Nikoll Lesi- Ambasadorit Karpushin: ju keni dijeni se pazari Thaçi-Vuçiç ka në mes dhënien e minierës së Trepçës dhe liqenin e Ujmanit, Serbisë?!

Nga Nikoll Lesi

Dje ambasada ruse në Tiranë ka nisur një përgjigje fyese gazetës “Koha Jone” në lidhje me shkrimin kryesor të botuar në “Koha Jonë” me titullin e madh, ”I dërguari i Presidentit Trump: Rusia fshihet pas ndryshimit të kufijve”.


Që të jemi korrektë me lexuesin, na duhet të sqarojmë se ambasada ruse në Tiranë ka ambasador dhe çdo gjë bëhet me lejen apo miratimin e ambasadorit. Ambasadori e ka emrin Aleksandër Karpushin. Ndaj po i drejtohemi zotit Karpushin!

Së pari më duhet t’ju them se Senatorit Amerikan, Ron Johnson duhej t’i përgjigjej zyrtarisht ministria e jashtme ruse në Moskë dhe nuk kishit pse ta kaloni rrugën “nga Kina” për të hedhur poshtë çfarë Senatori tha për “Zëri Amerikës”, të cilën e ribotoi gazeta. Senatori nuk ishte në tur shëtitës, në formë turizmi, porse ishin takime krejtësisht zyrtare dhe natyrisht, siç ai thotë në “VOA”, si i deleguar i Senatit dhe Shtëpisë së Bardhë. Ndaj më habit frika ruse për t’i dhënë përgjigje nga Moska, por gjuajtët me “top” gazetën “Koha Jonë” që ta marrë vesh Senatori Johnson se ç’mendon Rusia për deklaratat e tij në lidhje me bisedimet (për mua pazar) mes presidentit serb dhe presidentit kosovar. Një shtet serioz, siç jeni realisht, duhet t’i jepte përgjigje direkte Senatorit, nëse ai ju akuzoi për “dorën ruse” në Ballkan.

E dyta, juve ju ka djegur interpretimi i “Koha Jonë”, pasi shkruani në përgjigje tekstualisht se “Intervista e Ron Johnson-it, padyshim është e mbushur plot me sulme antiruse, çfarë edhe nuk përbën habi. Megjithatë, zoti S.P. e interpreton atë në mënyrë origjinale për të paraqitur tashmë akuzat të tij të rënda kundër Rusisë duke arritur deri aty sa të pretendojë se Moska gjoja dëshiron të përdorë “precedentin ballkanik” për rishikimin e kufijve të republikave ish-sovjetike”.

Në këtë fragment jeni keqkuptuar në interpretimin e shkrimit tonë, ose nuk jua kanë përkthyer mirë zoti ambasador, sepse padashje nga nënvizimi juaj në përgjigjen drejtuar “Koha Jonë”, juve u ka shkuar gjuha tamam atje ju dhemb dhëmbi!

E treta zoti Ambasador! Ju ironizoni gazetën, duke mos ruajtur aspak sensin e etikës diplomatike. Unë e di se inatin e keni me Senatorin Amerikan për çfarë tha për Rusinë, por nuk mundet kurrsesi një ambasador të lejojë një përgjigje të tillë, sepse nuk besoj se Andrei, zëdhënësi juaj rus që flet shumë bukur shqipen, të ketë gabuar në përkthim. Ju duhet të dini se ne jemi gazetë e themeluar në kushtet kur akoma komunizmi shqiptar (jo ai rus) nuk kishte dhënë shpirt dhe bëmë të parën media të lirë në Shqipëri. Nëse nuk e dini, duhet të mësoni më shumë për shtetin ku shkoni si ambasador, zoti Karpushin!

Më lejoni t’ju them se kur ambasada juaj niste, apo nis lajme në anglisht për t’i botuar gazeta “Koha Jonë” i ka botuar edhe kur mediat e tjera nuk t’i botonin. Ne e kemi bërë dhe e bëjmë për hir të profesionalizmit tonë, pavarësisht se nuk jemi dakord me shumë prej atyre lajmëve, por lajmi është lajm. Dhe i jepet publikut. Ky është profesionalizëm, apo jo zoti ambasador?

E katërta, kam bindjen se Bota është më e sigurtë kur dy superfuqitë, SHBA dhe Rusia, merren vesh me njëra-tjetrën, kështu që edhe në Ballkan rezultati do të jetë si bien dakord prapë të dyja palët, ndonëse në këtë rast besoj SHBA-në.

E pesta zoti ambasador, nuk duhej kurrsesi të përdornit këto fjalë drejtuar “Koha Jonë”, siç shkruani se “Gazeta “Koha Jonë” demonstroi sot një shembull të qartë të një propagande naive dhe dukshëm qesharake. Duke përdorur një mënyrë kaq fëminore si atribuimi i fjalëve “të duhura” një personi tjetër, gazeta “ka demaskuar” planet që gjoja ka Rusia për rishikimin e kufijve në rajonin e Ballkanit”.

Është shprehje e nervozizmit tuaj si ambasadë dhe jo e qetësisë që karaktarizon rusët. Unë jam shumë i lirë në mendimet e mia, sikurse edhe gazeta që drejtoj, aq sa duke qenë edhe i pavarur, edhe privat, nuk mund të më pengojë njeri të shkruaj për gjërat pozitive ruse, sikurse kritikat për qëndrimet e Moskës në Ballkan dhe linjën e saj pro serbe.

E gjashta zoti ambasador ju nuk e njihni kurajon dhe lirinë e medias shqiptare në këto 28 vite, ndaj nxitoni të etiketoni gazetën “Koha Jonë” me atë fjalor aspak të denjë për ambasadën tuaj. Ne, shqiptarët, jemi aq të lirë sa nesër, nëse ka ndonjë biznesmen rus (korrekt ama) që do të investojë në Shqipëri, i ka dyert e hapura. Edhe në media, biles. Ne kemi interes për turizmin rus, por edhe ju nuk keni asnjë pakënaqësi nga mikpritja shqiptare, si dhe nga bukuritë mahnitëse të vendin tim. Bile kam shkruar se Shqipëria ka interes për turizmin rus, sepse mbush ekonominë tonë dhe se do të ishte e nevojshme vendosja e linjës direkte Moskë-Tiranë në pikun e turizmit.

E shtata, ju citoni se “Ju kujtojmë se në fund të gushtit të këtij viti këshilltari i Presidentit të SHBA-së për sigurinë kombëtare John Bolton ka shpjeguar qëndrimin e Uashingtonit për dialogun aktual midis Beogradit dhe Prishtinës: “Politika e SHBA-së është e tillë që, nëse të dyja palët gjejnë gjuhën e përbashkët mes tyre dhe arrijnë një marrëveshje, ne nuk përjashtojmë edhe korrigjimet territoriale”. Shtrohet sërish një pyetje: përse pas deklaratës së John Bolton-it zoti S.P. nuk e pa të udhës të shkruante një editorial për faktin se Shtetet e Bashkuara inkurajojnë ndryshimin e kufijve në Ballkan dhe duan t’i heqin Kosovës “Trepçën” dhe Ujmanin?”

Pra ju keni dijeni se pazari Thaçi-Vuçiç ka në mes dhënien e minierës së Trepçës dhe liqenin e Ujmanit, Serbisë?!360grade.al/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8812,Camëri,115,Editorial,1928,Ekonomi,474,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1424,Iliridë,271,Kosovë,2539,Kulture,696,Luginë,58,Moti,2,Politik,1852,Reportazh,176,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,508,Video,548,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Nikoll Lesi- Ambasadorit Karpushin: ju keni dijeni se pazari Thaçi-Vuçiç ka në mes dhënien e minierës së Trepçës dhe liqenin e Ujmanit, Serbisë?!
Nikoll Lesi- Ambasadorit Karpushin: ju keni dijeni se pazari Thaçi-Vuçiç ka në mes dhënien e minierës së Trepçës dhe liqenin e Ujmanit, Serbisë?!
https://4.bp.blogspot.com/-XduhUKW8Kuo/W5l3HA2m19I/AAAAAAAAYXk/wjD59-IFvaMcznt1DV4RyJ05yrAaREnLACLcBGAs/s640/Lesi.png
https://4.bp.blogspot.com/-XduhUKW8Kuo/W5l3HA2m19I/AAAAAAAAYXk/wjD59-IFvaMcznt1DV4RyJ05yrAaREnLACLcBGAs/s72-c/Lesi.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/nikoll-lesi-ambasadorit-karpushin-ju.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/nikoll-lesi-ambasadorit-karpushin-ju.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy