FOTO: Makinat me të cilët udhëtonte Enveri. Ja historia e “Mercedes 600”

Nga Leonard VEIZI
Në historinë njerëzore të 100 viteve të fundit, një nga kureshtitë më të mëdha ka të bëjë dhe me markat e makinave me të cilat kanë udhëtuar krerët e shteteve. Sidomos e atyre drejtuesve të lartë, jeta e të cilëve ka qenë e mbuluar me më shumë mister se sa e yjeve të muzikës apo të kinemasë të cilët kanë qenë shumë më të hapur për median dhe publikun…
…Një Mercedes 600 tip limuzine ka qenë diamanti mbi kurorën e makinave me të cilat ka udhëtuar drejtuesi i lartë i shtetit komunist Shqiptar, Enver Hoxha.
Dëshmitë
Në ditët e sotme gjetja e një Pullman 600 që nuk është në pronësi të dikujt cilësohet si një gjë mjaft e vështirë. Duhet pasur parasysh nga ky tip i shtrenjtë e plot shkëlqim, i projektuar dhe montuar mes viteve 1963 dhe 1981, janë vetëm 2.677 ekzemplarë.
Megjithatë Enver Hoxha ka parapëlqyer që nëpër rrugët e kryeqytetit apo udhëtime të shkurtra të përdorte një Mercedes 300 SEL. Për të shkuar në zyrën në Komitetin Qendror, Enver Hoxha nuk përdorte makinë, por shkonte në këmbë. Ndërsa limuzina gjashtë dyershe lëvizte rrallë.
Ky dossier është mbështetur mbi tre dëshmi që cilat më janë dhënë gjatë kohëve: e Sulo Gradecit, ish-shefi i grupit të shoqërimit të Enver Hoxhës, Arif Bizhgës, një prej shoqëruesve të tij pas Luftës dhe Hamdi Sinës, ish-shofer i familjes Hoxha.
 Rregulli
Nëse Enver Hoxha ulej në sedijen e pasme të makinës, nuk kishte me trimëri, por as frikën s’mund ta njihje, ndërsa pakujdesia më e vogël shënohej me “bojë të kuqe”. Drejtuesi i automjetit duhet të kryente detyrën me përpikëri, ndërsa oficeri shoqërues ndiqte të gjithë procesin me një vëmendje dyshuese deri në çastin e fundit. Në bulevardet e kryeqytetit, por dhe në rrugët inter-urbane, Benzi 300 SEL me benzinë, një prodhim super i perëndimorëve gjermanë, nuk duhet t’i kalonte 60 kilometrat në orë. Vetëm kështu jeta e drejtuesit të shtetit ishte e siguruar në çdo rast. Gjithçka e përcaktuar nga ekspertët ishte firmosur nga vetë kryeministrit Mehmet Shehu.
Pas Luftës
Menjëherë pas Luftës, Enver Hoxha ka përdorur një Fiat Millecento” e pas saj ka marrë një “Alfa Romeo”, të dyja prodhim italian. Por pas kësaj periudhe filloi futja e makinave të prodhimit lindor. Për delegacione të nivelit të lartë, si në rastet kur në Shqipëri erdhi Hrushovi, Sianuku e Çu En Lai nxirrej ZIM-i sovjetik, i zbuluar. Enveri kishte pasur një ZIM që në vitin 1950 dhuratë nga Stalini me targën 0331. Në 1954 e ndërroi po me një ZIM pasi rusët në atë kohë sollën  makina të këtij lloji për gjithë udhëheqjen. Në vitet ’60 për të erdhi dhe një makinë kineze “Flamuri i Kuq”. Ndërkohë Enver Hoxha përdorte dhe një “Gaz 69” për rrugë malore, 4×4 që ishte një prodhim sovjetik shumë e mirë.
Prodhimet perëndimore
Pas viteve ’70 në “Bllok” u rikthyen sërish makinat perëndimoreNë atë kohë u porositën dhe 8 Benza në Gjermani. 7 prej tyre ishin “280 SEL” që i morën anëtarët e Byrosë Politike . Makina e 8-të ishte “Benz 600” tip limuzinë me 6 dyer për Enver Hoxhën. Sipas njerëzve që i shërbyen nga afër udhëheqësit komunist  “Benz 600” tip limuzinë me 6 dyer ishte elektronik, me sofieta që ngrihej kur kishte rrugë të këqija, me xham që pengonte komunikimin me shoferin e me sediljet e pasme që mblidheshin për të krijuar një hapësirë të madhe. Shpenzonte gjithsej 15-16 litra benzinë për 100 km.
Teknologjia Benz
“Mercedes 600” u krijua nga tradita e shkëlqyer e Mercedesit, për prodhimin e limuzinave luksoze të kalibrit më të lartë, me super fuqi teknologjike 600. Në të njëjtën mënyrë si ‘Großer’ 770 dhe Adenauer 300 që i parapriu asaj, 600-ta ishte një limuzinë e klasit botëror, e cila inkorporonte me sukses një miksim të pasurisë teknologjike, ekskluzive, e një cilësie të patregueshme, me karakteristika të sofistikuara teknologjike dhe me një performancë befasuese. Kjo makinë solli befasi, por gjithashtu ishte jo fort e vlerësuar, sidomos kur krahasohej me ofertat e hijshme nga Rolls-Royce dhe Cadillac. Të shtrenjta pasivisht, dhe të mbushura me karakteristika të reja teknologjike, makinat ishin të mira për një 120mph të vërtetë. Duke mos pasur asnjë motor të madh për makinën, Mercedes krijoi një nga motorët më legjendar të saj. Makina kishte frena disku dhe amortizatorë të pavarur rreth e rrotull, një sistem masiv hidraulik të famshëm që mundësonte amortizimin, sedilje të mëdha, siguresa për dyert e dritare.
Bossat që mbanin Mercedes 600
Po të kërkosh në revistat e kohës, do të gjesh materiale që flasin për prodhimin e shtrenjtë Mercedes 600 dhe njerëzit që kishin mundësi të kishin në përdorim të tyre një prej ekzemplarëve të rrallë. Projektuar dhe ndërtuar bukur, modeli i limuzinës Mercedes 600 ishte shumë ekskluziv dhe astronomikisht i shtrenjtë (makina më e shtrenjtë në botë, në vitin 1965 shkonte në më shumë se 22,000 dollarë). Ajo pati klientë të shquar, ku përfshiheshin diplomatë, industrialistë dhe yje të skenës dhe kinemasë. Personazhe të famshëm kanë pasur në pronësi Mercedes 600, përfshirë: Coco Chanel, Elvis Presley, Elizabeth Taylor, John Lennon, Aristotel Onassis, Jack Nicholson dhe Bob Jane. Trendi i këtyre makinave u shndërrua në trendin e makinave të diplomatëve dhe personazheve politikë, shumë prej të cilëve, krerë komunistë. Kanë pasur në pronësi Mercedes 600 në vite: Hirohito, Idi Amin, Jomo Kenyatta, Nicolae Ceauşescu, Leonid Brezhnev, Enver Hoxha, Pol Pot, Fidel Castro, Josip Broz Tito, Saddam Hussein dhe Kim Il Sung.
 Fundi i makinave të rralla
Për shumë vite, disa nga makinat e Enver Hoxhës kanë qenë në fondin e Kinostudios e cila i përdorte për të luajtur filmat e kohës.
Mercedes 600 i rrallë i Enver Hoxhës tanimë nuk është më në listën e Parkut të Delegacioneve ku ai pati shërbyer për vite më radhë, në të cilin kanë hipur shumë nga personalitetet e huaja që zbritën në tokën shqiptarë pas vitit 1990. Mercedes 600 prodhim i viteve ’70 është ndërruar me një tjetër Mercedes 600 serie, shumë më modern por me shumë më pak vlera.

Makinat të cilat ka përdorur Enver Hoxha
Fiat Millecento
“Alfa Romeo”
ZIM
Flamuri i Kuq
Gaz 67
Gaz 69
Kadillak
Mercedez Benz 300 SEL
Mercedez Benz 600 Limuzinë

 DITA/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8305,Camëri,113,Editorial,1806,Ekonomi,444,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1353,Iliridë,258,Kosovë,2452,Kulture,656,Luginë,50,Moti,2,Politik,1810,Reportazh,162,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,515,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: FOTO: Makinat me të cilët udhëtonte Enveri. Ja historia e “Mercedes 600”
FOTO: Makinat me të cilët udhëtonte Enveri. Ja historia e “Mercedes 600”
https://4.bp.blogspot.com/-e3_8rllX5HA/W7DtFnzrIqI/AAAAAAAAY_Y/9mZif_2Y1IsnC_C7Vt4_n2Kp4cTbCKMBQCLcBGAs/s640/42723715_1930066837049911_2871191731934593024_n-905x395.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-e3_8rllX5HA/W7DtFnzrIqI/AAAAAAAAY_Y/9mZif_2Y1IsnC_C7Vt4_n2Kp4cTbCKMBQCLcBGAs/s72-c/42723715_1930066837049911_2871191731934593024_n-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/foto-makinat-me-te-cilet-udhetonte_30.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/foto-makinat-me-te-cilet-udhetonte_30.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy