Dorëhiqen gjyqtarët e Haxhisë: Askush s’pranon të rigjykojë dosjen “Hajdari”

Rigjykimi i Izet Haxhisë në Gjykatën e Apelit në Tiranë, për vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdarit, duket se ka hyrë në një ngërç ende pa filluar shqyrtimi gjyqësor.

Pas dorëheqjes së trupës gjyqësore, ku mes tre gjyqtarëve ishte edhe bashkëshortja e Azem Hajdarit, të njëjtën gjë pritet të bëjë edhe treshja e dytë e gjyqtarëve të apelit që janë përzgjedhur për këtë gjykim.

Burime pranë Gjykatës së Apelit, kanë pohuar për Top Channel se edhe gjyqtarët e trupës së dytë që janë: Valdete Hoxha, Genti Shala dhe Astrit Haxhialushi, kanë kërkuar të dorëhiqen nga kjo çështje me argumentimin se kanë konflikt interesi.

Por dorëheqjen pritet ta deklarojnë në seancën e parë që do të zhvillohet gjatë muajit shtator.

Nisur nga kjo situatë e krijuar, Gjykata e Apelit me shumë gjasa do t’i drejtohet Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të zgjidhur këtë ngërç, duke deleguar gjyqtarë nga gjykatat e tjera të apelit në vend, raporton TCH.

Izet Haxhia, ish-truproja i Sali Berishës, u ekstradua nga Turqia në vendin tonë në muajin maj të këtij viti.

Në qershor, Gjykata e Tiranës i njohu të drejtën e rivendosjes në afat të ankimit për vendimin që e ka dënuar me 25 vite burg si një nga fajtorët për vrasjen e Azem Hajdarit në shtator të viti 1998.

Vetë Izet Haxhia gjatë procesit për t’ju njohur ankimi ka deklaruar se pranoi ekstradimin pasi mori garanci për jetën dhe se do të dëgjohej nga drejtësia.

Ndërsa për ish-shefin e tij që dikur i ka ruajtur jetën, ka deklaruar se nga viti ‘90 deri në ‘98 ishte dëshmitarë i shumë ngjarjeve kriminale të cilat mund t’i djegin Berishës./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7975,Camëri,108,Editorial,1712,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1289,Iliridë,251,Kosovë,2377,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Dorëhiqen gjyqtarët e Haxhisë: Askush s’pranon të rigjykojë dosjen “Hajdari”
Dorëhiqen gjyqtarët e Haxhisë: Askush s’pranon të rigjykojë dosjen “Hajdari”
https://4.bp.blogspot.com/-oMln7fTX-fY/W4239Srr3YI/AAAAAAAAYDA/HtSuaCl-9Msl35wTsMjPNTj6tS3tV4JKACLcBGAs/s640/haxhia-800x450-905x395.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-oMln7fTX-fY/W4239Srr3YI/AAAAAAAAYDA/HtSuaCl-9Msl35wTsMjPNTj6tS3tV4JKACLcBGAs/s72-c/haxhia-800x450-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/dorehiqen-gjyqtaret-e-haxhise-askush.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/dorehiqen-gjyqtaret-e-haxhise-askush.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy