Kur Kadri Roshi thoshte “më vjen turp të hyj në atë teatër sepse më del miu e më shikon në sy”

Bruno Shllaku, një nga aktorët më të rëndësishëm të skenës dhe filmit shqiptar, shprehet i bindur për domosdoshmërinë e ndërtimit të një Teatri të Ri Kombëtar, pasi ai aktuali nuk plotëson asnjë standard.

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up” më Top Channel, aktori shkodran dha një përgjigje edhe për ata pak kolegë të tij të cilët kanë protestuar ndaj projektit për ndërtimin e teatrit të ri modern.

“Unë jam i biri i një regjisori që ka ndërtuar historikisht teatro në Shqipëri. Kam thënë dhe vazhdoj ta them që të hiqet fjala shembje, ai teatër nuk shembet, ai teatër ikën, për të rilindur një teatër i ri, i mirëfilltë”, tha Shllaku. I pyetur nëse e ka diskutuar këtë çështje edhe me vëllain e tij, Bruno Shllaku tha: “Për teatrin nuk diskutoj me askënd, as me vëllain tim”.

Aktori i njohur theksoi se ndërtimi i një teatri të ri ka qenë një kërkesë dhe ëndërr edhe e kolosëve të skenës shqiptare, si Kadri Roshi. Shllaku kujtoi edhe një bisedë me artistin e madh, Kadri Roshin, i cili i pati thënë se i vinte turp të ngjitej në atë skenë, me ato kushte.

“Kam përshtypjen se ata që flasin për Teatrin Kombëtar, nuk kanë qenë kurrë në atë skenë, nuk kanë qenë kurrë pjesëtarë të një trupe, siç ka qenë Kadri Roshi. I ndjeri Kadri më thoshte: – Më vjen turp të hyj në atë teatër sepse më del miu e më shikon në sy dhe thotë “O Kadri, çdo këtu, se kjo është zonë e imja”, kjo është e mjaftë”, u shpreh Bruno Shllaku./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9203,Camëri,117,Editorial,2016,Ekonomi,505,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1466,Iliridë,284,Kosovë,2661,Kulture,716,Luginë,61,Moti,2,Politik,1895,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,520,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kur Kadri Roshi thoshte “më vjen turp të hyj në atë teatër sepse më del miu e më shikon në sy”
Kur Kadri Roshi thoshte “më vjen turp të hyj në atë teatër sepse më del miu e më shikon në sy”
https://4.bp.blogspot.com/-wCmeE-XmjZ0/W6peu9OfusI/AAAAAAAAYxI/6VGJeFixHcMWWjyGiQQNroESWq6xAUZFACLcBGAs/s640/Kadri-Roshi-2-696x304.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-wCmeE-XmjZ0/W6peu9OfusI/AAAAAAAAYxI/6VGJeFixHcMWWjyGiQQNroESWq6xAUZFACLcBGAs/s72-c/Kadri-Roshi-2-696x304.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/kur-kadri-roshi-thoshte-me-vjen-turp-te.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/kur-kadri-roshi-thoshte-me-vjen-turp-te.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy