Ministri Austriak: “Gratë në Shqipëri, paguhen për të dalë të mbuluara në rrugë”

, Ministri Austriak: “Gratë në Shqipëri, paguhen për të dalë të mbuluara në rrugë”

Ministri i punëve të jashtme i Austrisë, Sebastian Kurz pjesë e Samitit të refugjatëve sulmoi lidhur me “politikën e dyerve të hapura”.

“Nga një perspektivë europiane gjykimi duhet të qëndrojë në plan të parë, për të ndaluar rrjedhjen e refugjatëve dhe emigrantëve të tjerë, por në të njëjtën kohë për të zgjeruar ndihmën humanitare dhe për të forcuar kanalet ligjore për emigrimin”,- u shpreh ai.

Kurz mes të tjerave, diskutoi edhe për radikalizmin islamik në rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Pozitive është se ekziston vetëdija që ky është një problem global”,- tha ai. Lidhur me parandalimin, ai shtoi se posaçërisht autoritetet në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë duhet t’i kundërvihen radikalizimit islamik në rritje.

Kjo temë u diskutua në një “Samit të Ballkanit Perëndimor” në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, ku pjesë ishin dhe ministrat e jashtëm nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina apo Serbia.

Veçanërisht në funksion të diskutimeve për “referendumin e propozuar për anëtarësim e Mbretërisë së Bashkuar të Bashkimit Europian” dhe marrëdhëniet e BE-së me Turqinë, këto vende nuk duhet të humbasin “perspektivë europiane”, deklaroi Kurz.

Këshilla që dha Kurz, lidhet me një rritje për të ndaluar radikalizimin islamik. Sipas tij kjo duhet të ofrohet në veçanti në Shqipëri, Bosnje apo Kosovë. “Ka një ndikim të fortë fetar dhe ideologjik e për të karakterizuar dukshëm se gratë paguhen në mënyrë që ato të ecin plotësisht të mbulura në rrugë”,- deklaroi Ministri i Jashtëm Austriak.

Burimi: Kleinezeitung/ Pershtati: Redjon Shtylla/ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button