Kadare kundër ndryshimit të kufijve: Ndarja e Kosovës, cenon paqen në Ballkan!

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare shprehet kundër rishikimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kolosi i letrave shqiptare thotë se një lëvizje e tillë do të cenonte stabilitetin në Ballkan.

Kadare shprehet kategorikisht kunder ndarjes se Kosovës. “Askush s’ka te drejte, Serbia hic e me hic, te cenoj integritetin territorial te Republikës së Kosovës”, ka deklaruar shkrimintari i njohur në një intervistë

Ismail Kadare pajtohet plotësisht me komunitetin ndërkombëtar dhe i bashkohet zërave të tyre për paprekshmërinë e kufijve, të cilat sipas shkrimtarit të njohur, janë “gjëra jo vetëm të ndjeshme në Ballkanin e përzierë, por edhe të rrezikshme për perspektivën e rajonit pas gjithë atij mundi, pas gjithë atij investimi, energjie nga ndërkombëtarët për promovimin e paqes dhe vënies së stabilitetit në rajon, pas gjithë atyre vuajtjeve dhe tmerrit që kishte përjetuar Ballkani këto vitet e fundit”.

“Gjithsesi duhet ruajtur integriteti territorial i shtetit te Republikës së Kosovës dhe çdo pretendim për lëvizje të kufijve apo copëtim të Kosovës nuk do të ishte në favor të paqes dhe stabilitetit në rajon. Shqiptaret dhe serbet dialog e marrëveshje po në Bruksel, por asesi në dem të sovranitetit te Kosovës! Askush s’ka te drejte, Serbia hic e me hic, te cenoj integritetin territorial te Republikës së Kosovës. Reciprocitet mes Veriut dhe Luginës së Preshevës meqë këta te fundit nuk janë rehat. Nisur nga historia, vuajtjet e popullit të Kosovës, sot nuk është duke u bërë aq sa duhet për këtë pjesë të Europës. Çdo angazhim për Kosovën nuk mjafton kurrë, sepse ajo e meriton shumë e më shumë….‘

Më pas, duke komentuar situatën e nxehtë në Kosovë dhe Luginën e Preshevës, Kadare, thekson se, “situata në Luginën e Preshevës është e papranueshme, ku popullata e atjeshme, shqiptarët etnikë në trojet e tyre, ende në këtë shekull ballafaqohen me diskriminimin e të drejtave të tyre elementare. Prandaj, perspektiva e Luginës së Preshevës, sikur viset e tjera të Ballkanit, duhet të jetë drejt Europës, gjë kjo e cila mund të bëhet me një angazhim më të madh të përfaqësuesve të Luginës në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar. Prandaj, po e përsëris se për popullin shqiptar, si në Kosovë, ashtu në Luginën e Preshevës, me një të kaluar me vështirësi të mëdha e me sakrifica, mund të themi se nuk është duke u bërë mjaft e aq sa duhet për ta, pasi ata meritojnë edhe më shumë. Nuk është kurrë shumë të bësh për ta. Është gjithmonë pak…” – thekson shkrimtari i madh.

Ndërkaq, sa i përket vizitave të kreut të shtetit serb në Kosovë, Kadare thotë se, “ashtu si serbët e Kosovës që presin personalitetet e tyre të larta nga një vend fqinj, edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë të drejtë dhe dëshirë, bile së paku për të mos u harruar, që të vizitohen nga personalitetet tona nga Prishtina dhe Tirana”. Ndërkaq, në këndvështrimin se si e sheh Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët në Ballkan pas një shekulli te shtetit shqiptar vjet pas pavarësisë, Kadare ne thekson se ndihet i kënaqur, duke pohuar se “kombi ynë në përgjithësi ka arritur shumë suksese, sidomos dekadën e fundit, në çdo sferë, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë dhe viset e tjera të Ballkanit, me përjashtim te Krahinës së Preshevës të cilit trevat i kemi keq. Por, kjo nuk do të thotë të ndalemi këtu. Me suksese Shqipëria dhe Kosova duhet të vazhdojë. Sepse shqiptarët sot gjenden në kulmin e zhvillimeve dhe ata janë në rrugë të mbarë”.

“Përfaqësuesit e popullit tonë, dhe jo vetëm këta, por të gjithë ne bashkërisht: shkrimtarë, intelektualë, rinia, meqë gjendemi para një sërë sfidash, na presin edhe shumë detyra dhe përgjegjësi të mëdha për të ardhmen e kombit tonë, ndaj nuk duhet ndalur së punuari, duhet vazhduar misioni ynë për zhvillimin e kombit tonë, për një të ardhme edhe më të mirë dhe të sigurt e orientuar drejt Europës”, ka thëne ne fund Kadare. Presheva Jone/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8763,Camëri,115,Editorial,1916,Ekonomi,470,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1410,Iliridë,270,Kosovë,2534,Kulture,691,Luginë,58,Moti,2,Politik,1850,Reportazh,175,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,505,Video,546,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kadare kundër ndryshimit të kufijve: Ndarja e Kosovës, cenon paqen në Ballkan!
Kadare kundër ndryshimit të kufijve: Ndarja e Kosovës, cenon paqen në Ballkan!
https://2.bp.blogspot.com/-46NIu3luBck/W5qSqa5WrdI/AAAAAAAAYYw/FZv08X3-kAQ_UGZjXC8XJps2UBRS7TywACLcBGAs/s640/ismail-kadare_1532632758-6307156.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-46NIu3luBck/W5qSqa5WrdI/AAAAAAAAYYw/FZv08X3-kAQ_UGZjXC8XJps2UBRS7TywACLcBGAs/s72-c/ismail-kadare_1532632758-6307156.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/kadare-kunder-ndryshimit-te-kufijve.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/kadare-kunder-ndryshimit-te-kufijve.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy