Kabllogramet sekrete: Kur amerikanët krahasonin Ramën me Berishën dhe Metën me Bashën

Më 8 korrik 2009, në një material konfidencial dërguar DASH, i cili deklasifikohet me 07/08/2019, Ambasada Amerikane në Tiranë krahason stilet e drejtimit të Ramës dhe Berishës.

Aty përmendet pa emër një informator i Ambasadë që raportohet si “gazetari”.

“Në takime të ndara në Ambasadë nga njëri tjetri Gazetari dhe më pas ish-kryeministri Pandeli Majko e përshkruajnë stilin e drejtimit të Ramës të ngjashëm me Berishën me disa ndryshime të vogla. Rama ashtu si Berisha merr vendime politike pa u konsultuar me lidershipin e PS-së, por ndryshimi mes tyre është se Rama as nuk i informon kryesinë e partisë për vendimet që ka marrë duke i lënë edhe aleatëve të tij të ngushtë të vetmen alternativë të shohin TV për të marrë vesh çfarë po ndodh.

Rama është i ngjashëm me Berishën në ndikimin që kanë mbi të njerëzit jashtë PS-së siç janë pronarët e mediave, biznesmenët dhe drejtuesit e OJF-ve. Sigurisht ngjashmëria më shqetësuese në mes të stileve të Ramës dhe Berishës është lidershipi i veçantë autoritar që kanë në dellin e tyre dy burrat. Rama dhe Berisha kanë rënë dakord një vit e gjysmë më parë për të zvogëluar kompetencat e presidentit përmes amendimeve të Kushtetutës më 2008.

Rama dhe Berisha njihen në partitë e tyre si kontrollues të çmendur të cilët i dërgojnë mesazhe në celular kandidatëve gjatë debateve televizive duke i thënë për çfarë të flasin. Gogoli i Ramës thuhet se është media” – shkruan kabllogrami i botuar nga DITA.

Në një kabllogram tjetër të titulluar “Përshtypje nga Tirana” dërguar: nga Ambasada e Tiranës më 24 dhjetor 2009 në Departamentin Amerikan të Shtetit, zv. Ambasadorja Debora Xhons shkruan se është e shokuar nga fjalori parlamentar i Berishës dhe Ramës.

Ja çfarë shkruhet në kabllogramin e botuar nga DITA:

“Shoku i pësuar nga çdo shqiptar, përfshirë këtu edhe stafin e ambasadës, i dha jetë idesë për të mbledhur disa fjalë kyçe nga terminologjia e pafund që është përdorur. Shprehjet e përdorura nga kryeministri Berisha drejt kreut të PS-së, Edi Rama: “Ne do përdorim pincat e ligjit për të shkulur çdo dhëmb opozitës… Mafiozë… Krerët e kupolës së mafias shqiptare… Kokëdhia… I paaftë mendërisht… Ke rrahur gruan”.

Shprehje të përdorura nga Edi Rama dhe anëtarë të tjerë të PS-së drejtuar kryeministrit Berisha dhe anëtarëve të PD-së: “Ne do përdorim grushtin tonë për ti thyer dhëmbët një nga një qeverisë…. Makut dhe injorant… Gjel që qëndron në krye të pirgut të plehut… Duçja shqiptar… Stalin… Kloun… Kryeministër pervers… Qeni më i shquar i gjuetisë i Enver Hoxhës…”

Në 24 nëntor 2009 Ambasada Amerikane në Tiranë i dërgonte Departamentit Amerikan të Shtetit një kabllogram të klasifikuar “konfidencial” me datë deklasifikimi 09/04/2019.

Kabllogrami analizonte Ilir Metën, që asokohe sapo kishte marrë postin e ministrit të jashtëm dhe e krahasonte me ish-ministrin Basha, të cilin e quan ndër të tjera “djalosh” dhe “menaxher të dobët”.

“Ai mund të jetë luftarak në disa raste – një herë sulmoi fizikisht një deputet në parlament gjatë një fjalimi – dhe mënyrat e tij janë të papritura dhe në kontrast të fortë me djaloshin… Ai do ta përdorë kohën e tij në MPJ që të rindërtojë fatin politik personal dhe të LSI-së me shpresën se një ditë do të bëhet sërish kryeministër. .. Pjesa më e madhe e kontakteve të ambasadave në MPJ preferojnë Metën pasi ai shihet si një ministër mbi normalen në MPJ dhe sepse ministri në largim, Basha, është parë gjerësisht si një menaxher i dobët…” – shkruhet në kabllogram, ku shtohet se “Meta dhe Nano janë pajtuar tashmë, kurse Meta dhe Rama mbeten rivalë të hidhur”.dita/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8812,Camëri,115,Editorial,1928,Ekonomi,474,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1424,Iliridë,271,Kosovë,2539,Kulture,696,Luginë,58,Moti,2,Politik,1852,Reportazh,176,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,508,Video,548,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kabllogramet sekrete: Kur amerikanët krahasonin Ramën me Berishën dhe Metën me Bashën
Kabllogramet sekrete: Kur amerikanët krahasonin Ramën me Berishën dhe Metën me Bashën
https://1.bp.blogspot.com/-UjfjErxeY14/W5f2RQW8kxI/AAAAAAAAYQk/9b0fkJbs8uMedo3wLzhke9KtNfo3CHr8QCLcBGAs/s640/4shja-1-905x395.png
https://1.bp.blogspot.com/-UjfjErxeY14/W5f2RQW8kxI/AAAAAAAAYQk/9b0fkJbs8uMedo3wLzhke9KtNfo3CHr8QCLcBGAs/s72-c/4shja-1-905x395.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/kabllogramet-sekrete-kur-amerikanet.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/kabllogramet-sekrete-kur-amerikanet.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy