E di Italia se shqiptarët e bënë atë të bashkuar?

Shkruan Fahri Xharra - “Të gjithë arbëreshët janë heronj. Ata që thonë tëkundërtën nuk e njohin historinë”.

Xhuzepe Garibaldi (1807-1882)

Shqiptarët me pjesëmarrjen e tyre aktive e dhanë njëkontribut të madh në lëvizjet kombëtare në Europën e shek.XIX-të ,pjesëmarrje e cila mund të quhet edhefenomen historik i kohës i një rëndësije të veçantë që e rradhit atë në popujt më heroikë.

Të kthehemi tek Revolucioni i Greqisë –1821 , pastajnë luftën për pavarësinë e Rumanisë , formësimin e Serbisë dhe të Malit të Zi. Por sot e kemi fjalën për njëçlirim dhe bashkimin tjetër të madh – të Italisë.

Pas Skënderbeut ,shek XV-të shqiptarët gjetën strehim nëtokat e Italisë. Ata u shpërndanë nga Abruzio e deri nëSiçili. Aty u gjenden edhe të parët, pasardhësit e Ilirëve.

Shqiptarët me Lëvizjen e Garibaldit të vitit 1860 e çuanItalinë në bashkimin dhe pavarësimin e saj. Atdheu i dytë i arbëreshëve në vitet 1844 dhe 1848 u ballafaquame kryengritjet e mëdha, në të cilat shqiptarët ishin pjesëe rëndësishme e betejave të përgjakshme dhe si të tillëedhe u burgosën edhe u persekutuan, u pushkatuan dhe u varën me thirrjen në gojë : “Rroftë liria, rroftë Italia”.

Tirania e Burbonëve i nxiti në luftë kundër tyre eshearbëreshët si Paskuale Bafa dhe Xhuzepe Albanezi, tecilët u ndodhën edhe në qeverinë e shpallur të Republikëssë Napolit -1799.

* Gjatë luftës për mbrojtjen e Republikës së Romës, Garibaldit i shkoi mendja tek Anita, që e kishte lënë nëNicë. Mori penën dhe i shkroi këto rreshta:

“Anita ime e dashur… Ne luftojmë mbi Xhanikolo. Kypopull është i denjë për të kaluarën e tij të madhe. Këtu njeriu di të jetojë, di të vdesë, këtu njerëzit vritenme thirrjen “Rroftë Republika”. Vetëm një orë nga jetajonë në Romë vlen sa një shekull. E lumtura nëna imeqë më lindi në një epokë kaq të bukur për Italinë!…”

E shoqja, që ishte grua guximtare, e gjeti rrugën për tëhyrë në qytetin e rrethuar. Dy ditë më vonë, mbi Xhanikolou duk një grua që u ndal dhe po fliste me ushtarët. Njeriprej tyre i tregoi se ku ndodhej Garibaldi. Ky në këtë çast, ktheu kokën dhe, si në një ëndërr gëzimi u turr drejt sëshoqes së adhuruar dhe e shtrëngoi në gjoks. Pastaj e mori për dore dhe u kthye nga shokët;

– Ja Anita ime, këtej e tutje do të kemi një ushtar mëshumë. ( nga Arbëreshët dhe Bashkimi i Italisë) *

“Në vitin 1859 nisi lufta e dytë për çlirimin dhe bashkimin e Italisë.
Kësaj here doli në skenën e historisë Xhuzepe Garibaldi, udhëheqësi legjendar i luftërave për liri të popujve tërobëruar. Ai erdhi në Itali pas një përvoje të pasurluftarake dhe u vu në shërbim të shtetit të Piemontit për tëpërgatitur fushatën kundër pushtuesve austriakë.Garibaldi, i kthyer tanimë në një figurë simbol, do tëngjallte shpresat e italianëve për çlirim e bashkim dheqindra patriotë do të viheshin nën urdhrat e tij. Heroilegjendar zuri të përgatitej për luftën e madhe që e priste.Sipas strategjisë së tij, kjo do të ishte një luftë globale, qëdo të përfshinte gjithë Italinë e copëzuar. Për këtë, ai filloitë përgatitet duke ideuar një fushatë ushtarake, që do tëniste me zbarkimin e një ekspedite në brigjet e Sicilisë. Nëprojektimin dhe realizimin e kësaj ndërmarrjeje të madhehistorike do të luanin një rol të rëndësishëm revolucionariitalian, Roselino Pilo dhe ai arbëresh, Françesko Krispi.” (Arjan Th. Kallço)

Në kronikën e kohës është regjistruar dhe një fakt tjetërkuptimplotë: vajza arbëreshe nga Piana, Xhovana Peta, do të shkonte në Palermo me flamurin italian fshehurnë gji dhe do ta valëviste pas fitores së kryengritjes nëqiellin e lirë të kryeqendrës së Sicilisë.

Siç dihet, me betejën e Kasertos, më 2 tetor 1860 morifund fushata e lavdishme e Garibaldit, që hodhi themelet e pavarësisë dhe bashkimit të Italisë. S’ka dyshim se bilancii kontributit arbëresh në këtë ngjarje të madhe historikepër fatin e Italisë është i padiskutueshëm dhe i admirueshëm. Këta pasardhës të Skënderbeut, jo vetëmnderuan emrin e tij dhe të atdheut të origjinës, por treguanme prova dashurinë dhe besnikërinë e tyre proverbialendaj popullit dhe tokës mikpritëse. “Gjatë Risorxhimentos, – shkruan historiani Cezaro Lambrozo, – arbëreshët e Italisë dhanë luftëtarë trima, derdhën gjak, bënë sakrificatë panumërta, manifestuan virtyte të larta, u treguanqytetarë të denjë të atdheut të tyre të dytë”.

**Mungesa e delegacionit të Serbisë më rastin e festimevepër 150 vjetorin e Bashkimit të Italisë, sigurisht që nuk do të vihet re nga vetë italianët. Nga ana tjetër, prania e dydelegacioneve me zyrtarë të lartë nga Kosova dheShqipëria do të shihet si dicka e natyrshme jo vetëm se tani shqiptarët kanë dy shtete por sepse i natyrshëm kaqenë edhe kontributi i shqiptarëve ndër vite për Bashkimine Italisë.**

(Kontributi i shqiptarëve në bashkimin e Italisë ,IlirianDahri2011 )

Vetë Heroi i dy botëve e kujton këtë fakt në kujtimet e tij: “Nga asnjë vend tjetër i botës nuk mund t’ia dilnim me sukses në marshimin tonë, përvecse nga Hora e Shqiptarëve”. Pra që në fillimet e tij Xhuzepe Garibaldi u mbështet tek arbëreshët të cilët më pas do ti cilësontetrima.

Xhuzepe Garibaldi u lind në Nicë më 4 korrik 1807, vdiqnë ishullin Caprera më 2 qershor 1882, revolucionar dheluftëtar për lirinë dhe bashkimin e Italisë.

** *Pas rënies së Republikës së Romës, Garibaldi me vullnetarët e tij filluan tërheqjen e tyre heroike. Ai me këtërast iu tha ushtarëve:

– Luftëtarë, ja çfarë ju afroj atyre që duan të më ndjekinpas: uri, të ftohtë, mungesë strehe, mungesë municioni, por gjithnjë syhapur në beteja dhe pa gjumë, marshime tëgjata dhe përleshje me bajoneta. Tani kush e do atdhenële të më ndjekë pas. Kësaj thirrjeje iu drejtuan katër mijëvullnetarë, që ndoqën pas heroin e tyre. ***/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7966,Camëri,108,Editorial,1710,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1284,Iliridë,251,Kosovë,2375,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,155,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,496,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: E di Italia se shqiptarët e bënë atë të bashkuar?
E di Italia se shqiptarët e bënë atë të bashkuar?
https://3.bp.blogspot.com/-hB6c5dVKIrA/W56xXJfiClI/AAAAAAAAYb8/_J6L2N2VWp4LAe0ihnD-Nn50_fLuISP2ACLcBGAs/s640/62-garibaldi-905x395.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-hB6c5dVKIrA/W56xXJfiClI/AAAAAAAAYb8/_J6L2N2VWp4LAe0ihnD-Nn50_fLuISP2ACLcBGAs/s72-c/62-garibaldi-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/e-di-italia-se-shqiptaret-e-bene-ate-te.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/e-di-italia-se-shqiptaret-e-bene-ate-te.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy