Majko: Korrigjimi i kufijve, dëshirë e Beogradit për të rritur tensionet

Korrigjimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është një dëshirë e Beogradit për të ngritur tension në rajon si një diplomaci verifikuese, falë edhe mbështetjes ruse.

Kështu shkruan në rrjetin social facebook, ministri i Diasporës Pandeli Majko duke kujtuar që është profesioni i Serbisë për të krijuar destabilitet, duke iu referuar historisë.

Si ish-ministër Mbrojtjeje, Majko, shprehet se asnjë ushtarak nuk do ta këshillonte ndërhyrjen e Beogradit në Kosovë.

Sipas tij është kohë që të reagojnë të gjithë pasi efekti rusi në Ballkan mund të sjellë një krizë të vërtetë, pasi sipas Ministrit Rusia nuk bën biznes, por preferon shahun.

Reagimi i plotë i Majkos:

KORIGJIMI I STATUSIT TE SERBISE…

Kujtesa është një funksion i pasigurtë në marrëdhënien me historinë. Ajo nuk vlerëson përsëritjen.

Serbët janë të kuptueshëm kur duan destabilitet. Ky është një “profesion” që historia jua ka njohur. Por, aktualisht ekziston veç një dëshirë e Beogradit zyrtar për të ngritur tensionin në rajon si një diplomaci verifikuese.

Presidenti Vuçiç dje në konferencë shtypi bënte pyetje në distancë. “Pse duhet të përmbahemi? Kjo është pyetja ime për BE. Ju lutem, Mogerini, Kocijaniq të më shpjegoni çfarë të përmbahemi?”…

Po i njëjti Vucic në fundin e gushtit në Vjenë deklaroi se “… Ne e konsiderojmë Kosovën një vend të lirë…Ne duam të bëjmë diçka për njerëzit tanë. Ne duam të sjellim diçka të mirë për serbët dhe për shqiptarët.”

Shefi i të vetëquajturës “zyra për Kosovën” në qeverinë serbe zhvilloi dje leksione publike për historinë duke kujtuar situatën para konfliktit izraelito-egjiptian.

Politika e Beogradit ka marrë pamjen e kryeministres së saj ku paraqitja dhe përmbajtja janë dy gjëra të ndryshme. Serbia ka një administratë profesionale për t’i shpjeguar drejtuesve të shtetit se çfarë ndodh në se ushtria serbe ndërhyn në territorin e shtetit të Kosovës. Ky shtet është nën mbrojtjen e NATO-s . Kjo ndërhyrje nuk do të ishte “korrigjim”. Ajo do të jetë një konflikt që një planifikues ushtarak nuk do ta këshillonte.

Europa njihet për mungesën e aksionit por jo të reagimit. Ndërhyrja e Serbisë në Kosovë do të prodhonte një efekt domino i cili do të sillte ndërhyrjen e fuqive të mëdha. Kjo ndërhyrje nuk gjen shpjegim me historinë e konfliktit të Egjiptit me Izraelin.

Problemi kryesor i politikës amerikane dhe Perëndimin po shfaqet me “Koalicionin e Sirisë” i cili po prish balancat në Lindjen e Mesme. Koalicioni i Sirisë dhe Serbia kanë një marrëdhënie të ngushtë.

Serbët po shfaqin diplomacinë e “forcës” për shkak të përkrahjes së Moskës. Në vitin 1999 një grup ndërhyrjeje parashutistësh rus mori aeroportin e Prishtinës. Në se uniformat ruse do të vinin nga baza e Nishit dhe do vendosen në urën e Mitrovicës “në mbrojtje të paqes”… Kjo po… që do të ishte një krizë e vërtetë. Por, askush mos kërkojë protagonizëm pas kësaj.

Politika ruse nuk bën biznes. Ajo parapëlqen “shahun”.

Pyetja që duhet ti bëjnë vetes pas kësaj politikanët e Beogradit është e vështirë. Do t’ju duhet të vlerësojnë në se në një konflikt rajonal do t’ju mjaftojë “statusi i Asadit”. Dhe bëhet fjalë për një rajon thuajse të integruar në NATO dhe Bashkimin Europian ku nuk duhet tu gënjejë mendja se do jenë “Izraeli” i Lindjes në Perëndim…

Kujtesa është funksioni më i pasigurt në marrëdhënie me politikën. Ajo nuk të jep pasqyrim të plotë të ngjarjeve veç të ndihmon të krijosh pasqyrimin e vetvetes.

Politika serbe është në një ditë të vështirë. Arsyeja është tek thjeshtësia e asaj që po vjen. Kjo është një kërkesë e papëlqyer në ish Beogradin e Titos. Të qenit një tokë e përbashkët e Lindjes dhe Perëndimit nuk funksionon më. Drama e vërtetë e Beogradit zyrtar është pamundësia për të qenë Jugosllavia e dikurshme. Kjo situatë nuk kalon me skërmitje. Nuk është hera e parë që politikanët serbë dobësinë e fshehin me shfaqje force.

Në se Beogradi dëshiron të korrigjojë statusin e vet rajonal ka një rrugë tjetër. Ai nuk kalon nga armiqësia me shqiptarët apo ndarjet etnike. Një shekull histori janë të mjaftueshëm për të vërtetuar këtë. Në fund, ky është një vendim serb. Privilegji i fundit për dikë në udhëkryqin midis paqes dhe konfliktit. Sigurisht./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8305,Camëri,113,Editorial,1806,Ekonomi,444,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1353,Iliridë,258,Kosovë,2452,Kulture,656,Luginë,50,Moti,2,Politik,1810,Reportazh,162,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,515,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Majko: Korrigjimi i kufijve, dëshirë e Beogradit për të rritur tensionet
Majko: Korrigjimi i kufijve, dëshirë e Beogradit për të rritur tensionet
https://1.bp.blogspot.com/-01hrVAP4cLY/W7Dzdkizp3I/AAAAAAAAY_8/HcjmZ9IJRWIWaw6Koho0khVt00xytGX3ACLcBGAs/s640/42940145-745092049173164-3223642671004254208-n_1538320980-4797951.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-01hrVAP4cLY/W7Dzdkizp3I/AAAAAAAAY_8/HcjmZ9IJRWIWaw6Koho0khVt00xytGX3ACLcBGAs/s72-c/42940145-745092049173164-3223642671004254208-n_1538320980-4797951.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/majko-korrigjimi-i-kufijve-deshire-e.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/majko-korrigjimi-i-kufijve-deshire-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy