Po braktisen qytetet, Tirana “mban” 30% të popullsisë shqiptare

Shqipëria është shteti i 11 në Europë (madje përpara Austrisë, Gjermanisë), por edhe të gjithë vendeve ballkanike, me përqindjen më të lartë të popullsisë së përqendruar në kryeqytet (metropol).

Në një hartë të përpiluar nga Jakubmarian, me të dhënat nacionale të çdo vendi në Europë, tregohet popullsia e zonës metropolitane të kryeqytetit të çdo vendi si përqindje e popullsisë së përgjithshme të vendit. Sa më i madh numri, aq më shumë vendi është i centralizuar rreth kryeqytetit të tij.

Sipas shifrave të 2016-s, në kryeqytetin shqiptar jeton 30% e popullsisë totale. Ndërsa në Ballkan, e ndjek Mali i Zi, me po të njëjtën shifër, Kosova me 28%, Maqedonia dhe Serbia me 24% dhe Bosnjë – Hercegovina me 11%.

Shteti më i ‘centralizuar” në Europë dukshëm është Malta, me 90% të popullsisë që jetojnë në kryeqytet; ndjekur nga Luksemburgu 76% dhe Islanda 65%. Vendet me më pak përqindje të popullsisë së tyre që jetojnë në kryeqytet janë Ukraina 7%, Zvicra dhe Gjermania 5%.

Zona metropolitane e një qyteti është vetë qyteti dhe zona që kryeson si qendra ekonomike e një vendi. Gjithashtu nganjëherë quhet edhe “rrip i udhëtarëve”, sepse zakonisht përkufizohet si zona përreth një qyteti ku është praktike për njerëzit që të udhëtojnë për të punuar në atë qytet. Zona metropolitane është një karakterizim më i mirë i shtrirjes së vërtetë të një qyteti, sesa popullsia e qytetit, sepse kufijtë e qytetit shpesh përcaktohen në mënyrë arbitrare.

Çuditërisht, Zvicra ka përqindjen më të ulët të “kapitalizimit” në Europë (në vetëm 5%). Arsyeja është se Berna, kryeqyteti i Zvicrës, nuk është as qyteti i saj më i madh, as qendra e tij ekonomike. Ky ‘titull’ shkon në Zyrih, zona metropolitane e së cilës përmban 15% të popullsisë zvicerane.

Ndërsa po t’i hedhim një sy të dhënave për të gjithë shtetet në botë, përqindja më e madhe ishte në Monako, Singapor, Vatikan, Hong Kong dhe Makao, të gjitha me 100%. Më e ulëta ishte në SHBA, me vetëm 0.21%./ Monitor/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8812,Camëri,115,Editorial,1928,Ekonomi,474,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1424,Iliridë,271,Kosovë,2539,Kulture,696,Luginë,58,Moti,2,Politik,1852,Reportazh,176,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,508,Video,548,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Po braktisen qytetet, Tirana “mban” 30% të popullsisë shqiptare
Po braktisen qytetet, Tirana “mban” 30% të popullsisë shqiptare
https://4.bp.blogspot.com/-eZbQTCtOXcg/W5f2qsrESEI/AAAAAAAAYQs/VmW-3Z0Lf2Y6iTk5lglZrXJEQt05Pr87QCLcBGAs/s640/popullsia-shqip-1024x486-1-905x395.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-eZbQTCtOXcg/W5f2qsrESEI/AAAAAAAAYQs/VmW-3Z0Lf2Y6iTk5lglZrXJEQt05Pr87QCLcBGAs/s72-c/popullsia-shqip-1024x486-1-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/po-braktisen-qytetet-tirana-mban-30-te.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/09/po-braktisen-qytetet-tirana-mban-30-te.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy