Media serbe fajëson mafien shqiptare për kartonin e kuq të Ronaldos

Në Serbi nuk dinë se çfarë të shpikin gjëra të tjera kundër Shqipërisë dhe së fundmi kanë dalë me një teori konspirative ku kanë përdorur mjaft fantazi për të shpjeguar se pse Kristiano Ronaldo u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Valencias nga Feliks Brysh.

Sipas tyre, është mafia shqiptare që ka kërkuar dënimin e futbollistit portugez, për shkak se kishte vënë shuma të mëdha bast për një eventualitet të tillë, raporton Vip Sport.

“Ronaldo është viktima e keqbërësve shqiptarë”, titullohet në shkrimin e të përditshmes “ALO”, e cila bën disa lidhej konspirative. Sigurisht, gjithçka e lidhin me urrejtjen që kanë për Brysh, i cili gjykoi ndeshjen e famshme mes Serbisë dhe Zvicrës në Botëror.

“Nëse vjedhja ndaj Serbisë në Botëror kaloi pa u vënë re nga FIFA, gjermani Feliks Brysh vështirë se do t’i shpëtojë pensionit tani. Por është më mirë se fati që do të kishte pësuar nëse to të refuzonte të tregonte një karton të kuq ndaj Ronaldos.

Ndonëse disa media shkruan se Brysh dëmtoi Serbinë pasi ishte shpërblyer nga mafia shqiptare, ai mori ato vendime pasi ekzistojnë disa pamje filmike komprometuese që janë përdorur si shantazh.

Këtë herë, ato mjaftuan për t’i treguar kartonin e kuq Ronaldos, falë disa njerëzve me influencë të kriminalitetit shqiptar, të cilët kishin investuar miliona në bastet online se portugezi do të largohej para kohe nga fusha e lojës.

Dhe fitimet nga ky bast ishin shumë të mëdha. Si të mos ishin, kur një nga futbollistët më të mirë të ditëve të sotme përjashtohet nga Liga e Kampioneve!”, shkruhej në artikullin e “ALO”, që argumenton se kjo ka qenë ndeshja e fundit ndërkombëtare për Brysh.

Meritojnë komplimente për imagjinatën, apo jo?/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9405,Camëri,121,Editorial,2068,Ekonomi,520,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,82,Histori,1486,Iliridë,291,Kosovë,2754,Kulture,733,Luginë,62,Moti,2,Politik,1910,Reportazh,181,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,522,Video,569,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Media serbe fajëson mafien shqiptare për kartonin e kuq të Ronaldos
Media serbe fajëson mafien shqiptare për kartonin e kuq të Ronaldos
https://2.bp.blogspot.com/-g-72__zOebQ/W6phoKKu6mI/AAAAAAAAYxk/Ui8w5eHckgkM6sS8naxbOgLFiAvATfk7wCLcBGAs/s640/ronaldo-4.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-g-72__zOebQ/W6phoKKu6mI/AAAAAAAAYxk/Ui8w5eHckgkM6sS8naxbOgLFiAvATfk7wCLcBGAs/s72-c/ronaldo-4.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/media-serbe-fajeson-mafien-shqiptare.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/media-serbe-fajeson-mafien-shqiptare.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy