Lista e Kombëtares, rikthime dhe dy risi

Christian Panucci, trajneri i Kombëtares shqiptare, ka publikuar listën me 25 futbollistë që do t’i përdorë për dy ndeshjet në fillim të muajit shtator, kundër Izrealit dhe Skocisë, të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Lojtarët do të vijnë nga nesër deri ditën e hënë, ku spikasin rikthimet e 6 futbollistëve, që mungonin në grumbullimet e mëparshme, si Jahmir Hyka, Migjen Basha dhe ish-kapiteni Ansi Agolli, që duket se edhe njëherë tjetër do të vërë shiritin në krah.

“Unë gjithmonë kam qenë në lidhje me Agollin që duhet t’i gjejmë një zëvendësues. Kam thënë se, nëse do të na duhet, do e thërras. Nuk e kam thënë kurrë që Agolli nuk do të jetë më pjesë e skuadrës përfaqësuese,” – tha trajneri Panucci.

panucci ne koference per shtyp
panucci ne koference per shtyp

Sadiku dhe Roshi do të mungojnë për arsye dëmtime, ndërsa janë thërritur edhe Mihaj, Binaku dhe Demiri të cilët kanë vendosur të luajnë për Shqipërinë. Do të mungojë Memushaj, që nuk luan prej katër muajsh.

Grumbullohet edhe Mërgim Mavraj, edhe pse qendërmbrojtësi aktualisht është pa ekip. Pak e habitshme në fakt, por Panucci e ka bërë edhe më parë me lojtarë të tjerë, për t’u dhënë një dorë dhe mos ndihet jashtë ekipit kuqezi.

“Jemi një skuadër e mirë, nëse do të jemi gjithmonë të plotë. Mavraj ka kohë që nuk luan, Sadiku e Roshi të dëmtuar. Kam thirrur një skuadër më eksperte. Ka disa lojtarë që luajnë pak, ose nuk luajnë aspak. Nëse jemi të bashkuar, mund të bëjmë shumë gjëra të mira,” – shtoi italiani që drejton kuqezinjtë.

kombetarja
kombetarja

I vetmi lojtar nga kampionati shqiptar është portieri i Partizanit, Alban Hoxha, i cili gjithsesi, do të jetë në stol, pasi nuk mund të konkurrojë për momentin me Etrit Berishën dhe Thomas Strakoshën.

Tekniku pasi përcolli urimet e tij për një shërim të shpejtë për Roshin e Sadikun, të cilët janë të dëmtuar përcolli për gazetarët edhe objektivat e tij për këto dy sfida të para të këtij kompeticioni:

Tashmë nis një epokë e re, një histori e re për ekipin kombëtar të Shqipërisë. Çdo gjë e deritanishme është zeruar, duke përfshirë çdo eksperiment të kryer. Liga e Kombeve është një kompeticion shumë thelbësor për ne.

Tani nisin ndeshjet që kanë shumë rëndësi. Shqipëria nuk është Brazili, por është një skuadër e mirë kur është e plotë. Jam shumë i kënaqur që na rikthehen shumë lojtarë, të cilët na kanë munguar në takimet e fundit.

Agolli dhe Panucci
Agolli dhe Panucci

Nuk mendoj të shpenzoj më energji negative në lidhje me ndeshjet e fundit, pasi më vjen të shpërthej, edhe pse kishim jo pak mungesa, apo lojtarë jashtë forme. Tani është rikthyer mesfusha.

Jam përpjekur të thërras futbollistë me më shumë përvojë për këto dy takime në këtë grup shumë të ekuilibruar sic jemi ne. Duhet të bëjmë një start shumë të mirë në fushën tonë, në një kohë që në Skoci, në “Hampden Park” duhet të jemi me shumë zjarr në fushë, pasi është një stadium që të vë në një presion shumë të madh.

Sidoqoftë tashmë na janë kthyer shumë lojtarë dhe do të punojmë shumë gjatë këtyre ditëve. Sa i përket portës është problemi më i vogël që kam. Si Strakosha që po luan dicka më shumë, dhe Berisha që po luan pak janë dy portierë të cilët japin garanci maksimale në portë”, theksoi trajneri Panucci.

kombetarja ne zyrih
kombetarja ne zyrih

I pyetur për futbollistin e Bayernit, Shabani, trajneri Panucci saktësoi: “Për të qenë të ndershëm dhe korrektë, ai futbollist nuk ka vendosur ende se me kë do të luajë. Jemi vetëm në këtë situatë”.

Skuadra kombëtare nga dita e dielë në darkë dhe të hënën në mesditë do të nisë grumbullimin, ku pritet të vijnë lojtarët e thërritur. Seanca e parë do të zhvillohet ditën e hënë në resort “Tropikal” në Durrës në orën 17.30, (15 minutat e para janë të lira për mediat).

Më poshtë, lista e 25 lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Panucci:

/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8009,Camëri,109,Editorial,1724,Ekonomi,424,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1295,Iliridë,251,Kosovë,2382,Kulture,632,Luginë,49,Moti,2,Politik,1780,Reportazh,157,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,494,Video,499,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Lista e Kombëtares, rikthime dhe dy risi
Lista e Kombëtares, rikthime dhe dy risi
https://2.bp.blogspot.com/-1e-hQbzv990/W4w3zI8HEBI/AAAAAAAAX-E/3L8YdqSHG3A29yGkoSdW8Jny_0Ly_qWswCLcBGAs/s640/kombetarja.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-1e-hQbzv990/W4w3zI8HEBI/AAAAAAAAX-E/3L8YdqSHG3A29yGkoSdW8Jny_0Ly_qWswCLcBGAs/s72-c/kombetarja.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/lista-e-kombetares-rikthime-dhe-dy-risi.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/lista-e-kombetares-rikthime-dhe-dy-risi.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy