Dorëzohet Vuçiç: Politika ime për Kosovën ka pësuar disfatë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të hënën se politika e ndjekur pesë vjet për ta rikthyer çështjen e Kosovës në tryezën e bisedimeve, ka pësuar disfatë. Ai i bëri këto komente në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Partisë Përparimtare serbe.

“Politika ime që Serbia të ruajë shumë gjera në Kosovë, qartazi në Serbi nuk ka fituar, sepse serbët duan të humbin gjithçka, më së shumti dëshirojnë të vajtojnë mbi fatin e tyre. Më shumë duan të qajnë për diçka që është e largët, sesa të kenë diçka në duart e tyre… Raundin e parë e fitoi Serbia e shkatërrimit, Serbia e vajit e jo Serbia që fiton”, tha ai duke nënvizuar se druan që nuk do të ketë një mundësi të re, por ai do të “luftojë edhe më fuqishëm për popullin serb në Kosovë. Do të luftojmë që ata njerëz të jetojnë më mirë dhe të kenë më shumë te drejta”, tha ai.

Presidenti serb tha se shumë ‘lojtarë’ nga perëndimi nuk duan që Serbia të përzihet në Kosovë dhe kjo është rrjedhojë e “politikës katastrofale dhe të papërgjegjshme që është udhëhequr në të kaluarën”.

“Vetveten e kemi larguar nga Kombet e Bashkuara më 2010. Vetë e kemi gjykuar vetveten më opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Në vitin 2011 kemi vënë kufirin ndërmjet serbëve në Jarinjë”, tha ai.

Ai foli të hënën edhe për fjalimin e tij në Mitrovicë në fillim të shtatorit gjatë të cilit kishte vlerësuar se ish presidenti serb Sllobodan Milosheviç, ishte udhëheqës i madh” duke vlerësuar se askush nuk ka dashur të dëgjojë se çfarë ka thënë realisht kur e ka përmendur atë.

“Fjalimi im në Mitrovicë ishte fjalim i shkëputjes nga politika e presidentit Millosheviç, por fjalim serioz në të cilin unë nuk e kam fyer personalisht… Politika që e kam paraqitur është shkëputje nga qëllimet, mënyrat e metodat”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e kishte shpallur politikë të tij vënien e kufijve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve që nënkupton ndarjen tokësore të Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ngulë këmbë për idenë e tij për korrigjimin e kufirit, që nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë me Kosovën. Ideja e tij kundërshtohet ashpër nga opozita në Kosovë, por edhe një pjesë e partive të koalicionit qeverisës. Madje lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar edhe protesta kundër tij.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë verës kërkuan mbështetje ndërkombëtare për një marrëveshje normalizimi ndërmjet të dyja vendeve, përfshirë edhe mundësinë e korrigjimit të kufijve.

Idetë e tilla nxitën reagime edhe në skenën ndërkombëtare. Një pjesë e vendeve të Bashkimit Evropian, posaçërisht Gjermania dhe Britania e kundërshtojnë ndryshimin e kufijve nga droja për pasojat në pjesën tjetër të rajonit të Ballkanit.

Zyrtarët amerikanë kanë ritheksuar disa herë se “Shtetet e Bashkuara duan t’u japin hapësirë të dyja palëve që të gjejnë një zgjidhje “krijuese”, që do të jetë e qëndrueshme dhe e zbatueshme”. Por, ata thonë se çfarëdo që të jetë marrëveshja, Shtetet e Bashkuara do ta shohin atë dhe do të thonë fjalën e tyre./VOA/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8301,Camëri,113,Editorial,1805,Ekonomi,444,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1353,Iliridë,258,Kosovë,2451,Kulture,656,Luginë,50,Moti,2,Politik,1809,Reportazh,162,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,515,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Dorëzohet Vuçiç: Politika ime për Kosovën ka pësuar disfatë
Dorëzohet Vuçiç: Politika ime për Kosovën ka pësuar disfatë
https://4.bp.blogspot.com/-kwUi2G9Yxmo/W6vAfB9_9jI/AAAAAAAAY2o/3nR65tXJTr4Zar_82vdlGZ_8UDIKsWTPQCLcBGAs/s640/vu-1.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-kwUi2G9Yxmo/W6vAfB9_9jI/AAAAAAAAY2o/3nR65tXJTr4Zar_82vdlGZ_8UDIKsWTPQCLcBGAs/s72-c/vu-1.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/dorezohet-vucic-politika-ime-per.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/dorezohet-vucic-politika-ime-per.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy