Fshati dhe qyteti si dita me natën në Shqipëri, ky është hendeku që i ndan

, Fshati dhe qyteti si dita me natën në Shqipëri, ky është hendeku që i ndan
Niveli i mirëqenies ndryshon ndjeshëm nga fshati në qytet, sidomos në Shqipëri. Këtë e thotë një raport i ri i Bankës Botërore. Ky raport arrin në përfundimin se, hendeku fshat-qytet në Shqipëri është më i larti në rajon.

Serbia, Maqedonia, Mali i Zi apo edhe Kosova kanë nivele bindshëm më të ulta. Diferencën e shqiptarëve me fqinjët rajonalë e ilustron mjaft mirë edhe grafiku, ku indeksi i hendekut për Shqipërinë është në nivele tejet të larta në krahasim me të tjerët. Shqipëria është në nivelin e ish-republikave sovjetike.

Ndërkohë, vende si Bullgaria dhe Rumania, anëtare të Bashkimit Europian duket se e vuajnë më shumë fenomenin se vendi ynë.
Ndër vendet e Europës dhe Azisë qendrore, vetëm Greqia ka një indeks në territor negativ, çka do të thotë se hendeku është në favor të fshatit, pra në Greqi ata që jetojnë në fshat kanë një nivel më të lartë mirëqenie se ata që jetojnë në qytet.

Për të përcaktuar nivelin e mirëqenies, si në fshat ashtu edhe në qytet merren 12 kritere bazë, që variojnë që nga aksesi në internet, mënyra e të ushqyerit, si psh frekuenca e vakteve të mishit, e deri te mundësia për të bërë pushime.
Të dhënat dalin në pah nga raporti i fundit i Bankës Botërore, me titull “Drejt një kontrate të re sociale” dhe tregojnë qartë se jetesa në fshat në Shqipëri shoqërohet me një nivel tepër të ulët mirëqenie, sidomos në krahasim me fqinjët rajonalë./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button