Mitrovica është bër burim i krizave që nga viti 1903, kur Turqia lejojë të hapë Konsullatën e Rusisë

Në vitin 1903, në Mitrovicë, me lejen e sulltanit hapet Konsullata Ruse, që nga ajo kohë nuk kanë pushuar krizat dhe trazirat dhe Mitrovica është burim i krizave jo vetëm, në Kosovë dhe Ballkan, por për gjithë Evropën, shkruan FMimages.net

Shqiptarët e kishin kundërshtuar ashpër hapjen e Konsullates Ruse, sepse e dinin shumë mirë se ajo punonte për shfarosjen e shqiptarëve.

Por, misioni i konsullit rus kishte pasur jetë të shkurtër, pasi vetëm një vit pas hapjes, ai kishte gjetur vdekjen. Disa parashikuan që ky atentat në Mitrovicë do të sjellë luftë të re midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane.

Konsulli quhej Grigorij Stepanoviq Shqerbin. Shqerbin i cili doli të jetë ukrainas, kishte shërbyer si konsull edhe në Stamboll e Shkodër, ndërsa qëllimi i tij ishte infiltrimi sa më i madh i diplomacisë ruse në këtë rajon.

“Daily Telegraph” me titull: “Rusia dhe Shqipëria”, ku tregon për arrestimin e zyrtarëve të “Carit” në Mitrovicë nga Isa Boletini.

“Informacioni i mëposhtëm ka arritur te qeveria e Serbisë nga Stambolli: M. Teherbalcheff, i Ngarkuari me Punë në Stamboll, kishte dërguar disa zyrtarë rusë me orendi dhe mallra shtëpiake për përgatitjen e hapjes së Konsullatës Ruse në Mitrovicë. Isa Boletini me njëqind ushtarë të armatosur, kishte marrë informacion nga Stambolli për ardhjen e rusëve, dhe ai kishte pritur këta të fundit për të hyrë në Mitrovicë, ku menjëherë i kishte burgosur. Shqiptarët i kishin konfiskuan të gjitha gjerat e rusëve, dhe pas mbajtjes së tyre për tri ditë ata i shoqëruan deri në Shkup. Konsulli rus në Shkup, kishte dorëzuar një notë proteste, dhe kërkoi që Isa Boletini, të arrestohet menjëherë dhe të dëbohet nga Mitrovica. Shqiptarët janë deklaruar se nuk do të lejojnë hapjen e Konsullatës ruse në Mitrovicë”, shkruhej në këtë artikull”.

Gazeta angleze The Daily London News e datës 13 prill 1903 përshkruan një ngjarje që tronditi Kosovën: 6 mijë shqiptarë u mblodhën në Drenicë për të kundërshtuar reformat për ndarjen e re administrative sipas kriterit etnik nga Perandoria Osmane. Shqiptarët trembeshin se Fuqitë e Mëdha, sidomos Rusia, nëpërmjet zbatimit të reformave do t’i shkëpusnin nga trungu i Shqipërisë.

Duke parë se kërkesat e tyre drejtuar Stambollit ishin të kota, shqiptarët vendosën ta vazhdonin rebelimin me masa më aktive, dhe në 30 prill, një turmë shumë e madhe prej 3 mijë deri 5 mijë njerëzish u shfaqën përpara Vushtrrisë dhe e detyruan Kajmekamin të dorëzonte 11 xhandarë të krishterë që i kishte pranuar në punë.

Se si kajmekami i dorëzoi xhandarët dhe se si shqiptarët e sulmuan qytetin, kjo tashmë është publikuar.

Sipas korrespondentit të gazetës sonë, përplasja ishte e përgjakshme. Shqiptarët lanë në fushën e betejës 150 të vdekuur, megjithëse mundën të marrin me vete një numër të plagosurish dhe të vrarësh.

Pas betejës, ata u tërhoqën në drejtimin e Pejës dhe Gjakovës dhe thuhet se janë shpërndarë. Por sipas një njoftimi tjetër, ata po përgatiten për një sulm të ri mbi Mitrovicë./FMimages.net/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8839,Camëri,116,Editorial,1936,Ekonomi,476,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1425,Iliridë,273,Kosovë,2543,Kulture,697,Luginë,58,Moti,2,Politik,1853,Reportazh,176,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,511,Video,549,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Mitrovica është bër burim i krizave që nga viti 1903, kur Turqia lejojë të hapë Konsullatën e Rusisë
Mitrovica është bër burim i krizave që nga viti 1903, kur Turqia lejojë të hapë Konsullatën e Rusisë
https://2.bp.blogspot.com/-47qkBk2r7N0/W47cDF7_sRI/AAAAAAAAYE4/gog_s0FdLL8qElKZWaXZ0-8Q4GUgz1NMwCLcBGAs/s640/481177_462053037312157_7525434754687703342_n-1200x630-640x336.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-47qkBk2r7N0/W47cDF7_sRI/AAAAAAAAYE4/gog_s0FdLL8qElKZWaXZ0-8Q4GUgz1NMwCLcBGAs/s72-c/481177_462053037312157_7525434754687703342_n-1200x630-640x336.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/mitrovica-eshte-ber-burim-i-krizave-qe.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/mitrovica-eshte-ber-burim-i-krizave-qe.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy