Legjenda e Zvicrës: Problemi i kombëtares janë lojtarët shqiptarë

Festimi me shqiponjë nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri vazhdon të përflitet ende në Zvicër, duke lënë në hije performancën e mirë të helvetikëve në Botëror.

Edhe pse FIFA vendosi të hapte një hetim, duke i dënuar të dy lojtarë, kjo çështje vazhdon të nxisë debate.

Dhe, pjesë e diskutimeve, kritikave dhe polemikave është bërë edhe ish-lojtari i kombëtares zvicerane, Stéphane Henchoz.

Ai në një intervistë të dhënë për të përditshmen ‘Blick’, ka thënë se helvetikët luajtën dobët në Rusi, sidomos ndaj Suedisë, duke e vënë gishtin te lojtarët me prejardhje shqiptare.

Granit Xhaka: “Besoj se Stephan Lichtsteiner nuk do të jetë më titullar, por tashmë problemi qëndron te fakti se kush duhet jetë kapiten.

Mesa di unë në garë janë Yann Sommer dhe Granit Xhaka, por unë preferoj Sommer. Edhe pse Xhaka luan rregullisht me Arsenalin, jam i mendimit që kapiteni i Zvicrës duhet të jetë zviceran. Xhaka nuk na përfaqëson.

Ai nuk këndon himnin. Një person të tillë do ta godisja me shuplakë. Nëse Petkovic vendos që Xhaka të bëhet kapiten, atëherë do përballemi me një problem.

Do ishte një nënvlerësim për Sommer, Schaar apo Lichtsteiner që kanë përfaqësuar Zvicrën tradicionalisht. Mendoj që as tifozët nuk do të ishin dakord.” “

Valon Behrami: “ Problemi me Behramin qëndron te fakti që Petkovic i kishte dhënë shumë pushtet.

Nuk kuptohej se kush ishte trajneri”

Xherdan Shaqiri: “Kemi të bëjmë me një lojtar që nuk e shfrytëzoi mundësinë te Bayern Munich. Pasi mbaronte stërvitjen, vizitonte miqtë e tij në Zvicër.

Pastaj kthehej në Mynih për dy orë e gjysmë, duke nënvlerësuar faktin që nëse udhëton me makinë për dy orë e gjysmë, kjo gjë i dëmton muskujt e këmbëve.

Fatkeqësi është kur të dëmton një kundërshtar, por jo kur nuk kujdeseni për trupin tuaj”.

Stéphane Henchoz ka luajtur me ekipe të ndryshme si Xamax, Hamburger, Blackburn, Liverpool, Celtic, Wigan, Blackburn.

Me kombëtaren zvicerane është aktivizuar në 72 ndeshje./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8839,Camëri,116,Editorial,1936,Ekonomi,476,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1425,Iliridë,273,Kosovë,2543,Kulture,697,Luginë,58,Moti,2,Politik,1853,Reportazh,176,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,511,Video,549,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Legjenda e Zvicrës: Problemi i kombëtares janë lojtarët shqiptarë
Legjenda e Zvicrës: Problemi i kombëtares janë lojtarët shqiptarë
https://4.bp.blogspot.com/-Fg6GNilokEM/W425N_G63mI/AAAAAAAAYDY/AOQJ7WNr8SY6wZaHjQyTSLqnETNap8xyQCLcBGAs/s640/5b2f5a6b4c3c2xhaka-dhe-shaqiri.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-Fg6GNilokEM/W425N_G63mI/AAAAAAAAYDY/AOQJ7WNr8SY6wZaHjQyTSLqnETNap8xyQCLcBGAs/s72-c/5b2f5a6b4c3c2xhaka-dhe-shaqiri.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/legjenda-e-zvicres-problemi-i.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/legjenda-e-zvicres-problemi-i.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy