Kuvendi i Kosovës/ Heqja e Roamingut me Shqipërinë, çështje javësh

Muaj më parë 11 deputetët e pavarur të Kuvendit të Kosovës, patën bërë kërkesë për heqjen e ROAMING-ut ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Kjo rezolutë e miratuar nga Kuvendi, u propozua me qëllim që të hiqen tarifat në mënyrë që qytetarët të komunikojnë me çmime sikurse në vendet e tyre.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka thotë se ka punuar në këtë drejtim, në mënyrë që ky propozim të pilotohet në muajt e verës por që ka qenë e pamundur, andaj po e njëjta pritet të finalizohet brenda pak javësh.

Në një bisedë për Indeksonline, Lluka ka bërë me dije se me 8 apo 9 të muajit tetor do të zhvillohet një takim në Shqipëri, ku edhe do të definohen gjërat rreth kësaj çështje.

Sipas tij, këto ditë saktësohet se kur do të hyjë në fuqi legjislacioni në fjalë, dhe se teknikisht është çështje javësh që pritet të realizohet iniciativa në fjalë.

“E fundit që ka qenë është takimi që kam pasur me zëvendës-ministrin e Energjisë që është përgjegjëse për Telekomunikacionin në Shqipëri, Dorina Çinari, e cila më ka premtuar se në muajin shtator do të del në parlament ligji në Shqipëri që ju obligon njëfarë forme që të jenë pjesë e roamingut. Me 8 apo 9 tetor do të zhvillojë një takim në Shqipëri me homologun tim në qendër të Tiranës dhe aty do të definojmë më mirë gjërat edhe për çështjen të cilën po flasim”, ka thënë ai në një prononcim për Indeksonline.

Ministri Lluka thotë se tashmë është radha e Shqipërisë që t’i kryejë obligimet e mbetura.

“Nga ana e Kosovës gjithçka është e gatshme edhe jemi koordinuar edhe me operatorët edhe me rregullatorin dhe legjislacionin veç e kemi në vend. Pse jemi në pritje tash nga e Shqipërisë se kur e finalizojnë ligjin atë që duhet, pra legjislacionin.”, ka shtuar tutje ai.

Ministri Lluka ka bërë me dije se ka kërkuar nga Shqipëria informata se ku janë me këtë çështje por ende nuk kemi marr përgjigje.

“Unë e kuptojë se humbjet mund të jenë pak më të theksuara nga ana e Shqipërisë por prapë se prapë qëndrojmë së bashku dhe besoj se nga ana e Shqipërisë të paktën nga ana e politikes realisht është e mbështetur, mirëpo do ta shohim presim edhe pak besojë disa javë dhe shohim se ku janë problemet. Legjislacioni në Shqipëri, fjalët kanë qenë që legjislacioni duhet të kryhet në periudhë prej 45 ditësh.”, ka theksuar ai.

Heqja e Roamingut është një nga shërbimet më të rëndësishme që do t’iu mundësojë qytetarëve dhe bizneseve të Kosovës dhe Shqipërisë komunikim shumë më efikas dhe më të lirë./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9222,Camëri,117,Editorial,2023,Ekonomi,506,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1466,Iliridë,286,Kosovë,2668,Kulture,719,Luginë,61,Moti,2,Politik,1896,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,520,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kuvendi i Kosovës/ Heqja e Roamingut me Shqipërinë, çështje javësh
Kuvendi i Kosovës/ Heqja e Roamingut me Shqipërinë, çështje javësh
https://2.bp.blogspot.com/-swcwNk-He9Y/W6u5I9qVZGI/AAAAAAAAY1w/ipMNvB1nqncUdXr24VCRVjuab_XLaZUWgCLcBGAs/s640/1533233495_celulari.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-swcwNk-He9Y/W6u5I9qVZGI/AAAAAAAAY1w/ipMNvB1nqncUdXr24VCRVjuab_XLaZUWgCLcBGAs/s72-c/1533233495_celulari.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/kuvendi-i-kosoves-heqja-e-roamingut-me.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/kuvendi-i-kosoves-heqja-e-roamingut-me.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy