtë drejtim?

Vendimet e BE-së duhet të merren unanimisht. Jam i bindur se Gjermania, së paku nën drejtimin e kësaj qeverie, në çështjen e kufijve nuk do të lëshojë pe. Sepse Gjermania e di shumë mirë se çfarë pasojash do të kishte ky vendim. Pasojat nuk do të kufizoheshin vetëm në Ballkan, por në mbarë BE-në. Tërheqja e kufijve të rinj dhe lëshimi pe ndaj separatistëve do të kishte për pasojë që vetëm në Europë do të krijoheshin deri në 40 shtete të reja. Kështu BE do të përjetonte fatin e Jugosllavisë.

A nuk do të ishte ndarja e Kosovës një zgjidhje e mundshme? BE që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ia ka arritur t’i bind pesë shtete anëtare të njohin pavarësinë e Kosovës.

Korrigjimi i kufijve do të ndikojë që edhe më shumë shtete të distancohen nga njohja e Kosovës dhe rruga e Serbisë drejt BE-së do të ishte përfundimisht e mbyllur. Andaj, jam i mendimit se në të dy vendet duhet të kenë një koncentrim në zhvillimin ekonomik dhe social, para se këto vende t’i braktisin edhe të rinjtë e fundit. Për këtë duhet të ketë bashkëpunim rajonal dhe jo kufij të rinj./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8868,Camëri,116,Editorial,1944,Ekonomi,478,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1430,Iliridë,275,Kosovë,2549,Kulture,699,Luginë,58,Moti,2,Politik,1853,Reportazh,177,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,515,Video,552,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Deputeti gjerman: Gjermania në çështjen e kufijve nuk do të lëshojë pe. Në Ballkan, me përjashtim të Zaev, asnjë lider se do bashkimin me BE-në
Deputeti gjerman: Gjermania në çështjen e kufijve nuk do të lëshojë pe. Në Ballkan, me përjashtim të Zaev, asnjë lider se do bashkimin me BE-në
Deputeti gjerman: Gjermania në çështjen e kufijve nuk do të lëshojë pe. Në Ballkan, me përjashtim të Zaev, asnjë lider se do bashkimin me BE-në
https://4.bp.blogspot.com/-uZhM-GQ8RSY/W41frQpbSQI/AAAAAAAAX_Y/7ntf-ZBllicypYwjQxbfCey2QpeEG5PzgCLcBGAs/s640/gj-2-678x381.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-uZhM-GQ8RSY/W41frQpbSQI/AAAAAAAAX_Y/7ntf-ZBllicypYwjQxbfCey2QpeEG5PzgCLcBGAs/s72-c/gj-2-678x381.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/deputeti-gjerman-gjermania-ne-ceshtjen.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/deputeti-gjerman-gjermania-ne-ceshtjen.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy