“Nevojitet të arrihet një marrëveshje historike me shqiptarët”

Edhe tek shqiptarët edhe te serbët ka të tillë që nuk e kuptojnë momentin aktual – se situata ka ndryshuar dhe se duhet të arrihet një marrëveshje.

Kështu ka thënë kryetari i komisionit parlamentar për Kosovën në Kuvendit e Serbisë, Milovan Drecun.

Ai i tha RTS-së se kundërshtarë të arritjes së një marrëveshjeje për zgjidhjen përfundimtare të statusit të Kosovës ka nga njëra dhe nga ana tjetër, si dhe nga jashtë, transmeton Klan Kosova.

Drecun theksoi se nuk pret ndryshime të mëdha në Prishtinë dhe nuk ka rëndësi kush ulet pranë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në bisedime.

“Ata vazhdimisht po negociojnë për shkak se kanë shumicën dhe pushtetin ekzekutiv dhe ata vazhdimisht koordinojnë paraqitjet e tyre në Bruksel. Hashim Thaçi nuk punon sigurisht i vetëm, ata konsultohen me disa zyrtarë ndërkombëtarë, ata gjithashtu kanë mentorët e tyre. Mendoj se lëvizja kyçe ndodhi pas shkuarjes së Hashim Thaçit në Washington kur ai tha se nevojitet të arrihet një marrëveshje historike me Serbinë.”

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara janë ende fuqia më e madhe në botë dhe kthesa në administratën e Trumpit krijoi një hapësirë manovrimi për Serbinë që mund të rihapte çështjen që shumë kanë menduar se ka mbaruar.

“Ne kemi bërë gabime në histori dhe kemi vuajtur. Nëse tani nuk e kuptojmë mundësinë historike dhe rëndësinë e marrëveshjes historike me shqiptarët, do të bëjmë një gabim që do të ndikojë në të ardhmen e të gjithë kombit serb, shtetit serb dhe do të na sjellë në vuajtje të reja. le të themi, edhe pse ka nga ata që nuk e kuptojnë se është e nevojshme të arrihet një marrëveshje “, theksoi ai./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7975,Camëri,108,Editorial,1712,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1289,Iliridë,251,Kosovë,2377,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Nevojitet të arrihet një marrëveshje historike me shqiptarët”
“Nevojitet të arrihet një marrëveshje historike me shqiptarët”
https://4.bp.blogspot.com/-PSfXfHOXaOY/W5AgCer0ZqI/AAAAAAAAYF8/BxVCZxt196A4-YuINJvgatvKTwxfYcwoQCLcBGAs/s640/auto_drecun1536139035-640x366.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-PSfXfHOXaOY/W5AgCer0ZqI/AAAAAAAAYF8/BxVCZxt196A4-YuINJvgatvKTwxfYcwoQCLcBGAs/s72-c/auto_drecun1536139035-640x366.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/nevojitet-te-arrihet-nje-marreveshje.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/nevojitet-te-arrihet-nje-marreveshje.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy