FOTOT: Turizmi i peizazhit, vjeshta sjell vizitorë në malet e Shqipërisë

TIRANË, 27 shtator/ATSH – N. Lena/ – “Vjeshta ka ulur numrin e turistëve në bregdet, por jo të atyre që preferojnë ecjen në natyrën e bukur dhe peizazhin shqiptar”. Kështu shprehen punonjësit specialistë të guidave malore në Administratën e Zonave të Mbrojtura të Beratit.

Punonjësit e kësaj administrate çdo ditë janë në aktivitet në qendrën e tyre të Pritjes së Vizitorëve, për të udhëzuar dhe shoqëruar vizitorët e ndryshëm që ngjiten drejt peizazheve vjeshtore në faqet malore të Tomorit.

Së fundmi ata shoqëruan një grup turistësh gjermanë prej 14 vetash, që me mjetet e tyre kishin për guidë lëvizjen nga Berati, në Parkun Kombëtar Mali i Tomorrit dhe më pas, nëpërmjet lumit të Tomoricës udhëtuan drejt Gramshit ku u ndalën në Ujëvarën e Sotirës e më pas vazhduan në destinacionin e tyre.

“Gjatë lëvizjes në zonën e Kulmakut në malin e Tomorit, kontaktuam dhe ndihmuam në lëvizjen me mjetet e tyre drejt majës jugore të Malit të Tomorrit tre grupe turistësh: një çift çekësh, një çift hungarezësh dhe tetë polakë në dy makina, të cilët i orientuam në drejtimin e kërkuar prej tyre”, – thotë Fatos Nako, Drejtor i AdZM Berat.

Nën këmbët e malit madhështor të Tomorrit, ndodhen disa fshatra malore, që tashmë janë kthyer në kuriozitete për turistët e aventurës, historisë dhe të mitologjisë. Këtu ndodhen Dardha, Qaf-Dardha, Perisnaka, Kostreni i Madh, Bogdani… Bukuritë përrallore të kësaj zone nuk mund të rrëfehen pa i parë me sy. Ndër to, dy liqene në rrëzë të malit, 1100 metra mbi nivelin e detit, të mbushur dimër e verë plot me ujë e gjallesa ujore.

Peizazhet janë befasuese me ujëvara, burime, liqene e shkëmbinj të thepisur. Ka disa liqene akullnajore, ku në krye të tyre ndodhet “Sheshi i Shën-Pjetrit”. Rreth e përqark tij bëjnë hijeshi pishat.

Pak me tej gjenden rrënojat e një qyteze të çuditshme, me themele dhe murana që nuk dihet kush i ndërtoi dhe kush i shkatërroi. Qyteza ende pret arkeologët të vendosin emra dhe mbiemra, të caktojnë ditëlindje dhe ditëvdekje.

Në Qaf-Dardhë ndodhet edhe çezma e Tarikos, ku udhëtarët shuajnë etjen dhe shlodhen duke marr udhëzime për vazhdimin e mëtejshëm të itinerarit. Aty në një pllakë guri shkruhet: “Pini ujë dhe uroni/ Tarikon ta kujtoni/ Jam e ëma e Demirit/ Mbeta garibe (e vetmuar) nga dora e qafirit”.

Fatosi thotë se: ”Ishte kënaqësi kur i shihje që ishin goxha të informuar dhe me guida të vetpërcaktuara prej tyre që më parë. Kjo tregon që informacionet për zonat malore mund t’i gjesh lehtë në internet”.

E verdha vjeshtore ka trokitur kudo, turistët pasionant të kësaj panorama po vërshojnë dhe Shqipëria po futet fort në tregun turistik edhe në guidat e peizazhit natyror. /j.p/
           
/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8305,Camëri,113,Editorial,1806,Ekonomi,444,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1353,Iliridë,258,Kosovë,2452,Kulture,656,Luginë,50,Moti,2,Politik,1810,Reportazh,162,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,515,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: FOTOT: Turizmi i peizazhit, vjeshta sjell vizitorë në malet e Shqipërisë
FOTOT: Turizmi i peizazhit, vjeshta sjell vizitorë në malet e Shqipërisë
https://1.bp.blogspot.com/-Q_F9UtarG8c/W65YApSH7kI/AAAAAAAAY88/eexMbY7x99847ZSyY99XhV9f60WJjh9fwCLcBGAs/s640/ber9.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-Q_F9UtarG8c/W65YApSH7kI/AAAAAAAAY88/eexMbY7x99847ZSyY99XhV9f60WJjh9fwCLcBGAs/s72-c/ber9.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/fotot-turizmi-i-peizazhit-vjeshta-sjell.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/fotot-turizmi-i-peizazhit-vjeshta-sjell.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy