Nje koncesion britanik i munguar në Shqipërinë e 1911! Kur “Hammer& Thomson” kërkonte Portin e Shëngjinit

Kreshnik Kuçaj/ Porti i Shëngjinit ka qenë gjithnjë një pikë strategjike e Shqipërisë. Gjatë shekullit të 19-të, një rol të rëndësishëm në tregtinë e jashtme luanin skelat e Uqinit, Tivarit, Oboti dhe Shëngjini.

Sipas studiuesit Zija Shkodra, nga Shëngjini eksportoheshin mallrat e grumbulluara si misri, bagëtitë, leshi, qymyri i drurit, drutë e zjarrit, dërrasat dhe rrëshira e pishës etj.

Në Shëngjin sikurse edhe në Tivar, vinin anijet ulqinake por edhe ato austriake, greke, italiane apo franceze

“Anijet austriake ngarkonin për në Trieste lesh dhe skotanë, italianët bagëti për therje dhe kuaj. Ulqinakët drithëra, dru zjarri, lëndë ndërtimi, të cilat i dërgonin në Dalmaci, Maltë dhe Tripoli, Tunizi e Aleksandri dhe në vende të tjera të perandorisë. Barkat franceze ngarkonin kryesisht dru për në Marsejë, lëndë druri për ndërtim anijesh si dhe dru ngjyrosës skotanë. Lidhur me këto të fundit vlen të thuhet se në 19 korrik 1855 ndodheshin në portin e Shëngjinit katër anije franceze që prisnin radhën për t’u ngarkuar me dru të tilla për në Marsejë” shkruan Shkodra te “Qyteti shqiptar gjatë Rilindjes Kombëtare”.

Më tej, Shkodra shkruan se roli i Shëngjinit si port filloi të rritet në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të e sidomos pas Kongresit të Berlinit kur Tivari dhe Ulqini i kaluan Malit të Zi.

Me humbjen e këtyre 2 skelave të rëndësishme, tregtia e jashtme e Shkodrës u dëmtua.

“Për të kapërcyer këtë vështirësi borgjezia shkodrane nga vitet ‘80 u detyrua të përdorë krahas Obotit edhe skelën e vogël të Shëngjinit, me 8-9 shtëpi. Nga ana tjetër, për të forcuar edhe më tepër interesat e veta në tregun shkodran, Austro-Hungaria nga viti 1878-1879 u detyrua të krijojë një shërbim të rregullt lundrimi mes Triestes, Dalmacisë dhe brigjeve të Shqipërisë. Nga viti 1882 vaporët e shoqërisë austriake Lloyd pasi preknin rregullisht portet e Dalmacisë, vinin çdo javë në Ulqin, Valdanoz, Obot, Durrës etj dhe pak më rrallë në Tivar dhe në Shëngjin. Më vonë edhe anijet e shoqërisë italiane Puglia si dhe vapori Jolanda krijuan lidhje me Shëngjinin, i cili gjatë stinës së verës luante rregullisht rolin e një ure që lidhet transportin detar të mallrave në mes Shkodrës dhe Durrësit” vijon në studimin e tij Zija Shkodra.

Prezenca e kapitalit britanik dhe francez në Shqipëri para 1912

Në fillim të vitit 1911, kur Shqipëria ishte ende pjesë e Perandorisë Osmane, një kompani britanike do të bënte kërkesë zyrtare për të marrë me koncesion këtë port. Si rrjedhojë e marrëveshjeve që kishin me Perandorinë Osmane, Franga dhe Anglia kishin nisur prej vitesh rritjen e prezencës së tyre përmes investimeve e koncesioneve në shtete të ndryshme të Perandorisë. Kreditë që i ishin dhënë Perandorisë Osmane në fund të shekullit të 19-të nga Anglia dhe Franca ishin shoqëruar me vendosjen si kolateral të burimeve të ndryshme të të ardhurave dhe burimeve natyrore.

E këto marrëveshje do të sillnin në Shqipëri edhe koncesionet e para britanike si në rastin e minierës së Selenicës në Vlorë ku kërkimet e administrimet e para u bënë nga britanikët dhe më pas nga francezët.

E njëjta gjë do të ndodhte më pas me administratën e “Dette Publique Ottomane” që përbëhej nga Britanikët, Gjermanët, Austro-Hungarezët, Italianët dhe mbajtësit e borxhit Osman dhe që ashtu si në vendet e tjera të perandorisë, edhe në Shqipëri do të merrnin në administrim monopole si ai i kripës, duhanit etj. Austriakët do të administronin vijën bregdetare shqiptare.

Në revistën Leka të Shkodrës, të vitit 1930 në një artikull që analizon rolin e “Limanit të Shnjinit” ripublikohet edhe shkresa e fletores së Shkodrës “Bashkimi” e datës 5 mars ku është edhe kërkesa zyrtare që kompania angleze “Hammer& Thomson” i drejton Valiut të Shkodrës duke i kërkuar koncesionin e portit të Shëngjinit, pasi çështja ishte diskutuar edhe me degën e bankës osmane në Stamboll. Krahas rregullimit të portit, kompania angleze angazhohej për të ndërtuar edhe një linjë hekurudhore që lidhte Shëngjinin me Shkodrën e Malin e Zi dhe me një degëzim në Durrës.

Kërkesa e plotë( në tekst original) e kompanisë “Hammer& Thomson” e vitit 1911

“Ekselencës së tij Valis, Presidenti i Kshillit të punve botore të Vilajetit të Shkodrës

“Si m’urdhnue për punë të Shoqnis inglize Hammer & Thomson të Dunes e majtun prej disa miqve të Ingliterrës, po vi te Ekcelenca e Ytë me lypë godin e limanit të Shninit e të hekurores Jugë Lindje të Shninit, Shkodrë, Tuz me nji të zgjatun deri në Durrës po kje nevoja. Nëpër kët lutje po ia lypi lejen Zotnis s’Ate për godin i përmenda.

Po kje se qeverija, si jamë sigurue ka me e pranue lutem me pasë mirësinë me më diftue:

1-Kartelin e onerive e shartet qi duhen për me muejt me e nxjerrë kërkesën t’onë

2-Me më dhane liri me prue nierz teknikë për shqyrtime qi lypen e me kënë pranë edhe ingjinierat e qeveris, mund të përgatiten shestimet e rregullimet për at qellim

3-Kuer të vijë dita e fillimit të punës Qeverija Perandore t’ia lanë të kryemit e asajë godi vetun Shoqnis Hammer &Thomson.

Tuej ia paraqitë Ekcelencës s’Ate kët lutje për Shoqnin Hammer&Thomson, qi asht gadi me i lidhun fjalët edhe me Bankën Komtare Osmane të Stamollës me të cillën asht marrun vesht, po i dërgoj edhe Ekcelencës së Tij Ministrit të punve botore nji ksi kopjet e me të tilla sharte.

Ekcellenca e Yte, qi në sa sundoj kët gjytet, ka dhanë sprorë shembullore për kah interesi i së mirës së popullit, lutemi më i pasë për zemrë kto kërkesa t’ona eme e folun nji fjalë të mitë ndër zyrë t’ueja, mund të dalin kjo punë për dobi të Shkodrës, si mas dishirit edhe të Qeveris Perandore Osmane, e cilla veç kqyrë të mirën e popullit të vet”

Në artikullin e revistës Leka të vitit 1930 shkruhet se kjo lutje nuk qe pëlqyer prej qeverisë së Turqisë pasi as limani i Shëngjinit e as hekurudha nuk u ndërtuan.

Duhet evidentuar fakti se kjo kërkesë për koncesion vjen në një kohë kur marrëdhëniet e zonës së veriut të vendit me Perandorinë Osmane ishin të acaruara e valiut të Shkodrës në atë periudhë i duhej që të merrej me kryengritjen e Malësisë së Madhe (1911).

Zhvillimet e kësaj periudhe finalizohen me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë e me nisjen e një procesi të administrimit të të ardhurave nga autoritetet shqiptare. Koncesionet britanike të mevonshme (vitet ’20) do të fokusoheshin te pasuritë natyrore si nafta apo te duhani. (SCAN)/ZgjohuShqiptar.info

<

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8305,Camëri,113,Editorial,1806,Ekonomi,444,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1353,Iliridë,258,Kosovë,2452,Kulture,656,Luginë,50,Moti,2,Politik,1810,Reportazh,162,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,515,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Nje koncesion britanik i munguar në Shqipërinë e 1911! Kur “Hammer& Thomson” kërkonte Portin e Shëngjinit
Nje koncesion britanik i munguar në Shqipërinë e 1911! Kur “Hammer& Thomson” kërkonte Portin e Shëngjinit
https://3.bp.blogspot.com/-3rmBLdca_00/W60UY8nLKwI/AAAAAAAAY7w/txdAQea2feoHOWgUcizB1JnF3363NrWmQCLcBGAs/s640/shengjin.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-3rmBLdca_00/W60UY8nLKwI/AAAAAAAAY7w/txdAQea2feoHOWgUcizB1JnF3363NrWmQCLcBGAs/s72-c/shengjin.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/nje-koncesion-britanik-i-munguar-ne.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/nje-koncesion-britanik-i-munguar-ne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy