Ish-ministri i Jashtëm serb: Përkrahim dialogun me shqiptarët

Ish-ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, ka kritikuar në një intervistë për DW qasjen e presidentit serb për çështjen e Kosovës.

I pyetur nëse mendon se qeveria aktuale dëshiron të pranojë Kosovën si shtet sepse kështu i mundëson Prishtinës anëtarësimin në OKB, Jeremiç përgjigjet:

“Kjo nuk është më diçka që mund të fshihet. Marrëveshja qendrore që kërkojnë Vuçiç dhe Thaçi është që ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës marrëdhëniet të “normalizohen”, kështu që të dy palët do të obligohen që të mos pengojnë njëri-tjetri në skenën ndërkombëtare, para së gjithash kur bëhet fjalë për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare përfshirë aty edhe OKB”.

Jeremiç sqaron më tej gjatë intervistës se Aleanca për Serbinë përkrah vazhdimin e dialogut me shqiptarët, sepse beson se vetëm përmes bisedimeve mund të arrihen zgjidhje të çështjes aktuale.

“Ekziston një numër i madh i gjërave që janë shumë të rëndësishme dhe që në Bruksel deri tani nuk janë aspak të prekura. Për shembull, çështja e uzurpimit të pasurisë private dhe asaj shtetërore, si dhe garantimi i mbrojtjes së popullatës serbe, duke përfshirë dhe trashëgimitë kulturore. Nuk mund të bisedohet për statusin derisa këto gjëra nuk realizohen në mënyrë adekuate”, u shpreh Jeremiç.

Lidhur me debatin për ndryshim kufijsh, ish-ministri i jashtëm shprehet se jo më kot Perëndimi është kundër këtij varianti, pasi dihet që do të krijonte precedent të rrezikshëm në rajon dhe më gjerë.

“Ndryshimi i kufijve në bazë të një parimi etnik, i cili në fakt është thelbi i marrëveshjes Vuçiç-Thaçi, është një precedent. Është e sigurt se në të ardhmen ky precedent do të kërkohet edhe nga vende tjera jo vetëm në rajon, por edhe në një pjesë tjetër të botës”, theksoi ai./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8812,Camëri,115,Editorial,1928,Ekonomi,474,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1424,Iliridë,271,Kosovë,2539,Kulture,696,Luginë,58,Moti,2,Politik,1852,Reportazh,176,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,508,Video,548,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Ish-ministri i Jashtëm serb: Përkrahim dialogun me shqiptarët
Ish-ministri i Jashtëm serb: Përkrahim dialogun me shqiptarët
https://2.bp.blogspot.com/-LmS5U5DlyeI/W5f72sv8s3I/AAAAAAAAYQ4/a35O-FMlFK8P20SxwTufkmz5Yp6soI9LwCLcBGAs/s640/a1bb6-jeremic-905x395.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-LmS5U5DlyeI/W5f72sv8s3I/AAAAAAAAYQ4/a35O-FMlFK8P20SxwTufkmz5Yp6soI9LwCLcBGAs/s72-c/a1bb6-jeremic-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/ish-ministri-i-jashtem-serb-perkrahim.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/ish-ministri-i-jashtem-serb-perkrahim.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy