“Gjermania është kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan, kjo ide është marrëzi”

Deklarata e Merkelit pas telefonatës me Trump-in ishte më e butë. A ka ndyshuar Gjermania qendrim ndaj çështjes së Kosovës? Tri pyetje për Bodo Weber, nga nisma e Këshillit të Politikave të Demokratizimit (DPC).

Zoti Weber, a mendoni se perëndimi ka filluar ta shohë çështjen ndryshimit të kufijve në Ballkan si një opsion të mundshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës?

Deklaratën e Kancelares Merkel e interpretoj se Gjermania do të këmbëngulë në qendrimin e saj: Jo ndryshim kufijsh në Ballkan, jo ndarje të Kosovës ose këmbim territoresh. Paçka se gjuha e zonjës Merkel ishte më e butë se në deklaratat e mëparshme. Edhe fakti që kryeministri Plenkoviç mbajti një qëndrim kaq të qartë dëshmon se Berlini është duke kërkuar partnerë në BE për të ndalur marrëzinë e këmbimit të territoreve, për çka janë dakord me sa duket Thaçi, Vuçiç dhe Mogherini.

Përse marrëzi?

Dialogu arriti në vitin 2013 suksesin më të madh kur e bëri Serbinë të pranonte se Kosova nuk është më pjesë e saj, nëse ajo dëshiron të hyjë në BE. Që zonja Mogherini e futi dialogun në krizë dhe si rezultat nuk është në gjendje të ruajë vijat e kuqe, është dëshmi e dobësisë së BE-së. Është i çuditshëm fakti që në Bruksel flitet tani lirshëm për die të tilla, që vënë në rrezik rendin e aritur me kaq mund në këto 30 vjet në Ballkan. Kjo gjithashtu është dëshmi për dobësinë e Perëndimit përballë nacionalistëve në Ballkan që pas fitores së Trumpit shpresuan se tani do t’u jepej ndonjë shans agjendave nacionaliste të parealizuara në vitet ’90.

Çfarë do të ndodhë tani?

Lind pyetja se si e kanë menduar Vuçiç, Thaçi dhe Mogherini. Një plan i tillë nuk do të jetë i realizueshëm. Gjermania nuk do të lëvizë nga pozicioni i saj. Kjo do të thotë se një marrëveshje për këmbime ose ndarje territoresh nuk do të jetë e realizueshme, edhe nëse palët në Bruksel bien dakord. Dhe në rastin më ekstrem, nëse do të ketë ndonjë konflikt, Berlini do ta ndalë perspektivën e Serbisë dhe Kosovës për BE. Dyshoj se aktorët që e trumpetuan këtë politikë, kanë shpresuar se po të kthehen të gjithë, do të kthehet edhe Berlini. Por i kanë bërë hesapet gabim. Pra, do të shohim destabilizim në javët e ardhshme në rajon dhe ndoshta negociatat për marrëveshnjen përfundimtare të dialogut do të presin komisionin e ri dhe pasardhësin e Mogherinit.

Marrë nga DW/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8009,Camëri,109,Editorial,1724,Ekonomi,424,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1295,Iliridë,251,Kosovë,2382,Kulture,632,Luginë,49,Moti,2,Politik,1780,Reportazh,157,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,494,Video,499,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Gjermania është kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan, kjo ide është marrëzi”
“Gjermania është kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan, kjo ide është marrëzi”
https://4.bp.blogspot.com/-Qy3q42dxZQw/W4w4jgN5C4I/AAAAAAAAX-M/LvR73LtORjA8BDxblzYJhKNJ56Br74vqACLcBGAs/s640/merkel-5-1024x536.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-Qy3q42dxZQw/W4w4jgN5C4I/AAAAAAAAX-M/LvR73LtORjA8BDxblzYJhKNJ56Br74vqACLcBGAs/s72-c/merkel-5-1024x536.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/gjermania-eshte-kunder-ndryshimit-te.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/gjermania-eshte-kunder-ndryshimit-te.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy