Kur Hafiz Ali Korça mbronte shkollat shqipe nga andartët grekë

Mark Brunga

Javë më parë, Presidenti Nishani dekoroi me titullin “Nderi i Kombit” një ndër figurat më të shquara klerikale në historinë e Shqipërisë, Hafiz Ali Korçën.

Ky titull iu dorëzua nipit të tij me banim në Durrës, që trashëgon dhe emrin, Ali Korça. Dhënia e këtij titulli ishte një vlerësim i madh pasi gjyshi ka qenë një figurë komplekse në historinë tonë kombëtare”, thotë Ali Korça junior.

Në shtëpinë e pasardhësve të tij ka një serial veprash të ndryshme, mes të cilave shquhet dhe një seri botimesh në 12 vëllime. Po ashtu ndodhet dhe një poezi e rrallë në dorëshkrim me nota humori si dhe një fjalim i mbajtur në varrimin e Dervish Himës, nje figurë tjetër e shquar e periudhës post-Pavarësisë, ku dhe u shqua veprmtaria patrotike e hafizit të njohur.

Ka dhe foto me shumicë, ku mes tyre shquhet ajo që i përket vitit 1901 (foto kryesore lart). Aty është një çetë luftëtarësh të krahinës së Devollit. Mes tyre ndodhet Hafiz Ali Korça, ku në njërën dorë mban të shkruar devizën e patriotëve luftëtarë: “Shqipëri a Vdekje”. Fotoja në pjesën fundore të saj ka dhe nje shënim: “Fidainjtë e parësisë së Devollit, ndënë kryesinë e Hafiz Ali Korçës”.

Nipi i tij, Aliu, thotë se kjo çetë ka vepruar kryesisht në zonën e Korçës, Devollit, Vithkuqit, Bitinckës, për mbrojtjen e shkollave të fshehta shqipe të asaj periudhe, pasi ato sulmoheshin herëpashere nga çetat e andartëve grekë. Atëherë ata qenë detyruar që për të mbrojtur mësuesit e nxënësit, të ngrinin me burra të armatosur çeta luftëtarësh të betuar.

Përveç se luftëtar, Hafiz Ali Korca ka qenë ndër mësuesit e parë të mësonjëtores së parë shqipe në Korçë dhe bashkëpunoi ngushtë me Pandeli Sotirin, drejtorin e mësonjëtores së parë shqipe të Korçës. Edhe nje foto e asaj periudhe tregon hafizin mes personelit të shkollës së parë shqipe.

Pra, nga pushka kaloi tek pena, si për të plotësuar kredon atdhetare “Me pushkë e penë për mëmëdhenë”

Kujtojmë se pas shpalljes së Pavarësisë atij iu ngarkuan detyra të rëndësishme, si këshilltar i Ministrisë së Arsimit, Drejtor i Përgjithshëm i po kësaj Ministrie, Shef i Fetva-minit pranë Këshillit të Lartë të Sheriatit në Shqipëri, pedagog në Medresenë e Lartë të Tiranës etj.

Po ashtu, Hafiz Ali Korça renditet ndër hoxhallarët e përndjekur në disa periudha e nga disa grupime ideologjike, ku veçohet komunizmi, i cili nuk ia harroi për asnjë çast veprën diskretituese “Bolshevizma a çkatërrimi i njerëzimit”. Vitet e fundit të jetës ai i kaloi në internim ne Kavajë, qytet që në atë periudhë ishte pjesë e integruar e rrethit të Durrësit. Aty, siç tregon nipi i tij, në atë qytet, ai u mbajti dhe u respektua si askush tjetër. Kur vdiq, sipas nipit, ai u varros te varret e vjetra te Kavajës dhe kur ato u shpërngulën, vetëm varri i Hafiz Ali Korçës nuk u prek./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7975,Camëri,108,Editorial,1712,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1289,Iliridë,251,Kosovë,2377,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kur Hafiz Ali Korça mbronte shkollat shqipe nga andartët grekë
Kur Hafiz Ali Korça mbronte shkollat shqipe nga andartët grekë
https://4.bp.blogspot.com/-Ku408owhSPQ/W5q-GTdBNLI/AAAAAAAAYbk/9RaOJy_Nqt8A6MSaPr0X9wEAAGfDhrLmACLcBGAs/s640/mark-765x445-640x372.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-Ku408owhSPQ/W5q-GTdBNLI/AAAAAAAAYbk/9RaOJy_Nqt8A6MSaPr0X9wEAAGfDhrLmACLcBGAs/s72-c/mark-765x445-640x372.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/kur-hafiz-ali-korca-mbronte-shkollat.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/kur-hafiz-ali-korca-mbronte-shkollat.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy