Pesha e turizmit në Shqipëri, 14.8 % e PBB-së së vendit nga ‘paratë’ e të huajve

Rreth 14.8 % e PBB-së së vendit tonë gjatë vitit të shkuar janë nga shpenzimet e turistëve të huaj.

Një hartë e nxjerrë së fundmi nga The Independent tregon se çfarë përqindjeje e të ardhurave të një ekonomie botërore vjen nga turizmi ndërkombëtar. Ndryshe nga shumica e hartave që tregojnë numrin e vizitorëve ose shumat e shpenzuara, kjo hartë tregon të ardhurat nga vizitorët e huaj si përqindje e PBB-së së çdo vendi. Independent shton se kjo statistikë mund të lexohet edhe si “sa vizitorë të huaj kontribuojnë në ekonominë e secilit vend”.

Të dhënat janë nga viti 2017 dhe burojnë nga raporti u fundit i Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së. Në Ballkan, peshën më të madhe të shpenzimeve të të huajve e ka Mali i Zi, me rreth 21.8 % të PBB-së së vendit, ndjekur nga Shqipëria. Shumë më të ulët e ka Serbia dhe Maqedonia, të cilat nuk janë vende bregdetare.

Gjetje për t’u theksuar:

– Kjo hartë tregon të ardhurat vetëm nga vizitorët e huaj. Industria e turizmit në shumicën e vendeve është shumë më e madhe sesa tregojnë këto shifra, por shumica e tyre janë turizmi i brendshëm, i cili nuk përfshihet në këtë studim.

– Numrat për disa vende janë pakësuar. Për shembull, numri i Nepalit dhe Butanit nuk përfshin turistë nga India, megjithëse kjo duhet të llogaritet si “turizëm ndërkombëtar”. Kjo për arsye se vizitorët normalisht numërohen në kalimet kufitare, por kufiri i hapur midis Indisë dhe këtyre vendeve do të thotë që kalimet kufitare zakonisht nuk regjistrohen. Kjo situatë mund të ekzistojë edhe në vende të tjera në botë.

Kontributi i turizmit në PBB-në e Shqipërisë pritet që të jetë 26.3% për vitin 2018 sipas Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimit (ËTTC) në raportin për vitin 2018 për ndikimin në ekonomi. Ky raport parashikon që turizmi shqiptar do të rritet me ritme pozitive. Sipas tij, kontributi i drejtpërdrejtë i këtij sektori në PBB në vitin 2017 ishte sa 8.5% e PBB-së. Kjo parashikohet të rritet me 3.9% në 393.3 miliardë lekë në vitin 2018.

 

 

Grafiku në pjesën e poshtme të majtë tregon rritjen e të ardhurave të turizmit gjatë vitit të kaluar për 3 vendet e para në secilën zonë gjeografike/monitor/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8763,Camëri,115,Editorial,1916,Ekonomi,470,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1410,Iliridë,270,Kosovë,2534,Kulture,691,Luginë,58,Moti,2,Politik,1850,Reportazh,175,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,505,Video,546,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Pesha e turizmit në Shqipëri, 14.8 % e PBB-së së vendit nga ‘paratë’ e të huajve
Pesha e turizmit në Shqipëri, 14.8 % e PBB-së së vendit nga ‘paratë’ e të huajve
https://1.bp.blogspot.com/-B6lTJv5WB8o/W5lJPOIoYOI/AAAAAAAAYU0/cu4GZfkT42AIcS-exslFefoVKcdXibO-gCLcBGAs/s640/plazh-1-3.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-B6lTJv5WB8o/W5lJPOIoYOI/AAAAAAAAYU0/cu4GZfkT42AIcS-exslFefoVKcdXibO-gCLcBGAs/s72-c/plazh-1-3.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/pesha-e-turizmit-ne-shqiperi-148-e-pbb.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/pesha-e-turizmit-ne-shqiperi-148-e-pbb.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy